Sali, na i thua dot çfarë të tha ambadadori Lu?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po ndodh realish sot në Shqipëri? Komedia Berisha: kjo dallohet qartë.

l.Në fakt kjo e gjitha është një çthurrje mendore që vjen nga frika. Në fund të fundit, çdo njeri që kërkon të jetë i lirë, nuk duhet të shkelë ligjin. Absolutizmi në kohët moderne është përkohësi. Pse, Saliu, nuk e dinte këtë?

ll.Dhe ja komedia:

Berrisha nuk pranon të hyjë në zgjedhjet e qershorit, sepse pretendon që qeveria aktuale ka shumë para droge, dhe do të blejë zgjedhjet.

Ndërkohë amerikanet dhe perëndimorët qeshin me të, sepse sherbimet iu kanë thënë që familja Berisha ka mbi 300 milionë Euro të fituar nga korrupsioni; kurse pese të tjerë, deputetë të PD-së dhe ish ministra të saj, po sipas burimeve perëndimore, kanë mbi 500 milionë Euro. Mbi 100 milionë këta i kanë humbur nga falimentimi i bankave të Qipros.

Prokurorinë gjithashtu e kanë të vetën.

Dhe pyetja është kjo: me gjithë këto para dhe me prokurorinë e tyre; pse nuk na blejnë dhe këta vota; kur vota na qënka treg në Shqipëri?

Është bllof… dhe komedi njëherësh.

Kjo komedi kaq banale ndodh sepse Sali ziu dhe i gjithë tabori i tij e ka frikën te vetingut. Ai kërkon ta bllokojë atë, dhe as që e ka mendjen fare te zgjedhjet.

Po, mirë: nuk e di Saliu që vetingu dhe Reforma në Drejtësi është kërkesë e pakthyeshme e interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor?

A nuk e di Berisha që ai nuk ka forcë për të përballuar forcën e politikës amerikane?

Nuk e di Saliu që amerika ka shpenzuar para për Reformën shqiptare; dhe e ka atë domosdoshmëri politike për Ballkanin Perëndimor?

A do t’i rrezistojë dot Saliu forcës amerikane?

Të gjitha këto kanë vetëm një përgjigje: Saliu i di të gjitha dhe e njeh mirë forcën e politikës amerikane, prandaj do hyjë vetë e të votojë në Parlament, i kërrusur, dhe me shkop; sikundër që hyri në korrikun që kaloi.

Dhe ja ajo që e vërteron këtë:

Ka edhe një pyetje therrëse që vjen pas takimit që Saliu bëri para disa ditësh me ambasadorin amerikan, sepse na tregoi vetëm çfarë ky i kishte thënë ambasadorit.

Pyetja është kjo: po ambasadori, që në fakt i kishte kërkuar takim dhe i shkoi në zyrë, nuk i ka thënë azgjë Saliut? Pse ambasadori amerikan nuk di të flasë? Ai di dhe shqip.

lll.Sali, na i thua dot çfarë të tha ambadadori Lu?

Fakti që Saliu nuk flet, ai i ka thënë fjalën e fundit.

Kjo është gjendja aktuale.

Stop! Sali… më mirë shpenzo kohë për të gjetur një avokat të nivelit të lartë, sepse, as vetingun dhe as Reformën në Drejtësi nuk e bllokon dot. Dhe mos dërgo në Amerikë kalamaj që të bëjnë më shumë dëm sesa të japin ndihmë me budallallëqet e tyre.

Edhe diçka: milionat që ia more shqiptarëve me abuzim kundrejt ligjit, mbrohen me ushtri, kurse ti kërkon t’i mbrosh me banorët e një çadre ku hahet pica e pihet coca cola.

Aty ishe, pse nuk e bëre ushtrinë me milionat e tua dhe ato të taborit tënd?

Por, megjithatë, nuk do të të ndodhë ndonjë gjë e madhe: ligji, pas Reformës, do të të marrë milionat e shumta. Ti Sali ua more ato shqiptarëve duke shkelur ligjin, ligji do t’ua kthejë shqiptarëve sërish milionat e tua dhe të taborit tënd në zbatim të tij.

Ky ekuacion është shumë i thjeshtë. Dhe ndërkohë është zgjidhur…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Sali, na i thua dot çfarë të tha ambadadori Lu?”

  1. taklleqe says:

    E hape kafene Taku? Po vone sot…

  2. DETARI Atlantidhes @ says:

    oooeeeeeeeppppppppppppppppppppppppppp………………………………..

  3. Z.Ngjela ato qe shkruan se ata kane aq shume para neper banka eshte me se e vertete vetem me naften qe saliu i shiste serbise kur Amerika I beri embargo kane fituar aq shuma marramendese te cilat i kane hellur ne investime vetem nje mik i PJETER ARBNORIT erdhi ne AMERIKE me rreth 500 mije dollar para shume vitesh dhe bleu shume ndertesa qe i jep me qera. Mendoni se sa ish ministra te pd apo zyrtare te kesaj partie kane neper banka apo te investuara dollare ose euro.

  4. Lennard says:

    Gjithmone i kendshem dhe i mirepritur.Me zi po e presim oren kur Vetingu te bjere ne kokat e Maskarenjve qe kane livadhisur sic ua ka dashe marrezia e tyre

  5. Luli says:

    BRILANT!🇺🇸🇦🇱🇪🇺🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸

  6. Sanua says:

    KY TAKU, JA HEQ TRURIN FARE SALIUT.!
    AVOKATTTTTT !!!!!!!!!
    I DEL DHE NË ËNDËR SALËS.!
    BOLL MA,!! SE GJYNAHHHH!!😜

  7. albaniafirst says:

    Spartak Ngjela, ja fut kot. Amerika s’e ka mendjen me tek Ballkani dhe ca me pak tek vendi yne.

  8. ZYBER says:

    EC AVOKAT……….SI GJITHNJE I PAPARE….

  9. sokol says:

    Bukur, z. Ngjela, fillove rubriken. Dhe, menjehere, te pershendet Lennard, njeri prej atyre qe paguhet nga Edi Rama perpperpunimin e opinionit publik.
    Po mire, Saliu nuk na e thote! Na e thuaj ti, qe takohesh me Ameriken cdo dite.
    Ti je nje birbo, qe nuk te do kush, pervec atyre qe te paguajne qe te hedhesh ne tregun mediatik shkrime vetem kunder PD. Edhe kur PS te hedh tutje, ti po ne nje avaz i bie.

  10. agimi nga Maqedonia says:

    Ta them une z. Avokat i nderuar. Ambasadori i tha : “Sali mos ha mut se keto pune i di vetem europa dhe Amerika. Shko e sherbeu serbeve”.
    Saliu eshte vetem nje kriminel dhe ky njeri duhet zhdukur me rrenje dhe do ja leme zotit ta shikoje se cfar ka per ti bere brez pas brezi. Brezet e tija te ardhme do ti paguajne gjynahet e tij. Saliu eshte ne gjak me Shqiperine.

  11. Miklovani says:

    Reforme e paguar nga amerikanet dhe qe pritet ta zbatojne njerzit e rusise ! La fiesta del chivo goes on …

  12. shqiptar says:

    Po te lexosh marrezite e Spartakut te Kico Ngjeles, thua ky paskej qene dora e djathte e gjithe presidenteve te SHBA e ditka qe te gjithe ata nuk i zekerka gjumi vec te fusin ne burg Saliun. Nje gje eshte e sigurte dhe e faktuar. Qe nga Bushi segnor , Klintoni, Bushi i ri e deri tek Obama, ja kane shternguar doren publikisht e jam i sigurte me 100% qe asnjeri prej tyre nuk di qe ekzistokerka ne Shqiperi nje i vetequajtur avokat me emrin Spartak Ngjela qe ndonje media serioze e therret vetem per gallate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *