“Kush qesh i fundit?”, Rama me filmin për fëmijë ‘të maces që ha miun’ po thumbon çadrën e opozitës apo gjithë kundërshtarët…?!

26 Mars 2017, 13:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama po bëhet gjithnjë e më aktiv në rrjetet sociale.

Në postimin e parë për këtë të dielë në Facebook bashkë me urimin për një ditë të mbarë për ndjekësit e tij, Rama u ka sugjeruar të shohin dhe një film vizatimor të animuar, prodhim shqiptar me titull “Kush qesh i fundit?”

Rama: “MIRËMËNGJES ?dhe ju uroj një të dielë të qetë, me këtë film kalamajsh për të rritur që po nuk e patë vetë të paktën tregojuani kalamajve”.

Historia e zakonshme e maces qe kerkon te haje miun, por ky i fundit me shkathtesi arrin t’i shpetoje shume here thonjve te mprehte te maces. Atehere macja nderron taktike. Pret thonjte dhe me anen e nje letre i ben te ditur miut se nuk do ta ndjeke me.

Miu megjithate eshte i kujdesshem dhe mundohet te haje kur macja nuk eshte ne dhome. Po ky kujdes nuk vazhdon per shume kohe sepse miu filon te haje shume gjersa vjen nje moment ku ai do te fshihet ne vrimen e tij por tashme eshte fryre aq shume sa nuk e nxe me vrima e keshtu perfundon ne thonjte e mprehte te maces.

4 komente në ““Kush qesh i fundit?”, Rama me filmin për fëmijë ‘të maces që ha miun’ po thumbon çadrën e opozitës apo gjithë kundërshtarët…?!”

  1. Aleksander says:

    Mire vetting-un e votoi vete ky miu,dhe po vete do te kthehet te votoje prape ne parlament,e po keshtu vete(si cecua) do te shkoje edhe me 18 qershor ne zgjedhje.Por,keshtu vete do te hyje edhe ne kafaz ??!

  2. Eli says:

    per Kryeministrin (por jo vetem) eshte shume e dobishme te mesojne tregimin e luanit me miun…

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Hajde, hajde o kryepalle, bej qejf me popullin idiot qe te meriton.

  4. bob says:

    I qenkan rritur maces thonjte e prere?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje