Kukësi, Gabi dhe Shqipëria

Nga Shpëtim Nazarko

Vërdallë dhe pa para në xhep,  në rrugët e Gjermanisë, aty nga mesi i vitit ‘91, këmbët, vetvetiu, si gjithë sivëllezërit refugjatë, më çojnë në supermarketet e mëdha alla Teg, Toptan, Citypark, etj.

Para nuk ke në xhep dhe të mbetet kurioziteti që mund të shprehet në një pyetje të vetme :

Si e sigurojnë riqarkullimin e mallrave (ndryshe-mosmbetjen stok), këto supermakete të mëdha, apo si arrijnë t’i shesin gjithë këto gjëra këtu?

Për një njeri që vjen nga tregu i centralizuar i një vendi ish-komunist, pyetja është me vlerë e jo një kuriozitet i thjeshtë. Aty nga viti i fundit i komunizmit qarkullonte një barcaletë. Një ish-shefi të madh komunist, që kishte marrë urdhër nga i pari i vendit të fillonte ndërrimin e pllakës se po shihej shkatërrimi i sistemit, iu desh të përballej me një pyetje sa komike aq edhe tragjike .

Sa të vështirë duhej ta kishte furnizimimin e Nju Jorkut shefi i tregtisë së atij qyteti?

Këtë barcaletë e tregojnë edhe sot në Shqipëri ithtarët apo teoricienët e tregut të lirë, po arsyetimi i tyre  mbetet këtu…  Kanë ca si turp të tregojnë efektet e këtij tregu të lirë këtu tek ne. Ky tregim i tyre nuk besoj të na mbushë me entuziazëm… mjaft të shohësh Shqipërinë nga cepi në cep apo nga fshati në fshat dhe të kuptosh si është ky lloj tregu për të cilin folën…

Po i kthehem përsëri vitit ’91, apo eksperiencës së refugjatit.

Pas nja një viti, kur tanimë isha në punë, kuptova këtë sekret të vogël… Shumica absolute e mallrave të konsumit, e këtu po përfshij rroba dhe ushqime, nuk i kalonte 50 apo 60 përqindëshin e rrogës ditore të gjermanit. Pra, nëse ai merrte 100 marka në ditë, mallrat që përmenda ishin të blershme brenda ditës.

U bë e qartë për mua me një mendje të varfër ekonomisti, se nga vinte jo vetëm ai ndërrim i shpeshtë i rrobave të tyre, por edhe ajo ndihma që vinte nga kisha apo mbushja e pafund e makinave me rroba apo mallra të tjerë që vinin në Shqipëri, jo vetëm atyre viteve, por edhe tani…

Kush e kuptoi këtë rregull të thjeshtë, që çmimi i mallrave të konsumit nuk duhej ta kalonte 50 apo 60 përqindëshin e ditës së punës së një gjermani apo shqiptari, se ndryshe çdo treg është i destinuar të falimentojë?

Për çudinë time të madhe, këtë rregull të thjeshtë e kuptuan jo ekonomistët e atyre viteve që çirreshin për ekonominë e lirë të tregut apo që tundnin dëftesat e marra andej-këndej deri në Harvard.

Plaku i madh Balzak me siguri do t’i kishte kushtuar një nga ato kryeveprat e tij përgjigjes së pyetjes…

I vetmi që e kuptoi këtë rregull të thjeshtë ishte GABI…

Vetë, që mbetem vetëm një ithtar deri në vdekje i plakut Balzak, i kushtova vetëm një artikull gjysmironik përgjigjes së pyetjes më sipër. Titulli i këtij artikulli ishte

Pse duhet vënë shefi i Gabit ministër Financash në Shqipëri?

Në pikëpamje praktike, natyrisht që artikulli e merrte notën pozitive pa ndonjë mundim të madh. Hidhini një sy tregut të Gabit dhe aty do të shihni të tëra kategoritë njerëzore që blejnë. Të varfër apo të mesëm, apo edhe zyrtarisht të quajtur të pasur, pleq e plaka, të rinj e të reja, zonjëza elegante etj., etj.

Shefi i Gabit e ka fituar këtë betejë me kohë, jo vetëm me ekonomistët e vendit tim, por dhe me vetë biznesmenët e tij të pasur.

E ka fituar edhe me qendrat e mëdha tregtare të Tiranës, ndërtimi i të cilave, që pa u përmendur emrat, besoj kanë shpenzuar për t’i bërë ato rrotull nja një miliard euro.

Mjafton të shikosh shumë prej dyqaneve të këtyre qendrave që konkurrojnë edhe me ato më luksozet në Evropë, ashtu që janë bosh, qëndrojnë të mbyllura, apo thjesht ndërrojnë destinacionin.

Natyrisht, shumë pak njerëz mund të blejnë mallra që kalojnë si çmim jo të ardhurat mesatare ditore, por të shumë ditëve pune.

Nëse supermaketet gjermane do të kryenin një eksperiment të tillë si ky yni, pra t’u shisnin gjermanëve mallra konsumi në çmimin që kalojnë disa herë të ardhurat ditore, ato do të falimentonin menjëherë. Doni një shembull të thjeshtë?

Kam parë vetë në kufirin e Gjermanisë me Luksemburgun një minidramë të tillë. Në Luxemburg nuk kishte taksa dhe sapo kaloje kufirin gjerman, të prisnin menjëherë dhjetë apo pesëmbëdhjetë pika karburanti dhe supermarkete… Polici gjerman nuk të kërkonte pasaportën në kufi, po kontrollonte me kujdes mos kishe marrë më shumë se dy steka cigaresh apo mos kishe fshehur naftë tepër diku në bagazh për ta rishitur në Gjermani…

Në dhjetë a pesëmbëdhjetë kilometra rrotull këtij kufiri mund të shihje pika karburanti gjermane të shkatërruara si te ne në vitin ‘97 apo të mbyllura plotësisht. Dhe nuk kishte ndodhur asnjë luftë…

Drama është kudo njëlloj nëse thyen rregullat e tregut. Kjo është e thjeshtë dhe nuk ka nevojë ta them unë që nuk kam asnjë përvojë ekonomisti,  po si t’ia bëjmë?

T’u marrim mend komunistëve të vjetër për të ribërë treg të centralizuar? Atë e pamë se ku na çoi e nuk na duhet më kurrë. T’u marrim mend atyre që projektuan terapinë e shock-ut?  Edhe ata i pamë dhe këtyre mua më mjafton t’u tregoj Gabin për të mos i marrë më kurrë në konsideratë.

Këto pyetje më kaplojnë shpesh kur pas sezonit të verës kaloj në autostradën e kombit për të shkuar në Kosovë. Qarkullojnë vetëm pak makina dhe shpesh shumë pak…

Natyrisht që, ai që e projektoi këtë rrugë duhej të kishte llogaritur hekurudhën në vend të dy korsive të tjera shtesë. Qymyret e Kosovës apo tregu bujqësor i tyre, apo thjesht plazhistët, mund të kishin trenin. Po dhe ne ndoshta na duhej hekurudha  për kosovarët, për të njëjtat arsye. Plaku i mençur Arbën Xhaferri rrotullohet përmbys ndoshta në varr duke folur ende për Komonuelthin ekonomik…

Po kjo është temë tjetër.  Mua më duhet të kaloj në Kukës, i cili është qyteti më i varfër i Shqipërisë. Thua ngaqë nuk e ka respektuar ekonominë e lirë të tregut apo nuk prodhon gjë? Po ky mendim më ikën më shpejt sesa më vjen. Edhe Fieri që sjell një shumë të madhe parash në buxhet është po aq i varfër sa dhe Kukësi.

Kukësi po ikën i gjithi… Vjet e parvjet e pamë më shumë këtë punë. Më rrotullohen të gjitha nëpër mend… Gjermania ku duhet të venë kuksianët, ashtu si unë në vitin ‘91. Po ajo është gjithnjë e më larg.

Ndërkaq, në treg ka mbetur Gabi që i shikon të gjithë me nënqeshjen e fitimtarit…

Më vjen t’i lutem kryeministrit… Kanë mbetur vetëm nja njëmijë familje nëpër fshatrat e Kukësit. Kreditojini të gjitha me nga dyqind qengja. Në krye të një viti merrjuani këta qengja të shndërruar në dele. Ja, ju kanë kthyer dhjetëfish interesin bankar me delet që ju kthyen. Pastaj faljuani përfundimisht fshatarëve qengjat e rinj…

Në krye të pesë vjetëve Kukësi ka blegtorinë e tij me miliona krerë. Ka baxhot e djathit të mrekullueshëm natyror dhe lëkurët që i bëjnë këpucët tona më të lira se ato të gjermanit.

Po në Kukës mund të hidhni dhe nja ca para për të mbushur me peshk atë liqen madhështor të krijuar nga hidrocentrali.

Jepuni shumë pak para fshatarëve për ta ripyllëzuar vendin dhe sigurojuni kontrata që do t’ua blejë vetë shteti lëndën drusore, siç bën suedezi apo austriaku.

Dhe po ta doni pak më shumë Kukësin, bëni dhe gara kombëtare a ndërkombëtare kanotazhi në atë liqen të mrekullueshëm dhe të tëra do venë mirë.

Kukësi i varfër i dikurshëm i dimëronte bagëtitë e veta në Lushnjën ku jam rritur. Sot mund t’ua çojë barin që duhet me makinë bashkëfshatari i tij,  të cilin tranzicioni e degdisi në fushat e  kënetës  së Tërbufit, ku dimëronte gjyshi bagëtitë…

Mund të shkruajmë shumë për këtë temë… Po thelbi është i thjeshtë. Nëse të vjetrit tanë punuan pafund në një treg të centralizuar dhe prapë nuk morën gjë në pleqërinë e tyre, të tjerët duhet të mendojnë ca më shumë për të mos rënë ende viktimë e demagogëve që bredhin poshtë e lart duke treguar tregun e lirë në dispenca të mjera…

Ndryshe do të na vështrojë duke nënqeshur Gabi, sado të marrim masa për ta përzënë në periferi… Ai do t’i mundë në të gjitha rastet qendrat tona të mëdha e të ndritshme, sido t’i zbukurojmë ato. Do t’i mundë, sado ta përzëmë nga rrugët apo rrugicat… në emër të qendrave të mëdha. Do t’i mundë, sepse vetëm ai zbaton rregullën e thjeshtë… Asnjë treg konsumi nuk mund të mbijetojë nëse çmimet e tij kalojnë 50 a 60 përqind të të ardhurave ditore…

Në momentet e dëshpërimit të madh më kujtohet një diskutim në një nga televizionet lindore ku flitej për Bullgarinë që po përjetonte nga vitet ‘90 të njëjtën eksperiencë si ne. Një poet që po dëgjonte pjesëmarrësit akademikë kroi mjekrën e tij të madhe dhe tha:

Bullgaria do të mbijetojë. Dhe e dini pse? Më më fund fshatari do t’i thotë të birit: Çohu të rrëmbejmë kazmën e të vemë të punojmë, se këta janë të gjithë të çmendur…(Konica.al)

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Kukësi, Gabi dhe Shqipëria”

  1. malokeria = qeneria says:

    Ke harruar nje gje ti Shpetim, qe ata ne Kukes nuk jane akoma njerez, por kafshes u hane mutin. Meqe paske qene ne Gjermani, eja prape tani dhe shikoje c’bejne kuksianet apo tropojanet apo hasjanet ketu dhe pastaj do te te duhet te ripertypesh cfare ke shkruar. Nese ai shtet ku une fatkeqesisht paguaj akoma taksa (sa te heq dore edhe nga pasaporta e dhjere por krenare shqiptare) do t’u jepte nga parate e mia 200 qingja atyre barbareve, te jesh i sigurte qe nuk do t’u merrte dot as kakerdhite mbrapsht se qingjat vete do i kishin shqyer me gjithe kocka. Shume justifikohen me terrenin e veshtire gjeografik apo kushtet ekstreme te motit. Po Korca? Eshte bregdet apo fushe? Pelcet vapa ne Korce apo Devoll? Dhe prape nuk krahasohen nga gjendja me barbarine e Kukesit dhe rrethinave sepse jane punetore dhe mbi te gjitha jane njerez qe integrohen dhe ushqehen kudo qe te jene. Nuk vijne ne Gjermani te marrin asistencen dhe te vjedhin shtepite apo te shesin droge si keta barbare qe permend ti qe edhe ato 5 vlera qe u krijoi komunizmi i shkaterruan dhe i shkretuan. Nese ka nje gje qe duhet mallkuar Enver Hoxha eshte qe krijoi mitin e beses apo trimerise se atyre bytheshkerdhyerve dhe qe u dogji rinine intelektualeve qytetare te Shqiperise duke i derguar forcerisht ne Veri per te bere njerez kafshet. Rrnofte Azemi, Hajdari i Demokracise dhe Ahmet Zogu i kurves.

    1. DARDANIA says:

      Avash mor bir, merre me qetesi. Ju beri me shkolle kopili bimbashit por prape nuk arriti tua heqe friken. Kuksianet kane “zene” Londren e nuk u rruhet trapi. Sa per trimeri e keni provuar. Jua lerojme listen e dasmes.

  2. Valter says:

    [Ashtu si puna e shndroi majmunin ne njeri ,nga pikpamja fizike,
    nje ekonomi e perqendruar dhe e planifikuar do ta shnderoje ate nga pikpamja e ndergjegjes] ENGELS.
    Fatkeqesisht ne jemi akoma ne fazen e pare.

  3. tymi says:

    e lashe leximin aty ku shkruante qe Fieri eshte njesoj i varfer sa Kukesi.

    shko futi edhe nje rruge tjeter andej nga gjermania te kthjellohesh plako.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Miratoj plotesisht rekomandimin tuaj,per ndihmen e fshataresise prej shtetit me donacione te rikthyeshme,(mbase e shpreh gabim domethenien e mendimit),qe propozoni me delet.Pervoje kemi ne kete drejtim.Me kujtohen lopet laramane te ofruar prej Frances ne vitet e para te palodemokracise tone,te cilat veteshlyeshin me dorezimin e myshqerave prej fshatareve perfitues.Keshtu mund te ndihmohet me mire se me pare,sepse paret,nje zot e di se sa shkojne per fshatarin dhe sa shkojne ne xhepate zyrtarit.Donacion munjd te jepet nga grantet qe merr shteti dhe me to te ngrihen fabrika te vogla ne bashkesi fshatrash per perpunim e produkteve bujqesore te fruta perimeve,per tregun vendas dhe per eksport e prej tregetimit te tyre shteti te rimarre donacionin e tij e me vone te siguroje te ardhura per fabrika perpunimi te reja ne te gjithe zonat e Shqiperise.Atje ku ka donacione blektorale mund te ngrihen dhe fabrika te vogla perpunimi qumeshti,prodhimet e te cilave kam bindjen e plote se do te perthithen prej eksportit sepse jane kryesisht bio…
    Po perse nuk veprohet keshtu mund te pyese dikush?Nuk veprohet se “ndihma” apo “donacioni” quajeni si te doni ne mall,nuk siguron te “ardhura”,nenkupto vjedhje prej zyrtareve te te gjitha niveleve.Ja kaq e thjeshte eshte qe llafollogjia se do ndihmojme me 100 milion fermeret apo me me pak a me shume per kete apo ate kulture bujqesore jane genjeshtra,jane mashtrime e kurre zgjidhje…Ne France dikur,nuk e di sot,shteti bente donacione ne lek ne se fermeri fuste ne fermen e tij race me prodhimtari te larte qumeshti apo mishi,duke i kompensuar diferencen ne cmimin e blerjes per krere…Po te vrasin mendjen per pune dhe jo per propagande partijake ne Shqiperi ka zgjidhje te medha per shtimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale dhe sidomos per rritjen e vleres te tyre nepermjet perpunimit dhe eksportimit…
    Une,po te isha nje bankier,do te investoja ne kete drejtim,sidomos ne kushtet e sotme te interesave te ulta.Vetem fitimin po te investoja,do te siguroja shumefishin e tij.I vetmi kujdes duhet treguar ne garancine e dhenies te ndihmes,garanci jo me fjale e militantesh partijake,por me objekte te sigurta,me kontrata ligjore dhe te kopsituar mire,pa shkuar si deri sot ne shtimin e kredive te paktheshme…Ketu duhet dhe nje rregullim i forte ligjor per kete marredhenie te re ekonomike….

  5. NAIMI says:

    Te lumte Shpetim. Thjesht dhe teper qrte. Po kujt i flet? Po te merren me pune njerzit kush do te brockullise nga mengjesi ne mbremje per politiken . Dhe e di kush e ben kete pune , te gjithe ata qe duhej te ishin neper fusha duke punuar, duke shumuar blegtorine, duke shumuar bletarine, duke ritur industrine agroperpunuese etje etj. I dashur Shpetim ,edhe une e perjetoj me dhimbje kete realitet mbytes dhe pa shprese. Te gjithe te rinjte sot kerkojne te marrin diplomen e shkolles se larte edhe pse nuk dine te shkruajne e te lexojne. Te gjithe duan te behen drejtore edhe pse nuk kane mbaruar kater klase shkolle. Nje cmenduri e vertete. Shikoni si mbushen kafenete gjithe diten me te rinj te cilet nuk rrembejne kazmen per te punuar token ,por rine duke pire nje kafe per ore te tera. Edhe ato leke ia marrin nenes apo babait pensionist. Ja kjo eshte logjika ekonimike e ketij brezi.Po kush e vrau ndienjen e punes ?! POLITIKA, se kjo poilitike u tha njerezve meruni me te se eshte biznes fitimprures. Dhe me te vertete ia kane dale mbane te gjithe ata qe u morren me politike se u bene me vila e para te madhe neper bankat e fshahura. Kjo epidemi i ka kapur te gjithe sa e dhe sot perpiqen qe nje muaj te jene me nje parti, nje muaj tjeter me nje parti tjeter e keshtu me rradhe mesojne filozofine e mashtrimit. Nuk e shikon si kapardiset Meta ,si nje njeri qe iu dogj xhani per te rinjte e u thote ejani me ne se do tu hap vende pune ,do tu bej drejtore. Aq e vertete eshte kjo sa po te shikosh neper administrata nje pjese dermuase jane perfaqesuesit e LSI dhe pavarsisht dine te lexojne apo jo. Te gjithe i shikojme perdite te mos luajme rolin e te paditurit. Une per veten time kam pare e shoh se si nje njeri qe nuk di te beje veprimet matematikore mbledhje e zbritje dhe eshte vene drejtor me mendimin se ka perfunduar ekonomikun..Po ka edhe me keq qe nje njeri qe nuk di te beje asgje me shume se c bente nje analfabet sot derjton sektorin e mbrojtjes se mjedisit. etj..etj. i dashuri Shpetim. Po puna eshte se si duhet te dalim nga kjo situate. A e dini ju se te gjithe ata qe kane lene pronat ne fshat kane zene vendet e puneve ne qytet ? Dhe qytetaret e shkrete ngrejne syte nga qielli.Po ku e gjeten mbeshtetejen keta njeres ,tek politikanet se nuk u intereson asgje para marjes se kartes te deputetit. Po me e cuditshmja eshte dhe ky fakt. Ka plot njerez qe e kane mbeshtetur jeten mbi nje biznes cfardoqofte ai,mirepo tani ata thone pse nuk na takon ne dhe nje vend ne shtet ? EEEEEHHH Puna eshte se thika e ka dermuar kocken dhe tani nuk merret vesh se i do te behet. Te pershendes.

  6. loku says:

    analize sh medikoker dhe komplet jashte realitetit…
    1. rruga e kombit i ka sjell shume te ardhura Shqiperise, shume me teper sesa 200 apo edhe 200 mije krere qengja qe thote ky “analisti” i permasave globale
    Vetem gjate sezonit te Veres, hyjne pothuajse cdo dite, deri ne 20 000 mije Shqiptare te Kosoves…vetem plazhi i Velipojes krijon te ardhura deri ne 30 milion Euro ne sezon sepse e frejuentojne 100 mije Kosovare/sezon.. po keshtu duke vazhduar me Shengjinin, Durresin, Vloren deri ne Ksamil…
    nuk e di kur ka shkelur per here te fundit ne rrugern e kombit “analisto-opinionisto-ekonomisti” por une qe e frekuntoj shpesh, gati cdo jave mendoj se duhet te kete me shume korsi dhe mundesisht te hiqet edhe dogana qe te levizet me lirshem dhe pa trafik..

    persa i perket komentuesit qe ofendon Kukesianet po i them se mgjth me te vertete ( jo per shkak te tyre por per shkak te qeverisjeve sidomos asaj 50-vjecare) ka edhe te varfer por nuk kam degjuar te kene mbjell tokat me kanabis si Devolli, te kene plackitur si nga ana e South-it te Shiperise, te kene vrare apo prere…
    ne kushtet e konkurences se lire dhe te lirise tregut, po tregojne veten se jane shume te afte, jo vetem te punojne ndershmerisht por edhe te krijojne modele te sukseshme…do shembuj… top-channel, sigal…etj etj… ekipi i tyre sot kryeson kampionatin Shqiptar… pra, ata qe jetone ne Tirane apo emigracion kane ndertuar standartin e jeteses me cilesi sh te larte, ndaj ju nuk i duroni sespse ndjeheni inferior edhe i sulmoni padrejtesisht … nuk jam nga Kukesi por po them 1 te vertete… edhe e fundit.. Kukesin e shkaterruan per te ndricuar edhe ty edhe akoma nuk kane marre asbji shperblim qofte moral…

    1. Albann says:

      Gjeagjeze:
      Sot: Prodhimi total per 1 ekonomi shtepiake100 kg
      Cmimi i shitjes me pakice 100$
      Cmim grumbullimi nga firmat oligopol50$
      Te ardhurat bruto ekonomi shtepiake / fremer 5000$
      PERFITIMI NETO ekonomi shtepiake=3000
      Kostot:2000$
      SHTETI INVESTON Prodhimi
      Neser
      Prodhimi 150 kg
      Shitje pakice 95 $/kg
      Cmim grumbullimi ,blerje 40$ /kg
      Te ardhura bruto per ekonomi shtepiake 6000$
      Kostot:2700
      Fitimi neto 3300 ose diku te 10%
      Pyetje:Ka fermer shtyse te mjaftueshme te rrite prodhimin 50% e te rrite te ardhurat personale 10%?
      Per me teper do blihet 50% shtese ne prodhim nga grumbulluesi?apo do kalbet nderkohe qe kostot ne total jane rritur dhe cojne ne 5000-2700 =2300 ose 22% renie te ardhurash.
      A do rezikoje fermeri 10% rritje kundrejt 22 % renie te ardhurash neto?
      Nuk duket si investim i zgjuar per sa kohe qe s ka kontroll mbi cmimet e shitjes me shumice e pakice.

  7. e kam gjithmon me “margjinalizimin” e ekonomise se centralizuar . deshtoi thane thone e po thone . po thoni nje here te vetme . po bllokadat e egra, me te vertet te egra si; te luftes se ftohte, ndaj bllokut komunist, ose shqiperise, qe kur dualem nga traktati i varshaves, nuk demtuan gje ? shikoni bllokadat e sotme, sidomos ndaj korese se veriut . pse s’thuhet qe ekonomite e vendeve socialiste, i demtoi sulmi i eger i kapitalit perendimor, me ane te bllokadave, duke mos koperuar me to? nderkohe, qe ne teorine komuniste, sipas leninit, lejohej dhe pranohej bashkepunimi ekonomik, ne te gjitha fushat, duke respektuar mosulmin dhe mos nderhyrjen ne punet e brendeshme, te njeri tjetriit ? sot tek ne, apo dhe ne bote, nuk thuhen ato qe s’jan thene. thuhen vetem ato qe dihen, jane bere dhalle, a boze, aq sa te neveritin . por ne fakt, qe te jete fjala e se vertetes e plote, duhet shprehur ne ate kenveshtrim, qe mbetet jashte klisheve . ekonomine socialiste, e mbyti sulmi i eger i kapitalit perendimmor . se sa i eger ka qene dhe eshte peveç sa thame me siper, ec e hidh syte kudo dhe shih dhe ne formen me te thjeshte, ne jeten tone te perditeshme, per mbi jetese, sipas formes kapitaliste, se si merren terrenet puplike per t’u pasuruar disa te pa ngopur . dhe rruget e trotuaret jane bere prone private . e neveritshme dhe e padurushm mungesa e nderhyrjes pushtetit per t’i frenuar . u vendose njehere e mire, qe ne 90 -ten, kok a pil ; ,kapitaizmi progresiv, socializmi i deshtuar . dhe jemi ne kte situate sot .jo vetem ne shqiperi, por gjithandej .disa s’kan ku t’i çojne paret, shumica shkon ne koshat eplehrave .

  8. goni says:

    Zoteri Nazarko,me vjen keq te them por Ju shumica ,pra jo Vetem Ju jetoni me thashetheme.Ju i beni rreklame Gjermanise,dhe gezoheni per falimentimin e Shum bisneseve,duke aluduar,se aty ka Ligj e jo Maliq(eshte fjala,per mafin).Une mund te bej thashetheme,dhe keshtu shume Komentues te Tjere,qe nuk eshte mire,e perseris nuk eshte mire,dhe deshira eshte qe te mos botohen thashethemet e papergjegjshme perfshire edhe mua,por Gazetat i botojne ato thashetheme qe u intereson dhe jo ato qe nuk u intereson! Por Ju Gazetaret,qe shkruani,paguheni,dhe keni nenshkruar besoj qe te mos spekulloni ne Shtyp.(Ndoshta e kam gabim)Ku e dini Ju se si eshte gjendja ne Kukes,dhe si mund te ndihmoni Fshataret atje,e dyta kujt i intereson,nje Zone rurale,duke harruar se Kukesi,ka mundesi te tjera (pasuria e madhe e mineraleve,si bakrri,kromi,flitet se ka edhe Minerale te tjera te qmueshme).Tash te ndalemi tek tregu i lire,dhe ju aludoni,se Gjermania,sido qe te shpenzosh,Shtetasve u ngelet 50 perqind e rruges neto(kjo sipas jush)Pra Ju e dini jo vetem se qduhet bere ne Kukes(e dyta Qeveria,ndoshta nuk mund te ndihmoje,por te paktan mos te pengoje Fshataret te mbijetojne,pra te ule taksat,dhe kurrsesi te mos i detyroje te leshojne Tokat,kur e bejne vete,leshimin e tokave eshte tjeter muhabet),por Ju e dini se si shkojne punet ne Gjermani.Ke bere raki ne shtepi zotrate,ne Gjermani eshte e ndaluar,shko shiko Fshatrat e Gjermanise,eshte rrealizuar teoria Kineze,ta bejme Fshatin si Qyteti!Pra Ju i beni rreklame Gjermanise,po si ka mundesi qe Gjermania sipas Jush te jetoje ne bollek,pra ju lutem ma shpjegoni kete pune,Zonat rurale Fshatare ne Gjermani jane te braktisura,dhe ne qofte se shef Fshatare ne kta zona sepse edhe ka,po luftojne per mbijetese!Ju jeni Njeri i Medias,perderisa shkruani,artikuj,ne gazete,me thoni,a nuk eshte e vertete ajo qe thoni Ju,se nga Lindja erdhi dija ne Europen Barbare,dhe kjo nuk eshte rrene,mirepo,shtrohet pyetja,pse kta Njerez te ditur te Lindjes,nuk e zhvilluan Vendin e Tyre,pra Lindjen,me ndertime,sikur ne kohen e Vjeter,edhe ne kohen e re.Pra pse te shkohet per se mbrapshmi,sepse kur i pyet Femijet,se qdeshirojne,shume thone kur te rritem dua kete edhe ate,si dhe dua,te jem i pasur,pra kur Dijetaret e lindjes erdhen ne Europe,do te ishte mire te ishin kthyer prapa,me gjith dijenine e Tyre,dhe te ndertonin Grataqelat,si dhe Bombat Atomike ne Vendin e Tyre dhe jo ne Europe.Pse e them kete,sepse gjerat levizen por levizen per se mbrapshti,sot Europa,nuk ka Jete te Natyrshme,qdo gje eshte nene vezhgimin e Kamerave,dhe Europianet vazhdojne te krenohen,por jo vetem Europianet,por ky trend ka kapluar Boten,dhe te ardhurit ne Gjermani i gezohen ktij trendi!Po ti kishin bere keto Ndertime,ne Vendin e Tyre sot Fshati Europian,do te shihej qe aty jeta gjalleron,dhe nuk do te diskutohej se sa Femij do te bejme,dhe a mund ti mbajme.Keto diskutime,ti benin ne Vendin e Tyre,sepse die e Tyre eshte,dhe Europianet,do te jetonin jeten e Tyre,dhe pa diskutim qe do te kishte nje tjeter zhvillim ndryshe nga ky i sotmi.Pra nuk mund te mos rri pa then,pse nuk shkruani per kto pune,por mirreni me thashetheme,duke jau lene sensibilizimin,Komentuesve,qe nuk kane edhe aq mundesi,sa qe keni Ju.Sot punet kann levizur,dhe rrota e historise po ashtu ka levizur,por keto qe po shkruaj sot,nuk i kam lexuar kerkund,dhe ne mos kjofshin te verteta,kerkoj arrestimn dhe Gjykimin nga nje Gjykate e PavaruBoterore!Dhe shtoj se edhe une nuk mjund ti iki integrimit ne Europe!

  9. Tigri says:

    Ju lumte.Respekte e mirenjohje.

  10. Tigri says:

    Ju lumte.Respekte e mirenjohje.

  11. Ilo says:

    Shpetim je edhe ekonomist i kohes me ato qe shkruan komplimente perseri!

  12. Bogonica says:

    Shpetim i dashur ! Le te te jape rasti nje shume te madhe parash.Ta zeme 10 miljon dollare,dhe sikur te te shkoje mendja te merresh me tregeti p.sh. te futesh ne tregun e grurit ne Shqiperi.Le ta zeme se e gjete dhe tregun e blerjes jashte si gjithe te tjeret,.Le ta zeme se ke ne Shqiperi te ngritur qe me pare infrastrukturen e nevojshme per magazinimin e tij.Ti ben llogarite e tua mbi bazen e cmimeve te shitjes ne tregun e brendshem,dhe je burre i ndershem e kerkon te fitosh pak,le ta zeme 10 %,guxon dhe ul cmimet ne treg.Te siguroj qe se pari nuk do te lejojne te futesh ne port me anijen tende,por ne qofte se do ta cash administraten dhe u cdoganove e do fillosh te punosh per te ulur cmimin ne treg simbas “konkurences se lire” per te ndihmuar me te dobtit qe te sigurojne buken,pas nje muaji koka jote do jete ne Lunjen e Karbiunares .Ne Shqiperi ka vetem monopole nuk ka treg te lire,eshte treg i kriminalizuar.Cdo mall qe vjen ne shqiperi eshte monopol i dikujt lart,apo i lidhur me dike lart.Se perse u be keshtu dhe si do te dilet nga kjo gjendje,mendja ime nuk e kap dot.Si thua a nuk eshte keshtu?

  13. Fjori says:

    Sa inat dhe urrejtje kane shqiptaret per njeri tjetrin aman ore…. jemi shqipetar mbi te gjitha crendesi ka je nga kukesi apo nga ndonje qytet tjeter

  14. astrit gora says:

    mos e meso beun e kolonjes edhe pse kane qene pa brek ne buthe e njeh mire ekonomine aq pasuri ka patur sa per nje thjerime miser e kane ndjekur gallofin deri ne qafen e qarrit nga keta tipa ska vojtur vetem kolonja por gjithe shqiperia 70 perqin e gazetareve kane qen dhe jane nga kolonja me thoma gellshin nazarkot rakipet prodanet te gjithe kane gazeta dhe i spsorizon sigurimi i shtetit ne kolonje ne 4 veta 3 jane spiune keta jane turpi i kolonjes por harbuteria si gjithmone kane fat jam i bindur qe sdo e monitorosh komentin por spiuni me aktiv beu pa breke ne bythe do e lexoje

  15. kleptofagos says:

    Pavaresisht qe konstatimet e autorit, ndoshta nuk jane 100% te verteta, ideja eshte qe ne vendin tone ka resurse te medha ekonomike dhe njerezore, te cilat nuk studiohen dhe shfrytezohen nga elitat politike ne favor te publikut.
    Aresyet jane te ditura dhe te thjeshta per tu kuptuar:
    1. Keto elita nuk mendojne per popullin dhe per Shqiperine, por vetem per xhepin e tyre.
    2. Elitat udhehiqen nga njerez megallomane dhe te paafte, qe duke patur si qellim te vetem jetegjatesine e pushtetit te tyre, emerojne ne postet kyce te shtetit militantet dhe besniket e tyre qe zakonisht, sikurse shefat e tyre jane edhe ata, njerezit me te paafte, me pak profesioniste, pa eksperience pune dhe mbi te gjitha pa identitet personal.

  16. zegali says:

    Ministrat e finacave ne shqiperi kane prodhuar situata ekonomike varferimi per popullin dhe katrahure per ta vjedhur kollaj kete popull dhe te mos japin llogari keta vetem antishqiptari ka prodhuar .Po pse merrnin borxhe bankes boterore a ku i merrnin dhe ua kthenin medemek me perqindje te larte atyre dhe ata pasuroheshin e populli varferohej , kur munde ta merrnin borxhin ne popull dhe po me ate perqindje tja shlyenin po popullit ,tani varferohej populli ,apo pasurohej etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *