Zgjedhjet vendore në Kavajë: Alternativa e parë e PS-së, një grua

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste pritet të kandidojë një grua për kryetare të bashkisë së Kavajës.

Televizioni Klan ka mësuar se këtë fundjave do te zyrtarizohet kandidatja që  do te zëvendësojë Elvis Roshin, ne karrigen e kryebashkiakut. Ajo mësohet se është drejtuese e një kompanie publike në qytetin e Kavajës.

Të njëjtat burime thotë se kandidatja potenciale është bashkëshortja e një përfaqësuesi të lartë të partisë socialiste të Kavajës, ndërsa lista e emrave të përfolur si kandidate të mundshëm ka qenë e gjatë. Në kampin tjetër vëmendja mbetet të protesta.

Demokratët kanë deklaruar se vendimi për të mos u futur në zgjedhje pa u plotësuar kushti i tyre për qeveri teknike, vlen dhe për garën e 7 majit për bashkinë e Kavajës.

Por kryeministri deklaroi se zgjedhje në Kavajës do të ketë edhe pse shprehur keqardhjen për vendimin e opozitës. Kavaja duket se do të jetë prova nëse zgjedhje pa opozitën janë të mundshëm dhe të besueshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *