Zbythet Lulzim Basha, urdhëron nisjen e përgatitjeve për zgjedhje

26 Mars 2017, 21:37Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e kësaj të diele në një mbledhje kryesinë e PD dhe grupin parlamentar të selisë blu.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Demokratike.

Kjo mbledhje vjen dy ditë pas përfundimit së vizitës së Bashës në SHBA, nga ku ai tha se kishte marrë mbështetjen e Senatit amerikan për protestën e opozitës dhe kërkesën e saj për qeveri teknike.

Por, burime të gazetës TemA pranë PD-së, bëjnë me dije se Lulzim Basha është zbythur nga qendrimet radikale.

Këto burime bëjnë me dije se Basha ka kërkuar që të nisin përgatitjet për zgjedhje.

Basha ka lajmëruar prej më shumë se një muaji, se nuk merr pjesë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Por, duke qenë se kërkesa e tij është injoruar nga ndërkombëtarët, gjë që u pa edhe pas vizitës së tij në SHBA, Basha është tërhequr nga qendrimi radikal.

Ai ka vendosur të hyjë në zgjedhje, edhe prej faktit se Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesën për qeveri teknike, dhe as aleati i tij, Ilir Meta, nuk e ka mbështetur PD-në, pavarësisht flirtimeve dhe fjalëve pas kuintave.

Për këtë arsye, i gjendur në një situatë të pashpresë, Basha ka kërkuar sot të nisin përgatitjet për zgjedhje.

13 komente në “Zbythet Lulzim Basha, urdhëron nisjen e përgatitjeve për zgjedhje”

  1. Drejtësia says:

    Ishalla vazhdojnë në këtë rrugë që të zhduket përfundimisht klika që ka vjedhë e ka lyer duart me gjakun e shqipëtarëve.

  2. dinamoviti says:

    cte gjeti o LULE

  3. j says:

    Po të doni një këshillë mund tu a jap,
    -Shkoni hani nga një kovë me mut kështu që të jeni të ngopur
    kur të shkoni tek çadra sipas urdhërave të malokut.

  4. Dumbas says:

    nuk ke marr noi karamele nga Moska?

  5. basilius says:

    Po dalin nga cadra te dhjere por krenare.

  6. NAQJA says:

    LULO!!!?
    NGUSHËLLIME?
    I KA JETA KËTO.!
    PO ME AMERIKËN ÇPATE???????????????

  7. DETARI Atlantidhes @ says:

    yyeeepppppppppppppppppppppp………!

    bumerang i paralajmeruar fiks !

  8. loni says:

    Motren , po u fute ne zgjedhje

  9. Taras Bulba says:

    Lajmi me i hidhur pe Shqiptaret ne qoftese eshte e vertete qe kriminelet Berishe Bashe hyjne ne zgjedhje

  10. ABC says:

    Humbi ne birila me duket dhe u inatos.

  11. Rrok cubi says:

    Me qene burre,nuk terhiqesh,i qendron deri ne fund kauzes tende,~fundi dalte me hajer~ ka thane Gjergj Mullaga.

  12. saliu says:

    Ai militant i PDse qe voton ne zgjedhje nuk esht burr per mu , jemi malok apo jo , asnjoni nga ne mos dali ne votime per PDne.

  13. Kamzioti i mziut says:

    O lulzim,lule murrizi na krrofsh ke fund i kurrizit, o lulzim lule zambaku na zenc ke fundi i barkut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje