Plas të Kombëtarja, Xhaka revoltohet me De Biazin. Ikën edhe Abrashi

Tensionohet situata në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit. Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi, dy të përjashtuarit e mëdhenj të Kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Italisë, nuk do të jenë pjesë e përfaqësueses për ndeshjen kundër Bosnjë Hercegovinës.

Futbollistët në fjalë nuk kanë udhëtuar sot me ekipin Kombëtar dhe sipas burimeve të “Panorama Sport”, situata më problematike duket ajo e Xhakës. Futbollisti është revoltuar me injorimin nga trajneri De Biazi për përballjen me Italinë dhe ka vendosur të largohet nga grumbullimi i kuqezinjve e të mos udhëtojë me ta drejt Tiranës

Nga ana tjetër, Amir Abrashi vuan një inflamacion të ligamenteve dhe është vendosur që të mos rrezikohet situata e tij në miqësoren me Bosnjë Hercegovinën. Ndaj ai është lënë i lirë të kthehet për riaftësimin në klub.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Plas të Kombëtarja, Xhaka revoltohet me De Biazin. Ikën edhe Abrashi”

  1. ec aty says:

    Le te iki. Lojtar koti ishte, treçerekun e pasimeve e jepte gabim. s’kishte te dhena fizike dhe gjithmone e shihje me zemer te ngrire se mos merrte te kuq, se ishte edhe karakter i poshter;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *