Mandala: Greqishtja e Himarës nuk është e vjetër, prejerdhja e himariotëve dhe arbëreshëve

26 Mars 2017, 22:15Kulturë TEMA

Mandala flet për prejardhjen e përbashkët të arvanitasve dhe arbëreshëve-Morenë. Flet për himariotët dhe origjinën e tyre. Bankieri Enriko Kuçia? Arbëresh, me prejardhje nga Kuçi i Vlorës.

Mentor Nazarko– A ka sot më shumë arbëreshë që flasin shqip, ose të gjakut arbëresh që flasin shqip, apo më pak?

Matteo Mandala– Sigurisht që ky është një problem të cilin tani do e përballojmë se nuk kemi ç’bëjmë tjetër. Duhet që të bëjmë kurse në shkolla, duhet që të kemi media në gjuhën arbëreshe dhe instrumente të tjera. Ndihmat që i kemi kërkuar qeverisë italiane nuk na kanë mbërritur dhe po përpiqemi t’i kërkojmë një mbështetje politike qeverisë shqiptare sepse jemi të bindur që bashkësia arbëreshe është gjithmonë e Shqipërisë, si para shumë vitesh dhe presim shumë që të kemi përgjigje pozitive.

Mentor Nazarko– Papas Belushi ka bërë një studim për arvanitasit në Greqi, ju çfarë mendoni për trajtimin e tyre në këtë studim…?

Matteo Mandala– Nuk dua të flas për studimet e Papas Belushit. Sigurisht që prania e shqiptarëve në Greqi është një shembull tjetër i shpërndarjes shqiptare në mesjetë dhe arvanitasit do duhet të kenë të njëjtat të drejta që po gëzojnë arbëreshët si në Itali ashtu dhe në Evropë

Mentor Nazarko– Kaq duhet të kenë?

Matteo Mandala– Sigurisht, Greqia është pjesë e BE-së dhe BE-ja e ka miratuar qëndrimin themelor, dokumentin themelor, që është karta e të drejtave njerëzore, ku një nga pikat kryesore është njohja dhe ruajtja  e gjuhëve të ndryshme kombëtare, ku dhe Greqia është e detyruar t’i njohë të drejtat arvanitasve. Atje ku flitet albanikishtja duhet të mbrohet ashtu siç është mbrojtur  këtu.

Mentor Nazarko– Si shpjegohet, sipas jush, kjo sjellje e Greqisë?

Matteo Mandala– Nuk është vendi këtu për t’i thënë këto, janë debate dhe shkaqe polemike diskutimi, dua të them diçka tjetër, dua të them vetëm se ka disa probleme që duhen kapërcyer dhe për të mirën e Greqisë.

Mentor Nazarko– A ka lidhje midis këtyre dy komuniteteve arvanitas dhe arbëresh në dijeninë tuaj?

Matteo Mandala– Për shumë arsye, lidhje kulturore, lidhje shkencore, po se po, ka qenë.

Mentor Nazarko– Po prejardhja? Arbëreshët e Siçilisë nga cilat zona vijnë më shumë në studimin tuaj?

Matteo Mandala– Arbëreshët e Italisë vijnë shumica, pjesa dërrmuese, nga jugu i Ballkanit, një pjesë e mirë nga Morea.

Mentor Nazarko– Nga Morea. Pra kjo është pjesa e përbashkët midis jush dhe arvanitasve?

Matteo Mandala– Po, po, kemi marrëdhënie të përbashkëta, kemi prejardhje të përbashkët.

Mentor Nazarko– A ka, sipas jush, prejardhje prej zonës së Himarës në pjesën arbëreshe të Italisë?

Matteo Mandala– Sigurisht që po.

Mentor Nazarko– Sepse ju e dini që…

Matteo Mandala– Të të them diçka, mbiemrat më të përhapur këtu në fshat janë Kuça që vijnë nga Kuçi si Mal, Matranga. Ka aq shumë, është e vështirë të t’i them tani, është Skiro që vjen nga jugu, ka Pilura për shembull që është një fshat tjetër (Piluri juaj). Kemi marrëdhënie të ngushta dhe është vështirë t’i themi tani për dhjetë sekonda. Himara sigurisht është një nga bashkësitë arbëreshe, që pastaj kaloi në jugun e Greqisë dhe pastaj ka ardhur këtu

Mentor Nazarko– Cili është shpjegimi juaj filologjik për greqishten e Himarës? A është një greqishte e ndikuar?

Matteo Mandala– Nuk është një greqishte e vjetër, e para. Nuk ka tipare të greqishtes së vjetër sepse do të ishte një çudi që të ishte ashtu. Sepse përndryshe nuk kuptohet pse shqiptarët nuk kanë fjalë të vjetra të greqishtes së vjetër. Është një dialekt i cili është vendosur në një komunitet grek në mesjetën e vonë. Nuk është shumë e lashtë, por sigurisht kanë ardhur aty shumë kohë më pas ardhjes së shqiptarëve. Këtë e tregojnë toponimet ku janë shkruar sipas ligjeve fonetike të zhvillimit.

Mentor Nazarko– Nga studiuesit grek, greqishtja e Himarës mbahet e rëndësishme për shkak të pranisë në të të fjalëve të greqishtes së vjetër. Pra në greqishten e Himarës ka elemente të greqishtes së vjetër.

Matteo Mandala– Ka studime edhe të kryera nga studiues shqiptarë që janë grekofonë, që përpiqen të vërtetojnë me disa fjalë që ka gjurmë të një lashtësie gjuhësore që lidhet me greqishten klasike. Por në fakt nuk kanë një mbështetje, është një kënetë, nuk është një terren i sigurt. Kështu që asnjë nga studiuesit nuk pranon se këto dialekte greke në viset e Himarës të jenë aq të lashta sa ç’thuhet.

Mentor Nazarko– Domethënë ju mendoni që greqishtja që ata flasin nuk është e vjetër, dhe se ata janë shqiptarë greqishtfolës apo janë grekë të ardhur?

Mateo Mandala– Jo, nuk kemi  të dhëna dokumentare. Hipotezat hidhen në terren në momentin kur gjen mbështetje diku, nga pikëpamja gjuhësore por edhe nga pikëpamje antropologjike. Dihet që mesjeta në Ballkan ka qenë një rrëmujë totale, ku popujt   zhvendoseshin nga një vend në një vend tjetër dhe shqiptarët janë shembull i qartë i këtij nomadizmi që do vazhdojë për shekuj me radhë. Ne kemi familje që vijnë nga veriu i Shqipërisë, Rrioli (Rrjolli).  Kemi familje me këtë mbiemër. Kemi trajta gjuhësore që janë njësoj me atë që quhet gegërishtja, kjo domethënë që dikur shqiptarët ishin të përhapur, më të bashkuar gjuhësisht, se sa janë sot. Në atë kohë, po të kishte pasur bashkësi grekofone, në ato vise do të kishim pasur gjurmët të Greqisë.

Mentor Nazarko– Nuk i kemi?

Matteo Mandala– Nuk i kemi as ne, nuk i kanë të folmet shqiptare në zonën e Himarës,  po për më tepër nuk ke dialektet greke.

Mentor Nazarko– Po pse është quajtur kjo Piana dei Greeci? Apo për shkak të fesë?

Matteo Mandala– Ka lindur një ngatërresë këtu. Ne në fillim quheshim kështu sepse për shkak të fesë ne na quanin grekë.

Mentor Nazarko– Ortodoksë…

Matteo Mandala– Siç quanin edhe sllavët, edhe ata që vinin nga Ballkani, për italianët, ishin grekë. Me kalimin e kohës përveçse arbëreshët këtu e kanë quajtur veten arbëreshë, me kalimin e kohës, u vendos emri i ri, më duket se ishte viti 1934, u vendos përfundimisht emri Piana degli Albanesi.

Mentor Nazarko– Vetëm një pyetje të fundit:  ne kemi një portal në të cilin i kemi kushtuar vëmendje figurës së Enriko Kuçës dhe meqë ju ma përmendët, cila është origjina e tij?

Matteo Mandala– Origjina e Enriko Kuçës është nga një fshat afër Mezzoiussos. Një fshat i themeluar nga arbëreshët dhe mbiemri Kuça atje është shumë i përhapur. Ai  ka lindur në një familje që ishte e italianizuar tashmë, nuk dinte më as shqip, as dinte për prejardhjen e tij shqiptare, kështu që kur e kam pyetur nuk dinte të më thoshte dhe as munda të mësoja diçka më shumë.

Mentor Nazarko– Andreoti mua më ka thënë që ai e pranonte përkatësinë shqiptare.

Matteo Mandala– E pranonte në mënyrë konfidenciale, Nuk e thoshte publikisht. E njëjta gjë është dhe për Stefano Rodotta.

Mentor Nazarko– Nga e ka prejardhjen fisi i Kuçave?

Matteo Mandala– E sigurisht nga fshati Kuç, që është në rrëzën e Vlorës e Himarës,

Mentor Nazarko– Domethënë këtu ka dhe prurje nga ai fshat?

Po, sigurisht.

Matteo Mandala– Po./Konica.al

20 komente në “Mandala: Greqishtja e Himarës nuk është e vjetër, prejerdhja e himariotëve dhe arbëreshëve”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    hahahaha,hajdut nga Kuci je a i vrare………….!!!!???
    o Zot,cfare tjeter do te na shohen site…!!!??? injorancia sunite nuk njef limit……….

    1. Speci i Manit says:

      Shqiptaret jane pasardhes edhe te ilireve edhe te epiroteve edhe te maqedonasve edhe te malsianeve, ashtu siç jane edhe sot.

  2. Mbreti says:

    Greket jan jevgjee/ gabel!! Cdo grek qe esht i bardh eshte ose shqiptar ose sllav kurrsesi grek! Greket duken si Kurde/ Persiane me pak fjal si Jevgje!

    1. Bubullina says:

      Ne qofte se do ishte krijuar nje shtet me gjuhen perandorake latine, atehere a do te quhej ai komb latin me gjuhe kombtare latine?

  3. Lacko says:

    Keni te drejte or ju miq ,edhe George Bushi rrjedh nga shqypnia se mbiemer Bush ka plot ne shqypni ,himariotet kot flasin greqisht per qejf e bejne, se ata jane shqyptare ,Ne jemi te gjithe shqyptare me prejardhje nga Albania e Kaukazit,dhe le te plasin anmiqte tane se ne jemi pellazg ,pavarsisht se 80%kemi fe Arabe Selxhuke,Populli shqiptar eshte i dhjere por eshte krenar.

    1. Theatrical says:

      haaaahaaaahaaaaahaaaaa…çu kenaqa
      o z.Nazarko,
      ai e shikon si jane leshuar beqiret e janudhjakes
      njeri thote qe “je hajdut nga Kuçi..”
      ai tjetri thote “je xhihadist”
      ky tjetri “Xhorxhi Bushi eshte nga Shqypnia(harron qe Jorgos Mpusis eshte greq safi hahahaha)
      ai me poshte,i paska thene mami “mos u bej kokforte si shqiptaret po behu beqir i bindur si greket”

      o beqiret e janudhjakes,NUK ka greke në Himare..greke nuk ka as në Greqi
      thjeshte ka disa injorante qe ju kanë thene se jeni greke,
      keta fshataret e Himares kur vajten në Greqi në 90′,ose nuk dinin fare greqisht ose dinin 2-3 fjale me gabime..dhe kur ju vinte turp qe nuk flisnin dot greqisht thonin,nuk na la Enver Hoxha te mesonim gjuhen greke haaahaaaahaaahaaahaaa

      Himara eshte shqiptare,pastaj se ça jane himariotet pak rënci ka

      1. Emili says:

        Mamaja ime është himariote. Nuk dinte shqip deri sa vajti në shkollë . Gjyshja ime gjithashtu, gjyshi im, gjithashtu, dajot e mi, gjithashtu, kishurinjtë e parë, gjithashtu , motrat e mia, gjithashtu, komshinjtë e tyre gjithashtu.. Mund të vazhdoj.. Së janë grekë apo jo mund t’a vini në tavolinën e diskutimit, por që vini gjuhën që flasin është injorancë dhe tregon komblekse të thella .

  4. adi says:

    xhihadisti nazarko mundohet te beje diversion nder shqiptare po si gjithmone del me bisht ne shale.
    xhihadisti nazarko ben pyetje turqish kunder grekeve ( se nje xhihadist ka te parin islamin dhe greqia eshte simbol i krishterimit) po nuk i ben dot pyetjen thelbesore mandales KUSH JU DEBOI NGA ARBERIA??????
    xhihadisti nazarko do te relativizoje ose te mohoje bashkejetesen greko-shqiptare ne himare me pyetje turqish po pergjigja e mandales eshte e prere se greket ne himare nuk jane shume te vjeter por jane pak me te vjeter se shqiptaret.( e verteta ne fakt eshte krejt tjeter shqiptaret dhe greket kane jetuar ne himare per mijevjecare pa pasur probleme me njeri tjetrin deri sa filluan te fusin hundet turko-arabet e ballkanit)
    xhihadisti nazarko interesohet per te drejtat e arvanitasve greke ne itali ????? , nderkohe qe ne greqi ndryshe nga ne itali arvanitasit kane qene deputete kryeministra e ministra, i fundit ministri i jashtem i greqise pangallo ja merte kenges arvanite ne stacionet e tv greke dhe kjo eshte perndjekje sipas xhihadistit nazarko?????
    xhihadistit nazarko nuk i ben pershtypje se kudo ku jane shqiptaret e debuar nga gjysherit e nazarkos jane te gjithe ortodokse edhe ne italine e papes katolik ??????
    xhihadisti nazarko nuk e kupton dot ( si turk i ardhur vone ne europe ) se shqiptar nuk te ben vetem gjuha po eshte dhe feja eshte dhe historia eshte edhe tradita e mbi te gjitha gjaku ne gene.
    xhihadisti nazarko eshte aq i palexuar e kenduar tek e fundit si cdo sunit sa e beri per te qeshur mandalen kur i thoshte brockulla per greqishten e himares. nazarko xhihadisti nuk mund te flitet ne keto vite greqishtja e vjeter o palle turke se eshte njelloj sikur te kerkosh te jete gjalle aleksandri i madh, greqishtja e himares ka trajta te greqishtes se vjeter.
    e mor xhihadisti nazarko i ke hallall koker me koker lirat e erdoganit , tek e fundit nuk ke pse turperohesh ti sherbesh gjakut tend.
    je i mirepritur me ndonje shkrim per te mirat qe mongolet turq i bene shqiperise duke vrare prere e debuar gjysmen e popullsise.

    1. xxxx says:

      Hahahaha ti qeke megjithe mend komplet kokrra e kkkk ik more hajvan vizitohu se qeke keq fare nga trute e kokes hahahahaha ku e blen buken ti mor carac hahahahaha o Edi Rama mbylli ne psiqiatri keta gjysmak se na qelben ambientin

  5. Kris says:

    Sigurisht qe jo! Grekerit e sotem flasin te njten gjuhe si himariotet! Por lerini keto nacionalizma! Duhet te jetojme pa urryer! Dashuria dhe respekti duhet te mbizoteroje! Prinderit greke u thoshin femijeve te tyre ” mos u beni kokeforte si femijet shqiptare:! Njelloj kemi thene edhe ne “koke bullgari” kupto maqedonsi, sepse para luftes se dyte s’kishte Maqedoni njheshe si Bullgari!

    1. Aleksander says:

      Nuk eshte e vertete, une jam vete me origjine nga Dhermiu, dhe greqishtja qe flasim neper fshatrat tona eshte ajo qe flitej ne vitet 1700-1800…me shume fjale te vjetra qe greket e sotem nuk i kuptojne fare dhe me pak ndikim italian…e verteta eshte qe pjesa me e madhe e bregasve jane veriore te ardhur pas vdekjes se Skenderbeut, ndersa pjesa tjeter jane greke qe jane shperngulur aty gjate 500 viteve te fundit, por gjithsesi greqishten e flasin te gjithe. Ne Ballkan nuk mund te behen prerje me thike, ky vend grek apo ai vend shqiptar…Ballkani i tille ka qene, ne cdo cep te tij ka qene i perziere…kujto princat shqiptare ne Molldavi, kolonine shqiptare te Bukureshtit, “Palata Albanije” dhe rrugicen e shkodraneve ne Beograd (Skadarlija), Morene e famshme me arvanitasit, Hidren dhe deri dhe Kreten, banoret e te ciles kane zakonet e njejta me te verioreve tane qe ndjekin Kanunin…Ballkani nuk ka vend per nacionalizem, teksa per mijera vjet kemi ndare gjithcka me njeri-tjetrin!

  6. ,,,,,,, says:

    Me siper ne artikull thuhet qe ne Himare nuk ka gjurmr te Greqishtes se lashte dhe te Sotme,… po ju pyes ….po toponimet si Himarara, Vuno, Palasa, Ftera, Drimades, … c’fare gjuhe i perkasi, po emrat e banoreve si Eas, Polikseni, Sokrati, Efthimia, … qe jane me te perdorura ciles Kulture dhe periudhe i perkasin ????
    Po mbishkrimet mije vjecare Greke ne guret e Tempujve dhe Amfiteatreve, ciles gjuhe dhe periudhe i perkasin.
    Arnauti Nazarko me propaganten e tije anti Helene ti mesoje “histori” qorrave dhe lopcareve dhe jo atyre qe e kane te trasheguar kulturen dhe historine nga gjysherit dhe stergjysherit.

    1. ABC says:

      Po ku di ky re te keqen. Nje cop profesori eshte ne universitet. Po ty nga cili universitet te kemi qe tani dijme?

    2. Ilir says:

      Familjet himariote ne shek. XVIII – XIX
      1. Lirbo Mujo –
      2. Todor Kudhes –
      3. Gjoka Boga –
      4. Andrea Musica –
      5. Balsh Dhima –
      6. Komin Voja, Doja –
      7. Gjoka Dhamo –
      8. Petri Gjoni –
      9. Todor Brati, Perlin –
      10. Mitri… –
      11. Mark Gjoni –
      12. Gjika Gjoni –
      13. Todor Lumadhi –
      14. Dhimo Papa –
      15. Kondi Petri –
      16. Andon Ajas –
      17. Todor Kondavik-
      18. Meksi Palloshi –
      19. Gjon Palloshi –
      20 Dede Kola –
      21. Dhuman Gjipali, Gjikalli-
      22. Nikola Gjin Miri
      23. Gjek Leka –
      24. Gjoka Nika –
      25. Mark Suvari-
      26. Gjon Palloshi –
      27. Kondi Camije –
      28. Petri Gjini –
      29. Petri Petri –
      30. Todor Gjinok –
      31. Pteri Gjoni –
      32. Gjik Llanka –
      33. Gjin Gjon Aleksi –
      34. Mihran Levendari-
      35. Kond Martini –
      36. Dembllar Dimitrie –
      37. Nike Martini –
      38. Gjok Alemdari –
      39. Gjok Dhim Gjini –
      40. Dole Mandashi –
      41. Martin Zylkader –
      42. Kondaramo Muka –
      43. Lirbo Mujo –
      44. Aleks Peci –
      45. Gjini Gjorzaj –
      46. Gjika Llazari –
      47 Dhimo Tanushi –
      48. Pali Dhjako –
      49. Martin Tanushi, Janushi –
      50 Gjika Mehilli –
      51. Emeklu Dhjako –
      52. Gjon Pavllari Mehilli –
      53. Dhimo Gjon Vllasi –
      54. Petri Dhima –
      55. Dhima Emelkuri –
      56. Thanas Jorgonllu –
      57. Nika Kallandori –
      58. Aleks Menko, Nenko –
      59. Dhimo Dermali –
      60. Leka Dermali –
      61. Kuka Leondari –
      62. Selka Ulmi, Almi –
      63 Todor Gjini –
      64. Gjok Gjini –
      65. Simon Nika –
      66. Dhimo Mamija –
      67. Meks Mamija –
      68. Gjon Leondari –
      69. Kond Andredo –
      70 Gjin Todori –
      71. Pal Melani –
      72. Meks Mitrije –
      73. Andrea Gjomija –
      74. Pali Panajoti –
      75. Kont Lela, Della –
      76. Gjurka Kondi –
      77. Gjika Dhima –
      78. Dhima Gjon Meshi –
      79. Nika Dhima –
      80. Kont Gjoni –
      81. Dhima Mihallo Limarho –
      82. Andrea Zota, Voja?-
      83. Dhima Nika –
      84. Papa Thanasi –
      85. Todor Nika –
      86. Kond Todori –
      87. Gjoka Jorgo –
      88. Papa Aleksi –
      89. Andrea Petri –
      90. Leondar Meksi –
      91. Todor Meksi –
      92. Nika Plaku –
      93. Gjon Menika, Mnika?-
      94. Gjin Meksi –
      95. Meks Mnika, Menika?-
      96. Gjok Pali –
      97. Kond Papa –
      98. Dhimo Papa –
      99. Muji… –
      100. Gjin Pali –
      101. Todor Gjin Gjoni –
      102. Dhimo Gjin Dhima –
      103. Nika Leka –
      104. Dhimo Andrea –
      105. Andrea Menkuli –
      106. Gjok Menkuli –
      107. Bardho? Ali Kopalli?-
      108. Gjin Jorga –
      109. Gjok Gjin Pjetri –
      110. Nikolla Gjoni –
      111. Kont Premti –
      112. Papa Nikolla –
      113. Kont Gjoni –
      114. Nika Gjin
      115…. Zoto –
      116. Gjok Jorgo –
      117. Dhimo Pelikani –
      118. Menkul Gjoni –
      119. Kont Panomllu –
      120. Andrea Jorgo –
      121. Kond Andrea –
      122. Petri …-
      123. Todor Mirdemko –
      124. Dhimo Andrea –
      125. Todor …-
      126. Aleksi Papa –
      127. Zot Gjoni –
      128. Niko Mirini? –
      129. Dhimo Kondi –
      130…. Bardhi –
      131. Dhimo Leka –
      132. Gjoka Dhimo –
      133. Lika Kondi –
      134. Petri Todori –
      135. Jorgo Andrea –
      136……. –
      137. Martin Gjini .

  7. Tim says:

    Une kam lexuar nje liber me kujtime nga udhetimet qe ka bere ne Shqiperi Konsulli i Britanise Lear gjate viteve 1908-1912. Jane disa vellime me kujtime. Ne nje vizite ne Himare ai pershkruan grupimet e familjeve ne mehalla dhe emrat e familjeve kryesore. Por nje gje interesante qe ai shpjegonte eshte qe Himariotet ishin mercenare qe luftonin ne Itali apo ne Greqi. Ne keto luftra ata mesonin gjuhen italiane dhe greke. Por ne te njejten kohe grate himariote nuk dinin asnje fjale greqisht apo italisht. Ato te gjitha flisnin vetem shqip. Kjo eshte nje e dhene teper interesante dhe historianet tane do te benin mire qe ti studionin shenimet e Konsullit Lear. Ky eshte nje detaj i rendesishem qe tregon qe himariotet ishin te gjithe shqiptare dhe i kishin mesuar gjuhet e huaja vetem per te gjetur pune si ushtare ne ushtrite e huaja. Eshte njelloj si sot qe shume te rinj mesojne italisht, anglisht, frengjisht apo gjermanisht per te mbijetuar ne keto vende gjate emigrimit. Por femijet e tyre nuk mund te thine qe jane nga keto vende sepse origjina e tyre eshte Shqiperia.

    1. Can cen cun says:

      Kurse unë jam Norvegjez puro. Se dhe kur vij në Shqipëri bëj sikur kam harruar fjalët

    2. Zigur Qarri says:

      Shumica e historianeve moderne,konstatojn se rreth 80% e emrave te regjistruar per Stradiotët,jan me origjine shqiptare.
      Himariotet ashtu si mirditoret,kan qene te njohur si Stradiotë.Afer Piana degli Albanesi,eshte Hotel Restorant “Valle Himara”,
      ja vlen te pronotosh per nje Jave,eshte kenaqsi.

  8. Andy says:

    Po qe qenke komplet palle ti adi

  9. dash says:

    Kemi shume plera….i kemi pase gjithmone. Kot themi jemi “fisnik,te ndershem,te fjales,atdhedashes, “(por gjithmone te shitur, te greku ,te turku, te serbi) ………keta jemi NE ! Mjafton te lexosh me lart dhe dhe dy komente bashke nuk ngjajne

  10. Alban Hamzai says:

    Cfare jane arvanitasit ,cfare kane bere ata per Greqine dhe si Greqia I ka nga greket me te mire qe kane qene deri kryeministra e president te Greqise ,si jetojne e mbreterojne ata ne Greqi kete e dine vete arvanitasit dhe nuk presin nga ca tipa si Mandala e kompani tja u thote.Arvanitasit jane nga greket me te nderuar e te respektuar ne Greqi e jo si arbereshet e Italise qe nuk I njeh njeri jashte fshatit te tyre .Nga ana tjeter gjihte Italia nga zona mbi Napolin(gr.Nea polis) e deri ne jug se bashku me ishujt ne kohet antike kishte qindra koloni greke sa kjo pjese I Italise quhej Magna Grecia (Edhe studimi qe eshte bere ne ADN e italianeve te sotem te kesaj zone e nxjer ADN e tyre mbi 20% te ngjashem me te grekeve ). Kur arbereshet e Shqiperise shkuan ne Itali ,greket kishin 1500 vjet qe ishin vendosur aty. Edhe himariotet flasin vete dhe nuk presin mend nga Mandala e kompani. Greqishtj e Himares ka fjale dhe struktura gjuhesore dorike ,qe eshte nje prej dialekteve te hershem te greqishtes .Ne Kuc nuk ka greke se greket jane njerez te detit,e prane detit jane Himara,Dhermiu,Palasa etj banoret e te cileve jane greke. Erdhen ca malesore mirditore e krutane ne Himare rreth shek.16 e mbeten aty e jane shqiptare ,por ata jane te ardhur .Nuk presin himariotet nga Mandala e kompani tu tregojne se cfare jane. Cdo njeri e di vete cfare eshte e nuk pret tja tregoje tjetri ,aq me teper kur ai tjetri I thote kembes dore .Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje