A po maskon çadra, pafuqinë e Bashës për fushatën?

26 Mars 2017, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Edhe pse po përpiqet të provokojë një krizë me zgjedhjet, Lulzim Basha po bën kujdes të duket si triumfator i sigurtë për 18 Qershorin. Ai thotë se zgjedhjet do të bëhen dhe se Edi Rama do të nënshtrohet.

Por ajo që duket në terren, është krejt ndryshe. Dy partitë e mëdha, PS dhe LSI, kanë kohë që kanë nisur fushatën. Partia Socialiste thuajse i ka caktuar deputetët fitues në lista dhe pret vetëm të plotësojë listën formale. Ata janë shpërndarë në qarqe dhe kanë nisur punën.

LSI po ashtu. Monika Kryemadhi është përditë në Elbasan, Vangjel Tavo përditë në Gjirokastër, Agron Çela në Shkodër e kështu me radhë. Pavarësisht deklaratave të ndryshme të LSI, nga PS lidhur me qëndrimin ndaj zgjedhjeve pa opozitën, ata po përgatiten për fushatë.

Të njëjtën gjë po e bën dhe PDIU. Shpëtim Idrizi ka nisur fushatën në gjithë vendin, dhe drejtuesit e qarqeve po ashtu. Biles deputeti Rakipi në Elbasan ka rritur dhe stekën e pretendimeve për mbi dy deputetë.

Po kështu po bëjnë dhe parti të tjera më të vogla si ajo e Gjinushit, Milos etj.

E vetmja paarti që nuk po lëviz fare në drejtim të organizimit të fushatës elektorale, pavarësisht debatit politik, është PD. Sot kryetarët e PD në rrethe nuk dinë askush asgjë, se kë mund të kenë të parin e listës dhe më tej. Ata janë tërisisht të shkëputur nga udhëzimet për zgjedhjet dhe kanë humbur tërësisht terrenin elektoral, të cilin po ua “bren” dita ditës LSI, PDIU dhe parti të tjera .

Edhe rasti i Kavajës tregon se PD nuk është gati të bëjë më garë. Në qytetin bastion të saj përmbi 20 vjet, ajo nguron të garojë përballë një gruaje, e frikësuar se humbet. Me këtë akt Basha shpartallon kështu përfundimisht PD-në në stukturën e saj elektorale. Për Bashën nuk ka shumë rëndësi nëse humbet apo fiton Kavajën, por dorëzimi pa kushte për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme, e kanë bindur atë se nuk ia vlen të bësh më garë.

Kështu në Kavajë në vend të PD kanë shanse të rriten ndjeshëm LSI e PDIU, duke zgjeruar bazën e tyre elektorale në kurriz të saj.

Paraliza kombëtare që ka pësuar kjo parti, pas vendimit për bojkot dhe paqartësia me të cilën kryetarët lokalë janë të rrethuar nga mungesa e komunikimit politik, po e kthejnë PD nga një forcë elektorale kombëtare në një OJQ që merret me kauza të shpikura. Partitë janë të dobishme se luftojnë dhe votohen dhe nuk janë çadra seminaresh politike e propogandistike. Nëse Basha e lëshon PD, kështu siç e ka lëshuar në rënie të lirë, atij pas ca kohësh mund ti japësh qeveri teknike, ose politike si të dojë ai, ta vësh ti numurojë dhe vetë votat dhe të humbasë.

Në perspektivë ai po e shndërron PD, një forcë pa të ardhme që do të jetë përjetësisht e varur nga uniteti i së majtës, duke shpresuar ose tek ndonjë koalicion i madh me PS, ose tek një aleancë me LSI, por kurrë tek besimi që mund t’ia dalë vetë.

Retorika e Bashës që do marrë pjesë në zgjedhje pasi do nënshtrojë Edi Ramën, duket se është ose një mashtrim, ose një papërgjegjësi e madhe, pasi ai nuk po bën asgjë që të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht shanseve për zgjidhjen e krizës. Nëse është duke mashtruar të huajt dhe duke mos demoralizuar të vetët, që mund ti ikin dhe çadra do zbulohet shpejt, nëse kjo çadër shërben vetëm për të mbuluar pafuqinë e tij. Por më e keqja është nëse detyrohet të marrë pjesë vërtetë në zgjedhje. Me këtë papërgjegjësi me të cilën po ecën drejt zgjedhjeve, ai është duke përgatitur PD-në për ta shpërbërë atë pa u kuptuar.

 

 

16 komente në “A po maskon çadra, pafuqinë e Bashës për fushatën?”

  1. Drejtësia says:

    Lus zotin që të vazhdojë në këtë rrugë e cila të çojë në zhdukjen përfundimtare,në shpartallimin total të asaj partie që ka mashtruar e vjedhë shqipërarët,të asaj klike që ka lyer duart me gjak shqiptari.

    1. Dasem ne varreza.. says:

      Mos kceni mbi varre o ju ‘shitoftë zana!
      .
      Vrasësi ka dasëm dhe ju o krushq të pafajshëm, duke shkelur zakonin dhe burrërinë, jeni të ftuar! Jeni të ftuar në “dasmën mort të katër të vdekunve të pakallun”.

      *
      Ju kam menduar krejt ndryshe, ju malësorët e mi. Kurrë nuk më ka shkuar mendja, se baballarët tuaj i’u kanë thënë se mund të shkelni mbi vorre!
      As që mund ta mendoja se soj i juaj fisnik, do të përçudnonte fisnikërinë: Të kërcente dhe të harbohej mbi gurët e vorreve dhe emrat e shkruar me gjak, ende të patharë… të vëllezërve!
      ***
      A thua e ke harruar se sa vlen gjaku dhe haku ti burrë malësie? A vërtetë mendon, se këta që ju keni marrë guximin gabimisht t’i poshtëroni, janë njerëz pa njerëz?! Jo hej burrë, se Zoti është i madh, e “robit i gjinet robi”!
      Vërtetë mendoni se, ato jetë vlenin sa një karrige druri, e tani ju doni t’iu a ktheni përsëri plaçkën grabitësve, që akoma nuk i kanë larë duarët e gjakosura?! Kaq pak vleni, sa të shisni veten dhe fisnikërinë tuaj për një copë bukë a për një thes miell?

      ****
      Natyrisht që në vendin tuaj, ditët janë të shkurtëra dhe me re, e ndoshta një jetë kaq e zymtë nuk i’u dhimbet. Por atje burrëria kushton më shumë se sa jeta, ndaj “mos shkel e t’shitofte zana mbi burrninë tane”!
      Mos e shkel e t’shitofte zana e mos kce mbi varr se nuk e ke zakon! Mos bre, mos u bëj palë me vrasësin dhe hjeksin. Më dhimbesh kur të shikoj aty fisniku im i njollosur, i palarë, i parruar, jo se nuk do dhe nuk di… por nuk mundesh nga varfëria që të ka pllakosur.
      Më dhimbesh kur të shoh aty të lodhur dhe të mashtruar, jo se nuk kupton por nuk ke mundësi tjetër të zgjedhësh. A thua, kaq keq është katandisur “mburrja” e vendit tim?!
      *******
      Vërtetë edhe atë që dikur e kishe si gjënë më të shtrenjtë, burrërinë dhe nderin… e ke shitur. E ke shitur duke mbajtur besnikërinë e fjalës, që me zakon nuk vlen për vrasësit që nuk janë “pastruar” nga vrasjet, e që tallen me ty, e të premtojnë se do të lumturojnë dhe veshin me mirësi!
      Ai, vrasësi tallet me ty, sepse e di se t’i e mban fjalën… “besa besë”. Nuk e di, si nuk shikon veten tënde të pluhurosur dhe te rreckosur, sikur sapo je ngritur nga varri, përballë fytyrave që shkëlqejnë e gati sa nuk të verbojnë të zotërinjve, që të kanë ftuar të kërcesh dhe të fyesh ato katër djem nënash, që tani më shumë se kurrë, po u rendohet shpirti e nuk po gjejnë qetësi.
      **************
      Po ti bre burrë, çfarë kërkon aty mbi varret e atyre djemëve, vëllezër me rracë, me gjak e me halle… si ti?! A thua të kanë gjë borxh dhe tani po hakmerresh?!
      Mos e t’shitofte zana mos luaj valle mbi shpirtin e atyre, që si ke njohur dhe as nuk të kanë njohur. Nuk është burrëri as “mahi” të bësh dasëm në varreza! Nuk është guxim dhe trimëri të tallesh me të vdekurit! Nuk është fisnikëri, por poshtërsi, që ti malësori im të bëhesh palë me krimin e pandëshkuar dhe të marrësh përsipër gjykimin e vonuar… për të dhënë drejtësi.
      *******************
      Vrasësit dhe hjeksi që të kanë ftuar në “dasmën mort”, nuk kanë nevojë për gjykim, sepse e kanë pranuar dhe deklaruar se do vrisnin edhe dhjetra e qindra, nëse dikush do i afrohej ta prekte karrigen e humbur që u pillte florinj… pra janë të gjykuar.
      Tani që e kanë numbur, jargaviten e përloten, betohen e përgjërohen, ti ndihmosh që ta marrin përsëri. Por është shumë vonë për ta, sepse e kanë pranuar fajin dhe presin dënimin e drejtësisë, që vonon por nuk harron.
      *********************************
      Ato të mallkuar, për të mos ardhur kurrë sahati i ndëshkimit dhe për atë karrige të lyer me gjak, të kanë thirrur ty, që të festoni si indanët, në ritet mistike, para betejës së madhe për jetë a vdekje. Ti nuk je asgjë tjetër për ata, veçse viktima e radhës e kësaj beteje, që pak gjasa ka, për të thënë aspak se, mund ta fitojnë.

      Ti vërtetë o malësori im i zgjuar, ke pranuar që të tallen me ty këto derra të nginjur e të mllefosur që po bëjnë dasëm pa dhëndër?! Largohu dhe rri në varfërinë tënde dhe çohu për nderin tënd, pronën tënde, familjen tënde.
      ************************************
      Mos u gënje, sepse ti për ata nuk vlen asgjë!
      Jeta jote, shtëpia jote me tokë dhe bagëti,
      kushton sa një unazë në gishtin tyre të mesit,
      në atë gisht që ata e ngrejnë sa herë kthen kurrizin ti.
      Ndaj, mos kce mbi varre e t’shitofte zana!

      1. Skypion says:

        Vendimi i Lulzim Bashes me 18 shkurt,diten e protestes me te madhe te bere ne Shqiperi,keto 25 vite demokraci,zuri ne befasi gjithe boten politike dhe mediatike shqiptare.
        Vendosmeria e tij per te mos konkuruar ne zgjedhje me nje kundershtar qe ka bere gati batalionet e hajduteve,trafikanteve,vrasesve,qe ka mobilizuar gjithe boten kriminale per te grabitur zgjedhjet,qe ka ne dizpozicion miliardat e kanabisit per t’i blere ato – ka coroditur teresisht kundershtarin e tij politik.
        Vendosmeria edhe me e madhe,pas vizites ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,e zotit Basha,e ka cuar ne skaj kete corodi.
        Treguesi me i qarte i kesaj gjendjeje ,eshte vete Edi Rama.Krejt i coroditur,me nervat pertoke,sjellja e tij,jo vetem si Kryeminster,si kryetar i PS dhe si politikan,por edhe si individ,eshte kaq turperuese,sa i ka vene ne siklet edhe mbeshtetesit e tij me besnike.
        Ata e ndjejne,e kane kuptuar,qe idhulli i tyre,ai qe kaq shume i pat bere te enderrojne para tre vjetesh,eshte i mbaruar.Ka marre fund.
        Ata e ndjejne,e kane kuptuar,qe Lulzim Basha ka vene nje kufi,pas te cilit nuk ka kthim pas.Edhe sikur te prishet mendsh,te doje te kthehet.
        Tani e tutje,ka vec perpara.Per te gjithe.Per Bashen,Meten dhe Ramen.
        Ky eshte realiteti i ri i krijuar nga Protesta,i deshmuar perdite nga Cadra.Te gjithe perpjekjet per t’u kapur fort pas realitetit te vjeter,jane,pervecse te kota,edhe shprehje e nje deshperimi te thelle qe ka pushtuar kampin e kundershtarit.
        U mendua ne fillim,por edhe me vone,gjate gjithe kohes qe po protestohet,duke vazhduar te mendohet edhe tani qe flasim,megjithese gjithnje duke i’u larguar atij mendimi, qe Lulzim Basha,nga gjithe ky presion i madh qe po i behet nga propaganda qeveritare,mund te lekundej sadopak ne qendrimin e tij dhe te bente ndonje leshim;ashtu sic ka ndodhur perhere ne raste ngercesh politike;ashtu sic ka ndodhur edhe me vete Ramen,kur ishte ne Opozite dhe protestonte.
        Nuk ndodhi.Nuk po ndodh.Nuk do te ndodhe.
        Po nga buron kjo vendosmeri i Bashes?!
        Dy jane arsyet burimore:vetedijshmeria per kauzen e drejte dhe mbeshtetja e fuqishme e faktorit nderkombetar,sidomos atij amerikan.
        – Sfida me e madhe e shqiptareve,e Shqiperise,jo vetem keto 25 vite demokraci (eshte nje gabim ky qe behet ne analiza),por qe nga mbarimi i luftes se dyte boterore me 1945,ka qene VOTA E LIRE.
        U eshte grabitur me dhune,u eshte vjedhur,u eshte blere.
        Autoret kryesore,kane qene pikerisht keta qe jane sot ne pushtet.
        Per 45 vitete me radhe ua grabiten me dhune shteterore VOTEN shqiptare.
        Per 27 vite me radhe,dhunes sheteterore te dikurshme komuniste,i’u shtuan dhuna e bandave kriminale,blerja me parate e trafiqeve kriminale dhe vjedhja sistematike nga bashibozuket e tyre.
        Lulzim Basha eshte i pari politikan,i pari lider politik,qe po e ben kauze mbi kauzat ceshtjen e votes.Ai eshte i qarte: pa vote te lire,pa zgjedhje te lira,cdo gje eshte e kompromentuar.
        Ndersa kundershtaret e tij politike,kane kapur kauza te sajuara,Lulzim Basha,ka kapur kauzen e te gjithe kauzave: VOTEN E LIRE.
        Ky eshte kushti sine qua non i Lulzim Bashes e ne te njejten kohe edhe kushti sine qua non per demokracine ne Shqiperi dhe per te ardhmen e shqiptareve.
        Eshte pikerisht kjo kauze,me dalezotes Lulzim Bashen,qe ben hi e pluhur gjithe propaganden qeveritare te ketyre tre-kater viteve dhe ketyre diteve,per “reformat e medha” qe na paskesh ndermarre.
        Eshte fyese,poshteruese,qesharake ne kulm qe, ata qe blejne,vjedhin dhe grabitin VOTEN E LIRE,te na bekan reforma!!!…
        VOTE E LIRE – keto jane fjalet e shenjta,qe zhbejne gjithe magjine e zeze te propagandes qeveritare me te ashtuquajturat reforma.
        -Lulzim Basha,si asnje lider politike me pare,perjashto Sali Berishen ne fillimvitet nentedhjete,ka mbeshtetjen e madhe perendimore;vecanerisht ate amerikane.
        Nuk eshte nje mbeshtetje si ajo qe ka pasur Rama,deri pak muaj me pare (kur e humbi perfundimisht),me lobe te paguara nga parate e krimit,droges apo mbeshtetje okulte si ajo qe kishte nga famekeqi Sorros dhe rrjeti i tij korruptiv.
        Eshte mbeshtetje e paster,e vendosur mbi vlera,kjo qe ka Lulzim Basha.
        Duke pare kete realitet te ri,qe u bej thirrje te gjitheve ta shohin ne sy,edhe atyre qe nuk duan,nese ia duan te miren vetes dhe te mbeshteturve te tyre,nje gje eshte e sigurte: NUK do te lejohet dhunimi i vullnetit te qytetareve per te zgjedhur,NUKdo te lejohet cenimi i VOTES SE LIRE,zgjedhje do te kete,por te lira dhe te ndershme dhe,cka eshte me kryesorja,pa ata qe jane bere gati me para ne duar e thika nder dhembe te blejne dhe grabisin voten,qe do te thote zgjedhje pa Edi Ramen Kryeminister.
        Te tjerat jane brockulla, qe as t’ua hedhesh qyrrat se meritojne.

        1. Shqipe says:

          Shko pirdhu, ore ushtar i pd

        2. mondi says:

          Shih endrra me sy hapur!

      2. xheJ eN Bi says:

        Skypion..Lylzimi…

        E shohe qe je ne gerahamat e fundit.Po te afrohet vdekja politike.
        Ashtu si u katapultove ne ngjitje ,ashtu do kesh dhe nje renie te lire.

        Ne te gjitha komentet qe ben ne editorial po behesh shume konfuz dhe
        ate qe tua sot te nesermen te del bllofe.

        Po te numeroj nja 2-3 prej tyre.
        Ne komentin e 25 Mars 2017 09:55 shkruan : …Qe nga SHBA ,Lylzim Basha(Lulzim
        se Lylzim eshte e Erjon Braçes) deklaron: zgjedhje te lira dhe te ndershme,
        qeveri teknike,pa Edi Ramen Kryeminister…kjo eshte nje nga salto-t e para,
        ne komentine sotem nuk na e ze ne goje se do hysh ne zgjedhje
        pa qeveri teknike dhe me Edi Ramen Kryeminister.

        Kur u ktheve nga Amerika trumbetove me te madhe se kishe mbeshtetjen e
        qeverise Tramp ,po ambasada te pergenjeshtroi dje .

        Ke 37 dite qe trumbeton se nuk do hyjme ne zgjedhje ne 18 Qershor,po sot
        mblodhe kryesine dhe grupin parlamentar per tu pergatitur per zgjedhje.

        Nese do, te te numeroje dhe te tjera ke plot,po per sot e leme me kaq
        qe te mos zgjatet komenti.

  2. Cendurimmadhi says:

    Mero edhe ne e dime po ashtu si edhe ti se çadra ka dy qellime: E para ,per te krijuar alibine per zgjedhje te vjedhura qe Basha te mos jap doreheqejen , e dyta per te bere presion per vetingun qe te terhiqet apo lehtesoje masat shternguese per Berishen .

    1. Lu li i vocerr ?? says:

      Mbasi mbaron se lexuari kete editorial te krijohet pershtypja
      se Luli eshte nje mjeran qe i ka ditet e numeruara
      dhe Rama me Meten jane dy bossat e medhenj…
      .
      Ky eshte nje gabim i madh sepse ‘Luli i gjore i Meros” derisa fitoi votimet e 8 majit 2011 edhe pse e kishte te fresket gjakun e martireve te 21 janarit ne duart e tij..edhe pse realisht Rama i fitoi dhe mori urimet nga Bota Perendimore……prisni pak..u shpiken votat e gabuara ne kutite e gabuara dhe per cudi menget e perveshura te anti amerikanit Arvizu..po po antiamerikani Arvizu e kthyen rezultatin……Pra troc muhabeti..nese votimet e 1992 i fitoi Will Rajerson per serberishen..nese votimet e 8 majit 2011 i fitoi Arvizu per llogari te ‘Lulit te gjore te Meros” atehere jane 100% shanset qe do ti fitoje votimet e qershorit 2017 Luli vogel i Luse.
      .
      FAKTI I VETEM QE “Luli I gjore te Meros” sot ka vene bythen aty ku vrau 4 veta dhe ka vene ambasdoret ne rrjesht..biles ben dhe SFILATE MODE para JETIMEVE TE 21 JANARIT..tergon se ai ka nje fuqi SATANIKE qe per te zezen e atij vendi ka nje mbeshteteje te cuditeshme nga lobe antishqiptare ne WASHINGTON DHE BRUKSEL qe per fatin tone te keq kane ndikim ne vendimet e shtepise bardhe apo te brukselit..

      ESHTE TURP PER USA-BE
      QE KY KRIMINEL DHE TRADHETAR I KOMBIT SHQIPTAR
      VAZHDON TE URINOJE JETIMET E 21 JANARIT
      NE ZGERDHIMJE TE DONALD LUSE TE RRADHES
      QE PO OFENDON DHE DIPLLOMACINE AMERIKANE ME “CUDIRAT” E TIJ

      .21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.

      Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?

      Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.

      Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90’ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
      Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
      E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
      Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
      Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
      Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
      Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
      Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
      Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
      04 mars 2011 17:13
      Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
      Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

      TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES

      Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.

      Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.

      Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.

      Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.

      Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.

      Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
      .
      Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave
      ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave
      se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem
      por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Lul Berisha
      per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi
      dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise
      duan koken e kriminelit serberishe dhe zagarit te tij Lul

      1. ardi says:

        Plehurinat duan,
        destabilizim,
        dhe u paska hipur,
        një goxha guxim!

        Të gjithëve me radhë,
        u janë errur sytë,
        dhe duan të bëjnë,
        një Janar të Dytë!

        Akuzat për vrasje,
        të gjitha u dhien,
        ata në një vrimë,
        fyellit i bien!

        Për vrasjen e Doshit,
        duket që s’ka plan,
        po Lulash bytheci,
        u ngul në ekran!

        Po Lulash bytheci,
        u ngul në ekran,
        dhe ende për vrasje,
        trapin po na çan!

        Djalka i vajosur,
        po çudit gjithë vendin,
        gati sa s’po thotë:
        “Do djegim Kuvëndin!

        Këtu nga PD-ja,
        një përvojë e kemi,
        Kuvëndi u dogj,
        kur u vra Azemi!

        Çdo gjë u shkretua,
        në Kryeministri,
        sulmuan barbarët,
        po s’u vra njeri!

        Ndërsa në Janar,
        u dogj veç një pishë,
        dhe vranë katër njerëz,
        Luli me Berishë!

        Ky Lulash bytheci,
        që sot s’ka kapistër,
        ka akses në vrasjet,
        se ka qenë ministër!

        Them se aty mendja,
        natë e ditë i rri,
        se po afron dita,
        të japë llogari!

        Ndaj kërkon me ngulm,
        ky person i ndytë,
        që këtu të bëjë,
        një Janar të Dytë!

        Ëndërron të ketë,
        nesër ca të vrarë,
        që pastaj me Ramën,
        të jenë barabar!

        Ky pleh do pa tjetër,
        të ketë ca të vrarë,
        që ne të harrojmë,
        Janarin e Parë!

        Të vrarë s’do ketë,
        pa asnjë dyshim,
        por as dorë të lirë,
        s’ka për shkatërrim!

        S’e djeg dot Kuvendin,
        o Lulash qafiri,
        sepse të babait,
        nuk e ka Iliri!

        Kur na vodhe votat,
        na bëre kërdinë,
        askujt s’i shkoi mëndja,
        të digjte Bashkinë!

        Në protestën tënde,
        çfarë të duash thuaj,
        ama me Kuvendin,
        Lulash – mos e kruaj!

        Lulash-mos e kruaj,
        s’ta them vetëm unë,
        dhe me policinë,
        mos provoko dhunë!

        Rri në bulevard,
        gjer në fund të jetës,
        dhe kërko pa fund,
        dorëheqjen e Metës!

        Njerëzit për rrëmujë,
        mos i nxit më kot,
        se po ndodhi gjëma,
        nuk u del dot zot!

        Kundër qeverisë,
        mos u hiq kaq trim,
        se nuk do lejohet,
        një destabilizim!

        Nuk të lë njeri,
        zjarr t’i vësh Vatanit,
        se ende inati,
        s’i ka dalë Sovranit!

        Të vrarë s’do ketë,
        kot që shikon ëndërr,
        ti dhe Qën’ i Madh,
        edhe një gojështrëmbër!

        Në protestën tënde,
        Çfarë të duash thuaj,
        po vëndi nuk bie,
        më në dorën tuaj!

        Kërma e Berishës,
        këtu kurrë s’do ngjallet,
        se nga ju i kemi,
        sot të gjitha hallet!

        Se nga ju e kemi,
        të gjithë këtë krizë,
        po ju ëndërroni,
        për një paralizë!

        Ju s’e kini vetëm,
        kundër qeverisë,
        po në radhë të parë,
        kundër Shqipërisë!

        Ti je thjesht një shkop,
        në dorë të Doktorit,
        se nuk u del kurrë,
        inat’ i Qershorit!

        Jo më kot i ndezët,
        tani bateritë,
        duket-që do kini,
        një Qershor të Dytë!

      2. ilir says:

        Pse nuk e postove tek ndonje gazete kete atikull, do ta kishin vendosut ne faqe te pare… shume e sakte

  3. Luli i vocerr says:

    Nuk eshte se ndodh gje!
    Njesoj eshte si fiton PS, PD apo LSI!
    Reforma agrare e ideuar nga Enveri u zbatua nga Saliu!
    Edhe me te perndjekurit tallen topet!
    Pasurite e vendit i futen ne dore!
    Rrnofte populli i mencem e trim shqiptar!

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha ka erdhur nga SHBA,me thesin e plakut te vitit 1990,per te mashtruar nje grusht militantesh te PD-s.
    “Besimi” se me presione dhe friksime te Rames,ai do jepte dorheqjen,kane dhene shenjat e para te deshtimit.
    “Qeveria teknike” per mos mbjelljen e droges ne “Maqedoni & Bullgari”,si dhe zevendesimin e doganjerve,me njerez te besuar te Rulit,ka bere te humbas kohen,per organizimin e punes per fushaten zgjedhore.
    Ai shpreson se votat,nga “qeveria teknike” do ti numeroj perseri Ristani, njeri i besuar,te jep “fitoren” !
    Basha eshte pergatitur qe “Qeveria teknike” te votoj per te,JO POPULLI !

  5. Nasi says:

    HEJ ÇUNA.!!!!
    PO ME KERSHIKUN ÇDO BËHET!??
    AI ËSHTË DHE I VOGËL,I PA RRITUR MIRË.!??
    E FUT BERISHA KE XHEPI I VOGËL,SE I DUHET PËRSËRI.!

  6. Soni says:

    MAXHORANCA, TA HARROJË HEQJEN E ÇADRËS,!
    PËR SA KOHË LULUSHJA KA MIK? AMBASADORIN RUS, RAMA ËDHTË I HUMBUR.!
    SE EDHE TRAMPI ,ËSHTË MIK I AMBASADORIT RUS!
    ????????????????????????????????

  7. Shkupi says:

    Nuk kam ndegjuar as lexuar ne historine e botes qe nje opozite e cdo kujt shteti nuk i don reforma ne drejtesi ….cmenduria vazhdon kur shof perkrahes te pa vetedijshem dhe flasin per kanabizim sikur dje ka ndodhur . Mbaj mend ne vitet 91-95 kur nje sasi popull mernin ( vjedhnin ) dritaret e objekteve publike fabrikave bile edhe shkollave mbaj mend kur i shkulnin direket e perquesve me gjithe kabllot e rrymes , ‘mernin tullat e monumenteve te trashigimise historike dhe kulmi i tradhetise kombetare ndodhi ne 97 vjedhja e armatimit ne kazerma per ti shitur Kosovareve bile garat ishin me pasoja deri sa u vra edhe demokrati i shquar Azem Hajadri sepse ishte konkurent i pa mbrojtur , tmeret vazhdije duke ikur per buke goje ne Greqi duke i pastruar bajnot greke bile me kusht qe te nderojne emrin ne Kosta apo Kastravec , vazhdon qelbesimi edhe ne Itali ku motrat tona per 5 lek shesin trupin per seks kuptohet edhe ata per buke goje…..

    Une jetoj ne Maqedoni dhe shpesh them se jetoj me mire se te isha ne atedheun dhe shpesh here turperohesha me keto ndhodhi kur me thojne shkateruat shtetin tuaj tani doni edhe maqedonine .

    Gezohem qe kaloi koha e enderave per te pasuruar ne dem te shtetit , gezohem qe prej sot mund te quhem Shqipetare .

  8. Arber Iliri says:

    Shperberja e PD berishiane tanime eshte nje kerkese e kohes, kombi shqiptar po merr vendin qe i takon ne rajon, besnikeria dhe deshira per te qene aleat i perendimit po shperblehet, forcat prolindore te Berishes jane reduktuar e do reduktohen edhe me shume, kjo eshte marshimi shqiptar drejt Perendimit .
    Formesimi i nje te djathte proeuropiane eshte tani nje proces qe do te ndodhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje