FOTOT/ Aksion vullnetar për pastrimin e Tiranës, Veliaj: Do propozojmë ndalimin e përdorimit të qeseve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ka nisur sot një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit. Aksioni nisi në orën 09.00 të mëngjesit në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në zonën e Farkës pranë liqenit të Thatë ku theksoi se falë angazhimit të bashkisë, situata  e pastrimit ka ndryshuar.

“Jemi ku e ku krahasuar me një vit më parë, ku e para ishte bashkia që dështonte. Sot jemi situatë tjetër ku bashkia është në krye të punëve, ku vetë kryetari vë dorezat e merr qeset për të mbushur plehrat. Do të thotë që çdo punëtor i bashkisë e bën këtë. Ajo që ka ndryshuar është sensibilizimi.  Dua të falënderoj gjithë ata vullnetarë sot, ku shumë qytetarë që ndoshta sot kishin ditën e tyre të pushimit, në pika shumë periferike të Tiranës, kanë lënë ditën e tyre për t’ia kushtuar këtij aksioni qytetar. E vlerësoj jashtë mase, vetëm kështu e ndërtojmë qytetarinë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se do t’i propozojë qeverisë edhe ndalimin e përdorimit të qeseve plastike sikurse shumë qytete moderne në Europë e bëjnë.

“Është shuam e rëndësishme që ne të kemi disa politika shumë të rrepta dhe duke filluar nga java që vjen, supermarketet do të vënë një pagesë  modeste për qeset, kjo jo për të rikuperuar koston, por për të krijuar një barrierë edhe psikologjike, për t’u kujtuar njerëzit që më mirë të mos e marrin fare se sa ta ndosin. Do t’i propozoj këshillit bashkiak që ne të shkojmë në masa edhe më drastike për ndalimin e qeseve në Tirana edhe sigurisht do t’i propozoj qeverisë Rama që ne të shkojmë si vendet moderne, që kanë marrë një vendim kombëtar për të ndaluar me ligj qeset plastike që janë ndotësi kryesor për qytetin tonë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se  do të ketë sanksione dhe për ata që inertet apo gomat i hedhin në vende të papërshtatshme. “Dua të bëj thirrje për të gjithë ata që bëjnë punë në banesat e tyre dhe gjithë inertet i vënë buzë rrugës. Nuk mbarojnë gurët, tulla etj. Ka vende depozitimi ku këto mund të bëhen në mënyrë shumë herë më të civilizuar. Dua t’i bëj thirrje të gjithë gomisterive, ne kemi vënë disa gjoba shumë të rrepta. Do të vazhdojmë të vëmë gjoba. Kryeqyteti i ëndrrave tona është kur ka një vend për inertet, një vend për gomat”, tha kryebashkiaku.

Aksioni i pastrimit nga ndërmarrjet e bashkisë dhe qytetarët për heqjen e mbetjeve do të vijojë gjatë gjithë ditës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-15-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-15.jpg","attachment_id":"656037"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-6-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-6-2.jpg","attachment_id":"656036"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-5-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-5-2.jpg","attachment_id":"656035"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-4-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-4-3.jpg","attachment_id":"656034"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-3-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-3-3.jpg","attachment_id":"656033"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-2-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-2-4.jpg","attachment_id":"656032"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-1-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-1-5.jpg","attachment_id":"656031"}]
        
        Loading...
        

4 komente në “FOTOT/ Aksion vullnetar për pastrimin e Tiranës, Veliaj: Do propozojmë ndalimin e përdorimit të qeseve”

  1. €piriiiiii says:

    ‘Lali Eri’ Europa ka koh qe perdor Qese&Çanta BioDegradabile. Nuk lejohet me Plastika e Zakonzhme qe perdoret ne Shqiperi. Te till Ligj duhet URGJENTISHT ta Aprovoj edhe Parlamenti Shqiptar. Mos beni sikur do Zbuloni Rroten thjesht informohuni si bejne shtetet me te zhvilluara qe prodhojne shum her me shum mbeturina dhe mbeten te pastra jo me plehra qe i hedhin ne cdo rrjedh uji lum liqen kanal prrua etjetj duke Infektuar gjith Ambientin.

  2. shqiptari says:

    mire qe paguan taksat dhe pasurohen bashkiaket dhe firma qe nuk mbledh plehrat por duhet te bejme pastrim si ne kohen e enverit ! shtet i çuditshem hahahahaaa

    1. enter"" says:

      Ta besh qe cke me te ta besh. Zotrote e ndot ambientin, atehere dil e pastor. Por edhe nese nuk e ndot ambientin, nuk ka asgje te keqe te bashkohesh me komunitetin dhe te pastrosh vendin ku jeton.
      Ne Amerike psh kjo eshte praktike ne cdo komuniteti. Ka mijera e mijera vullnetare qe pastrojne qytetet e ndotura amerikane nga pakujdesia e shume njerezve.
      Kjo ska piken e lidhjes me kohen e xhaxhit.

      Dil perjashta, pastro, harxho kalori, dhe socializohu me te tjeret ne vend te te luash skedina e te trashesh zorren me qofte e birra.

      yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy njerez te ceket

  3. A says:

    Lali ERION VELIA, meqenese kerkon te heqe qeset plastike nga qarkullimi duhet qe me ligje te ndalohet prodhimi i tyre. Pra, te mbyllen firmat e prodhimit te qeseve plastike. Te ndalohen Farmacite te shesin kondome, perzervativa ose popullorce kllufa kari plastik. Keshtu behen punet Lali ERI.
    Lali ERIONI, meqenese kerkon pune vullnetare per pastrimin e ambjentit dhe te mjedisit, atehere ule taksen e pastrimit dhe te plehrave. Por jo edhe takse pastrimi dhe pune vullnetare. Te dyja bashke nuk shkojne, sepse po bere pune vullnatare pastrimi, atehere ku shkojne paret e taksave per pastrim.
    Pra, une nuk do te marre pjese. Per nje shkelje ligjore, rregulloreje ka vetem nje gjobe. Jo si jane bere taksat e qarkullimit, kur ben shkelje tevrregullores ke dy sanksione, nje gjobe ne leke dhe pezullim patente. O njera ose tjetra. Prandaj keto brockulla dhe pallavra tregojuni s’bashku si ti Lali ERION VELIA dhe barboni EDI RAMA militanteve te juaj qe e hane sapunin per djathe ashtu si e servireni ju. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *