Balaj: Aktivizimin e vendos De Biasi, dua të shënoj ndaj Bosnjes

26 Mars 2017, 14:00Sport TEMA

Bekim Balaj foli sot në konferencën për shtyp në Durrës për takimin me Italinë.
Në fjalën e tij sulmuesi shkodran i cili nuk u aktivizua asnjë minutë në atë humbje tha se  dëshira e tij është e madhe për të luajtur, por ai që vendos është trajneri.

“Në cdo ndeshje të kombëtares dëshira është për të luajtur. Bëhej fjalë për një sfidë të madhe, ndaj Italisë dhe dëshira ishte e madhe për të luajtur pasi përballë kishim futbollist të mëdhenj. Megjithatë ajo ishte zgjedhja e trajnerit dhe unë duhet të mendoj për ndeshjen e radhës, pasi është ai që vendos. Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Italisë, normalisht detyra e sulmuesve është të shënojnë. Krijuam raste me Cikalleshin dhe Roshin por nuk arritëm dot te goli. Gjithsesi shohim përpara dhe shpresoj të shënojmë ndaj Bosnjes”.

Më tej Balaj tha se ai po kalon një formë të mirë dhe shpreson të shënoj kundër Bosnjes.

” Unë jam në gjëndje të mirë nuk mendoj se ndalesa e kampionatit rus ka ndikuar në uljen time në stol pasi kisha luajtur në 3 ndeshje përpara kësaj sfide, por trajneri bëri zgjedhjet e tij. Shpresoj të luaj ndaj Bosnjes dhe pse jo të shënoj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje