Bjellorusi, dhunë brutale ndaj protestuesve anti-Lukashenko.

Policia speciale bjelloruse në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë ka ushtruar dhunë ndaj pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë së presidentit, Alyaksandr Lukashenk.

Tatsyana Revyako, aktiviste bjelloruse për të drejtat e njeriut nga grupi i quajtur, Vyasna (Pranvera), tha se më se 400 vetë janë arrestuar nëpër rrugët e Minskut.

“Shumë prej të arrestuarve janë rrahur dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, tha Revyako.

Asociacioni i gazetarëve të Bjellorusisë tha se 20 reporterë, që raportonin për këtë demonstratë të paautorizuar, po ashtu, ishin arrestuar nga autoritetet.

Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Redaksia për Bjellorusinë, Alyaksandra Dynko, dhunën e policisë e ka përshkruar si “brutale”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *