Çarmatosja e popullsisë. Çdo ditë dorëzohen 20 armë dhe mijëra municione

26 Mars 2017, 15:32Kronika TEMA

Më shumë se 1200 armë dhe mbi 300 mijë municione janë mbledhur nga Policia e Shtetit deri më tani, falë dorëzimit vullnetar që po vijon në gjithë vendin.

Albert Dervishaj, shef i rendit në Policinë e Shtetit, thotë: “Kur nisi procesi, kishte mjaft skeptikë, të cilët mendonin se do të grumbulloheshin shumë pak armë. Procesi nisi me dorëzimin e 4-5 armëve në ditë, ndërsa sot dorëzohen mbi 20 armë dhe mijëra municione në ditë”.

Por, ashtu si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri edhe uniformat blu mbështesin shtyrjen e amnistisë deri në fund të vitit dhe jo deri më 30 prill, që është në fuqi aktualisht.

“Mendoj se shtyrja e periudhës do t’i shërbente procesit dhe do na jepte mundësi që me heqjen e armëve ilegale të rritet edhe siguria publike”, u shpreh Dervishaj.

Në ditët e fundit të detyrës, Saimir Tahiri tha se do t’i propozojë Parlamentit shtyrjen e amnistisë deri në muajin dhjetor, por ende nuk dihet nëse kanë nisur procedurat. / Top Channel

1 komente në “Çarmatosja e popullsisë. Çdo ditë dorëzohen 20 armë dhe mijëra municione”

  1. 20 pushke ne dite, po 20 ooo, a ndofta me shume ? x . rregull treshi ; i drejte apo i shdrejt . s’me kujtohet . duhen 1000 dite ,a me shume me kete ritem. ……..opo s’ka ligj……… eshte e kot …….. oooooo……. veting eja dhe ti, te vendosen ligjet, per gjithçka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje