VIDEO/ Rama e nis ditën me pensionistët: Edhe peshqit te Liqeni e dinë që PD s’e do Vettingun. I moshuari: Saliun e kam pas shok në organizatën e Partisë së Punës

25 Mars 2017, 10:42Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së shtunës me pensionistët.

Ai ka pirë një kafe me ta, nën praninë edhe të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë kafes me të moshuarit, Rama ka komentuar edhe aktualitetin politik.

“Edhe peshqit e liqenit artificial e kanë kuptuar se PD reformën në drejtësi e kanë pasur alergji që në fillim.

E vërteta është se pa mbështetjen amerikane nuk do kalonte kjo reformë.

Se të presësh ata (PD), asgjë nuk kishte për t’u bërë.

Ata nuk e kanë dashur, u detyruam në korrik të insistonim, tani jemi te pjesa më e vështirë.

Do ndajmë gjykatësit, ata që kanë apartamente nga 10 copë dhe nuk dinë sa kanë dhe atyre që janë të pastër”, tha Rama.

Gjatë bisedës nuk kanë munguar as batutat, teksa Rama i quajti pensionistët, “profesorë”.

Një mjek në pension i ulet pranë Ramës dhe nis bisedën për të shkruarën.

“Mos fol- i thotë Rama, se mjek ti, mjek ai, do thotë e ka nga xhelozia profesionale”.

“Unë e njoh, kam qenë edhe në organizatën bazë, njoh edhe Sabit Brokaj” ,i thotë pensionisti.

Rama ia kthen  me humor “Po na e latë peshqesh ju Saliun, faji juaj”.

Ndërkohë një komentues i shkruan Ramës në FB dhe i thote se i ka bërë me hije Saliu.

Komentuesi: Po mereni dhe Saliun aty.nuk eshte ne besen e Shqiptarit te flitet per dike qe seshte prezent! U ka bere Sala me hije.

Rama: Hahahaha po a e degjove a s’e degjove qe ishte shok i organizates se partise se Saliut (PPSH) ai doktori qe e hapi biseden, se vallahi as nuk me shkon mendja tek Saliu per dite pune jo me per dite te shtune

3 komente në “VIDEO/ Rama e nis ditën me pensionistët: Edhe peshqit te Liqeni e dinë që PD s’e do Vettingun. I moshuari: Saliun e kam pas shok në organizatën e Partisë së Punës”

  1. PS PD LSI Banda politike says:

    Gju me gju me popullin kur nuk jam ne Facebook. A ta dekoroj edhe Adriatik Llallen.Po Armondo Duken ta bej Minister te Sporteve.
    E kam ne terzi pas skandalit te plisave shpellare dhe ilirianeve turq ne Itali.Jam krenar me kan Shqyptar.

  2. Albani says:

    Ne e dime o Ram qe ata nuk e duan,por po dyshojme tek ty tani,e do apo jo dhe ti sepse mundet ta kalosh dhe implementosh reformen dhe me shumice te thjeshte.
    Ne qofte se nuk kalon dhe zbatohet rendohesh ti Rama dhe pastaj do te te urojme ta gezosh dopje gjashten.
    Po pritem per votat e PD-se kurre nuk do te kete veting,mbase te leverdis dhe ty e sorollopit tend.

  3. perkthyesi says:

    Zoti Rama! Kam respekt per ju, por ne takimin me pensionistet duhej tu kishit shpjeguar, ndoshta dhe premtuar per rritje dinjitoze pensionesh ne te ardhmen, pasi keto rritje, sinqerisht jo vetem qe jane qesharake, por dhe denigruese ne kulm! Mos harro asnjehere , se ai brez, derdhi djerse dhe gjak, por paga e tyre ka qene me se qesharake! Ju faleminderit, ne se e keni lexuar komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje