Kombëtarja përfaqëson kombin! Është jashtë çdo feje dhe mbi çdo fe!

26 Mars 2017, 17:12Blog TEMA

Raporti midis imamëve, apo priftërinjve me sportistët e shquar që përfaqësojnë kombin, një raport që duhet studiuar për t’u ndërtuar drejt. Episodi i fundit i videos ku përfliteshin klerikët e ndryshëm, duhet të na fusë në mendime, nëse duhet një lloj debati për këtë lloj raporti dhe duhet përcaktuar një kod etik

Nga Mentor Nazarko

Episodi gjysmë humoristik ku u përfshinë tre lojtarë të kombëtares dhe një imam në zë i Komunitetit Mysliman, kapërceu ashtu si pritej kufijtë e humorit, të futbollit dhe të Shqipërisë. Për gjithë implikimet e tij, por për të kuptuar origjinën e tyre ia vlen të bësh disa pandehma. Apo të vendosësh dritë mbi disa imponime që bëhen të domosdoshme.

Episodi në fjalë tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme, pse jeta private e futbollistëve ka një treg të madh të interesuarish. Ky treg, afërmendsh, është bërë akoma dhe më i madh, është bërë panshqiptar, madje dhe global, pse sot futbollistët e Kombëtares kanë arritur sukses të madh si grup dhe luajnë në vende të ndryshme. Kështu që ka një larushi audience për veprat e tyre brenda dhe jashtë fushe, si episodi në fjalë. Futbollistët janë njerëz me ndjekje të madhe në rrjetet sociale dhe media. Çdo detaj i jetës së tyre sapo bëhet publik, krijon ndjekshmëri. Ata shndërrohen bash për këtë arsye modele shoqërore, modele veshjeje, sjelljeje, raporti me të mirën, të keqen, shtetin, fenë, etj., tek brezi i ri veçanërisht.

Pse i afrohen imamët futbollistëve?

Kjo ngjan se është arsyeja pse në kampingjet e futbollistëve tanë të Kombëtares po afrohen imamë apo klerikë gjetiu. Për shembull, duke shfrytëzuar popullaritetin e futbollistëve, rrisin të tyrin. Suksesi i futbollistëve, popullariteti i tyre, publiciteti rreth tyre, afëria me ta rrit dhe popullaritetin e imamëve apo të klerikëve, të cilët kanë për të shitur një mall specifik, shpirtëror, por jo vetëm, ndryshe nga futbollistët që shesin talent. Si tregonte Andi Lila në bisedën e bërë publike në videon në fjalë, edhe priftërinjtë ortodoksë afrohen në Greqi tek lojtarët, madje dhe tek lojtarët e  klubeve. Duke vepruar kështu, imami apo kleriku siguron krijimin e modelit tek mbështetësit, tifozët, veçanërisht të rinj. Nëse një futbollist i dashur për lojën që bën, për rezultatet e tij, është i lidhur me fenë x, kjo rrezaton në audiencën respektive që dhe ata ta përqafojnë fenë,  ta ndërrojnë atë, apo t’i përkushtohen më shumë.

Në kohërat e sotme, kur fetë kërkojnë sa më shumë ndjekës, proselitë,  rënia në kontakt e një kleriku me një figurë popullore si futbollisti i Kombëtares krijon ngjarje, krijon ndjekje të re, për arsye të reja. Klerikët që janë më llogaritës se futbollistët, i mbledhin me shumë përunjësi, dhe modesti dhe më në fund i publikojnë fotot apo videot në mediat sociale ku janë me futbollistë. E gjitha kjo krijon pëlqyeshmëri shtesë për profilet e tyre si njerëz të fesë, teologë, etj.  Afërmendsh që figura popullore si Mavraj, Sadiku, Lila, etj., janë të përkryer për qëllimet e një imami që të rrisë numrin e ndjekësve, nëpërmjet kontaktit me ta, kontakt i bërë publik në çdo detaj. Prania e imamëve, klerikëve në përgjithësi në momente të caktuar të jetës, së gëzimeve, të hidhërimeve, e rrit ndikimin e tyre, jo thjesht tek futbollistët, por nëpërmjet tyre dhe tek tifozët e futbollistëve. Kështu kemi parë foto të lojtarëve të caktuar në Mekë, të shoqëruar nga imamë të ndryshëm, etj., etj. Kemi parë për shembull dhe garë në Facebook të imamëve për numër ndjekësish, shikuesish të predikimeve të tyre video, etj. Kemi parë përpjekje të imamëve të caktuar për të krijuar ndjekje jashtë kufijve të Shqipërisë, në Maqedoni, Kosovë, në diasporën shqiptare në perëndim, nëpërmjet leksioneve, predikimeve, në një network global tashmë. Më në fund pamë një video, ku përfliteshin klerikë të një feje tjetër, megjithëse të vendosur në Greqi.  Videoja u bë virale. Kaloi kufijtë dhe debati u ndez.

Po futbollistët, pse i afrohen imamëve?

Po futbollistët? Futbollistët përbëjnë një grup social, të cilët përtej nxitësve tipikë si origjina, ngjarje të caktuara, etj., krijojnë vetëvetiu një raport të fortë me fenë. Dëshira për sukses, për karrierë, pafuqia për të patur sukses gjithnjë-për të shënuar gola për shembull, i nxit ata të bëhen besimtarë. Madje i nxit dhe të vënë baste, domethënë të besojnë tek fati, fataliteti si përcaktues në ngjarje jetësore. Jeta, shpesh e izoluar, mungesa e shkollimit të mirë, dëshira për të kuptuar dhe shpjeguar më mirë dukuritë jetësore, por pa u lodhur në  lexime « me sy », i nxit ata të orientohen kah besimit nëpërmjet leksioneve «me veshë». Përpjekja për t’i dhënë jetës së tyre një kuptim;  për t’ i dhënë asaj një sërë rregullash, si kontrast me jetën pa rregulla që bëjnë për shembull në raport me femrat; për të krijuar ndjekës edhe jashtë sportit, janë faktorë të tjerë. Imitimi i shembujve të lojtarëve të tjerë, larg dhe afër kampingut të tyre, Kombëtares së tyre, është shtysë gjithashtu. Shpeshherë ndjekja e fesë bëhet në grup, si ishte rasti i frekuentimit të xhamive nga ana e lojtarëve tanë, apo të Kosovës, para ndeshjes me Islandën, frekuentim i publikuar në çdo hap. E kështu ngjan se përkatësia fetare barazohet me atë kombëtare

Deri këtu jemi në lirinë e besimit, si liri universale, pavarësisht se ndryshe nga vende të caktuara që kanë fe kombëtare, ne nuk kemi.

Pasojat e asaj që ndodhi

Por ajo që ndodhi, brenda kësaj afrie, këtij raporti special të klerikëve me sportistët, apo dhe shfaqje të tjera publike të ndikimit  (me një kahje: klerik -sportist) të nxit të reflektosh.

A mos e teproi imami Ahmet Kalaja me regjistrimin e kësaj bisede, dhe pastaj publikimin e saj? A ishte ai i vetëdijshëm për pasojat e këtij publikimi, veçanërisht në nxitjen e debatit ndërfetar në një vend të ekuilibruar mirë, por që dhe mund të çekuilibrohet lehtësisht? Llogjikisht, po. Përndryshe nuk do të ishte imam i mirë, nëse nuk do llogariste pasojat e veprimeve të veta.

Gjithsesi, në favor të mirëbesimit të tij, domethënë të mungesës së një qëllimshmërie negative të tij për ta nxitur këtë debat, janë dy elemente. Gjatë bisedës së regjistruar ai u pa duke nxitur një lojtar tjetër si Sadiku për të thënë diçka në kontekst negativ për hoxhallarët. Pra, për të vendosur ekuilibër. Më në fund, kur u bë zhurmë për videon, ai ofroi ndjesën e vet, anipse kur debati mori dhenë. Por mediat greke u përfshinë pavarësisht kësaj: Lila është personazh tërheqës për to.

Ndërsa futbollistët vetë nuk e vranë mendjen për të thënë diçka tjetër. Ata nuk arsyetojnë si imamët, dhe as nuk thellohen për të kuptuar shumë këto lloj çudish.

Disa sugjerime korrigjuese

Pavarësisht këtyre elementeve, duke llogaritur fuqinë ndikuese të futbollistëve, përmasat e mëdha të debatit që krijojnë ngjarje si këto që kanë topkëmbësat në qendër, ndoshta ia vlen të merren disa masa parandaluese.

Futbollistët e përfaqësueses kanë popullaritet të madh, sepse ata mishërojnë ngjyrat e kombit, pavarësisht origjinës, fesë, seksit të mbështetësve të tyre. Pra i përkasin tërë kombit. Rreshtimi i tyre, afirmimi publik dhe me forcë i përkatësisë së tyre fetare, krijon- duam apo nuk duam-, një lloj preteksti për debat, brenda një popullsie të përbërë nga disa besime. Madje dhe brenda ekipit vetë. Aq më tepër video si ajo. Për më shumë, ka patur një rast tjetër, kur me gjasë pikërisht nën ndikimin e leximit të realitetit konkret, apo global, me syzet e ndonjë imami, prej futbollistëve kemi patur qëndrime që gjithashtu krijojnë debat. I tillë ishte rasti i një qëndrimi të Mavrajt, një futbollist i jashtëzakonshëm, një model në sjellje njerëzore, sipas gjithë atyre që e njohin. Mavraj dha një lexim të çuditshëm për masat e sigurisë që u morën në ndeshjen me Izraelin.

Ky lexim i tipit konspirativ, minimizonte rrezikun e terrorizmit në atë ndeshje, duke e vënë gishtin tek ndonjë skemë globale, apo e frymëzuar nga vetë Izraeli për të frenuar tifozerinë shqiptare. Leximi në fjalë shkonte ndesh me gjithë njoftimet e medias ndërkombëtare,  mjaft e  mirinformuar, madje dhe me prononcime ambasadorësh, kongresmenësh amerikanë, se në Elbasan po përgatitej realisht një atentat që kërcënonte jo vetëm publikun, po dhe jetën e futbollistëve. E po ky lexim nuk krijon simpati njëlloj si mbrojtja dhe golat e tij, si me Francën në miqësore. Mavraj madje tha diçka përçmuese dhe për Izraelin para ndeshjes. A i ka Mavraj ide të vetat, apo ide të induktuara, në sintoni me ato leksionet zanore që jepen nëpër xhami?

Jemi në dilemën klasike: feja apo kombi janë përcaktues në identitetin që shpërfaq një individ, në rastin konkret, një futbollist? Më saktë, cila përkatësi dominon, apo është e para në raport me tjetrën? Me topin, me talentin e vet në stadiume, futbollisti shpërfaq kombësinë. Futbollistët janë thirrur të jenë përfaqësues të Kombëtares, domethënë të Kombit, por nuk do ishte mirë të shtyhen të bëhen vetëm të një feje. Nëse futbollisti vendos fenë në plan të parë, nëse ai e shpërfaq intensivisht në publik këtë përkatësi si ndonjë veprimtar fetar, nëse ai bën të vetat pozicionet më sektare të fesë së vet, për fetë e tjera, për shtete të caktuara,  ai do hidhërojë mbështetësit e vet jashtë fesë së tij. Do të krijojë probleme me bashkëlojtarët. Do nxisë debate të pafrytshme në shoqëri, etj., etj. Mund të na krijojë probleme ndërshtetërore. Na cënon potencialisht imazhin kombëtar.

Mirëpo në këtë gjë, futbollisti thjesht pëson. Janë imamët, apo dhe priftërinjtë (nëse ka raste të ngjashme) farkëtuesit e bindjeve fetare. Ata duhen të jenë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre, për formën që i japin ndërgjegjes së qytetarëve, të futbollistëve, të rinjve. Kështu ndoshta do ishte mirë që ata të mbaheshin pak më larg Kombëtares, sepse nëse kemi të bëjmë me klerikë që vendosin fenë para kombit, kështu do të ndodhë dhe me futbollistët.  Vija ndarëse e ekstremizmit fetar dhe përjetimit paqësor, privat të fesë kalohet nëse dikujt i thua se para se të jesh shqiptar, je mysliman.

Nuk e dimë nëse ky është rasti i Imamit Kalaja apo ndonjë imami tjetër. Por dimë se ku është kufiri midis ekstremistit dhe një besimtari të devotshëm dhe patriot. Dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sepse një figurë publike, futbollist ose jo, ndikon shumë. (Konica.al)

22 komente në “Kombëtarja përfaqëson kombin! Është jashtë çdo feje dhe mbi çdo fe!”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    FE dhe KOMB jane NJE more rrota [email protected]!
    Nuk mund te konsiderohet komb po nuk ka besimin qe i perket.
    Sunitet,shiitet apo mujahedinet nuk mund te perfaqsojne KOMBIN SHQIPTAR,pasi nuk kane fene kristiane[shqiptare] .
    Ne ekipin francez luajne citizens franceze por me kombesi algjeriane,tunisiane,etiopiane etj,por se ata kurresesi nuk e pranuan as vet kombesine franceze vec nenshtetesise.

    1. efkareminderit says:

      Te ka mbetur ora ne Mesjete o mavri me boje…

      1. adi says:

        nazarko
        ke nje problem te madh egzistencial si cdo turk-arab qe jeton ne europe apo ne cdo vend ku civilizimi njerezor eshte shkeputur nga majmuni. ju te gjithe jetoni nje jete plot komplekse dhe hipokrizi e kuptohet e vetmja menyre qe te vazhdoni te shtyni kete lloj frustrimi eshte te genjeni veten dhe te tjeret ne menyren me te trashe te mundshme.
        a) turko genjen si deri . por ne kombetaren shqiptare nuk ka shkuar asnje prift per ti bere reklame vetes e krishterimit, se krishterimi ka forcen e drites te jetes te te vertetes dhe nuk ka nevoje per reklamen si malli pa vlere islami.
        b) prifterinjte si ne greqi itali apo gjermani nuk shkojne vete per ti bere reklame vetes dhe krishterimit te futbollistet ( kjo eshte qesharake sa vete islami) por jane titullaret e klubeve ose federatave qe ftojne me insistim kleriket si nje menyre per te motivuar dhe per tu dhene vetbesim skuadrave .dhe turko-arab NE VENDET KU LUHET FUTBOLL NUK KA VENDE DHE KOMBE TE SHKALAFITUR NGA PUSHTUSI SI NE SHQIPERI ATJE JANE TE GJITHE TE KRISHTERE. pradaj turko-arab te besh sikur haron nje gje kaq thelbesore eshte nje nga keto mashtrime-genjeshtrat ordinere perdorur nga islamiket qe ne shumicen e rasteve thjesht ju a shpifin me shume gjithe atye qenieve qe zoti i beri njerez.
        c) nazarko ti jeton dhe mendon si cdo turko arab tjeter i kesaj bote, per ty nuk ka rendesi arsyeja thelbi per ty dhe per ju ka rendesi dukja. per ty nuk ka rendesi se mavraj eshte nje xhihadist qe eshte ceshtje kohe deri sa te hedhi veten ne ere ne ndonje vend, per ty nuk ka rendesi qe nje pjese e kombetares shqiptare eshte bere si nje celule e isis. per ty si cdo hipokrit dhe frikacak turko-arab ka rendesi qe mos te dukemi keq ne europe , a thua europa dhe bota nuk ka sy per te pare e mendje per te gjykuar. dhe pyetja qe lind eshte pse????? sepse te shqetesimi jot eshte edhe pergjigja ,sepse ti e di qe islami eshte fe e nje qyteterimi tjeter te pazhvilluar jo europian ne armiqesi me kulturen dhe qenien europiane, se islami eshte ne thelb vete terrori , eshte menyra e jeteses e njerzve te pazhvilluar qe arsyeja dhe logjika e munguar i ben te jene agresive si kafshet ndaj atyre qe i kane dhene vlere jetes dhe njerezimit. dhe per kete behesh qesharak si cdo sunit kur mundohesh te fshihesh si struci.
        d)nazarko turko-arabi nga qenie te pazhvilluara islamike si imamet dhe xhihadistet nuk ndihet i ofenduar asnje i krishtere per kete te jesh i sigurt 100%. ata qe ndihen te fyer jane shqiptaret qe kane ne perfaqesusen e tyre qe mbajne ne gjoks flamurin simbol te krishterimit ca dera turko-arabe.
        e) pse nuk ben pyetjen thelbesore se pse vetem islamiket turqit e ardhur ne ballkan ngordhin te bejne simbolin e shqiponjes???? dhe nuk kemi pare te krishtere?????? prape pergjigja eshte e thjeshte se te krishtert nuk kane nevoje te duken sikur jane shqiptare sikur jane europiane ata jane ne thelb te tille dhe nuk kane nevoje per gjeste turqish.
        Dhe e fundit ne mediat e rajonit ishte deklarata e fundit e punedhenesit tend erdoganit qe deklaronte se popullsite mysylmane te ballkanit jane pasardhes te turqve dhe ata jane te mirpritur ne turqi si ne shtepine e tyre. dhe kjo ne fakt i permbledh te gjitha qe nga shkrimi jot idiot te deshira arabe e mysylmaneve qe bejne shqiponjen.
        ne thelb ai i ka thene te gjitha !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        1. ,,,,,,, says:

          Bravo shume e drejte.

      2. Adriatik says:

        Rendesi ka qe postohet foto e ketij turkoshqiptari imam hoxhe ku di gje une, qe te bindeni te gjithe qe turkoshqiptaret jane rrace ariane me sy blu dhe me floke biond.

    2. Argita_B says:

      Kopili i kapterrit qimariot, ne France nuk ka kombesi ne pashaporta ashtu si ka në greqistanin ku jeton ti dhe na mer per model. Greqia eshte vendi me i prapambetur i komunitetit Europian, vendi me me borxhe, vend i kapur nga ekstremizmi fetar. Franca shte shtet laik, besimi eshte diçka intime, personale, i siguruar si e drejte kushtetuese po qe rri jashte institucioneve publike.
      Kombi shqiptar nuk eshte themeluar mbi baza fetare, pra mos na mbush faqet me mashtrime ketu injorant fshatar.
      Ik kullot lopen se nuk te paguan kush per fake news.

      1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

        mendimet apo idete tona qe japim ketu per nje teme nuk i japim qe te pranohen apo miratohen nga te gjithe ,prej arabeve shqipfoles apo te tredhurve [atheoi] si puna jote,kjo kaq na ben madje st’arxidia mas………………..

  2. Vlonjati says:

    …….dhe pergjigjen e gjen tek pula qe eshte mesuar te haje mut ashtu si injotantet me koken poshte dhe bytha si minare.

  3. vlora.vlora says:

    Qe kur kane ardhe keta kosovaret ne kombetare kane filluar keto gjera ,me perpara kur kishim kombetaren tone vetem me shqiptare as faleshim ne kisha dhe xhamira as e ngrinim bythen perpjete si mavraj ,lere lila fshatarin .FSHF duhet ta ndaloje kete gje ,nqs ketyre u pelqen te falen ,te shkojne po jo me fanellat e kombetares

    1. Fiamuri Arberit says:

      Lila, Sadiku dhe Hyka jane islamiste edhe pse nuk jane kosovare. Kosovar nuk eshte as hoxhe Kalaja. Pra keta tre lojtare qe i permenda jane islamiste sic jane edhe kosovaret Mavraj dhe Meha. Prandaj ti mos be dallime .
      Ta them te drejten, une nuk e dua nje kombetare qe me shume ndihet fetare se sa kombetare. Per kete aresye edhe humbjen (kete here) e perjetova shume lehte.

  4. Prift e hoxhe, nje mut te dy. says:

    Jam absolutisht dakord me ty Mentor. Ndoshta duhet t’ja kishe thene me troç. Qe ai imami duket qe nga futyra qe eshte djall, bashke me prifterinjte e ketyre koherave. Dhe ata futbollistet te cilet shoqerohen me ate imam dhe falen ne xhami, jane shume po shume injorante.

    1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      Amoni mbajeni sa me larg SALAFISTIN Kalaja prej futbollistave kuq e zi se ka me na i qi ne byth te shkretet ene kan me ju dal syt si tope prej dhimbjes. ?
      Feja e shqiptarit asht shqiptarija .
      Fet shkojn e vijn por Shqypnija mbetet.
      Mbanja besimin per veti mre hazgana dhe mos e nxirrni ne publik kur perfaqsoni kombetaren.
      STOP SALAFISTIT KALAJA
      Larg Kombetares Kuq e ZI.

  5. anton says:

    nuk ke nevoje ,shiko fytyrat e tyre dhe e din prej nga kane ardhur.mongol-tartar

  6. Republika e Albanistanit says:

    Kombetarja e Shqiperise perfaqsohet nga sunita shqipfoles qe skane te bejne me identietin shqiptar dhe ate kombetar sic e tregojne me mjekrat arabe apo urrejtjen ndaj pseses tjeter te popullises shqiptare te nderuar kristiane.
    Sunitet nuk njohin atdhe para Islamit.Kot e keni .

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      Sakt,por e keqja qendron se jane shume edhe te tredhurit apo bastardet[atheoi] si shume komentues ketu qe pretendojne si ”kristiane” te ndajne nje kombetare me sunite,shiitet apo mujahedinet……….!!!!???
      Nje plehre me siper me dialogon se ne France etj nuk ka fe kombetare pasi eshte shtet laik dhe se cdo majmun muslimon mund te besoi ku te doi!!!
      Nese nuk ka vlere feja e nje kombi,athere Anglia,Sweden,Norwey,Swiss etj[nuk po permend Greqine pasi suniteve u dalin syte nga vendi] perse nuk e heqin kryqin nga flamuri/emblema i kombetares kur ne te luajne majmuna/sunita me lesh….!!!!??
      Pra,FEJA,GJUHA dhe KOMBI jane NJE e te pandare,pra jane IDENTITETI.

  7. rumpallhana e ripjelljes says:

    Po ik o Mentor se nuk lahet muti me shurre. Ik ngri dhe ti bythen ne xhami dhe leri filozofitite e tua pa asnje vlere, e lagu se lagu. Dhe kur shkojne prifterinje tek lojtaret shkojne per nje gje te shenjte qe ata besojne, nuk shkojne te bejne gallate dhe as te tallen me kleriket e feve te tjera. Ky shkrim idiot nuk mund te shkruhej nga njerez te mbushur me mbllefe dhe shpirtligesi si puna jote o koktrekendesh taleban qe do ta kalosh nje situate qe sduhet te ndodhte hajt se ky vend eshte fanar per tolerance fetare.

  8. katarakti says:

    Kush ve fene mbi kombin nuk eshte shqiptar dhe nuk ka pune me kombetaren. Shqiptaret jane bijte e Skenderbeut, pavaresisht fese se tyre. Ata qe nuk e konsiderojne veten si bij te Skenderbeut, por te sulltan Hamitit, te kepusin qafen nga kombetarja dhe te shkojne ne te semes. Ndofta Turqia eshte vendi i te pareve te tyre. Shumica e shqiptareve jane laike, nuk jane praktikante dhe nuk e rruajne shume per fe. Prandaj te krishteret dhe muslimanet shqiptare e konsiderojne njeri tjetrin si vellezer. Jane martuar dhe do martohen me njeri tjetrin pa iu bere vone per prift dhe hoxhe. Personalisht preferoj me mire te kemi nje kombetare te dobet se nje kombetare te “forte” por te mbushur me islamiste.

  9. ay says:

    Po si nuk keni turp??po cju intereson ju se tjeteri eshte mysliman apo kristian apo budist? njerezit jane te lire te besojne e te bejne cfare te dojne o njerez qe vetem njerez nuk jeni por dhe kafsha eshte me mire se ju. Ju keni ngelur si enveri qe kishte vetem partine e as gje tjeter. o te mjere. shihni punen tuaj e boll. lerini njerezit te jetojne

  10. krysho ludovik says:

    “kombetarja” e beduin rames nga keta perbehet
    nga llumi i getove arabe te evropes te cilet nuk paten bythe te vene te leftojne per xhihad ne siri edhe ngrene bythen neper fushat e gjelbra te futbollit.

  11. shpresa says:

    Ate qe ka ngulitur feja ne shekuj, nuk mund ta shpebjne njerez pa kulture, dije e histori sot. Ata perfitojne nga talenti qe behen futbollist dhe nuk dine me tutje se ç’behet duke perfituar nga kjo dhe duke mos pasur njohuri per kombin dhe njerezimin. U duket se çdo gje bie nga qielli, kur ai eshte bosh (ne mendim) dhe plot me elemente te tjere material por jo shpirteror. E, sa larg jane njerezit e paditur nga e verteta!

  12. Ed tironci says:

    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA…O SUNITA!!!NA LIDH GJAKU…SNA LIDH FEJA!!!

  13. GJERGJI KASTRIOTI says:

    KY MJEKROSHI ESHTE TERSI I KOMBETARES. KY SI MYSLIMAN QE ESHTE I KA USHQYER ME URREJTJE PER SKUADREN E IZRAELIT DHE CUNAT TANE NUK E KISHIM MENDJEN TEK TOPI DHE PORTA, POR SI TE TREGONIN VENDIN CIFUTEVE SE JANE ARMIQ TE ARABEVE. PRANDAJ EDHE BERISHA E HUMBI LOGJIKEN DHE DOLI NGA LOJA ME TE KUQE, PA PIKEN E ARSYES. KY ISHTE NJE AUTOGOL QE E FUTI PA KUPTUAR KY MJEKROSHI I XHAMISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje