Miqtë apo armiqtë e jashtëm të Lylit antishqiptarë!

26 Mars 2017, 19:40Blog TEMA

Nga Anri Bala

Më në fund, pas një xhiroje pa adresë dhe kuturu, me duar në xhepa, siç i mbanë gjithmonë, a thua se punët i shkojnë vaj, e po kontrollon diçka që i ka humbur në pantallona, kryetari i çadrës, është kthyer në strehën e tij, tek bunkeri prej lecke, të nxirë nga tymi i qofteve, e që  tashmë nuk mund të jetë mbrojtje për askënd, që ka bërë krime, ndoshta edhe vetëm të dyshuara, por të pagjykuara nga drejtësia.

Ajo çadër aty, është dëshmi e poshtërsisë së politikanëve tanë të “humbur”, që nuk lanë gjë pa bërë në mbrojtje të pushtetit të tyre, të fituar me pa të drejtë dhe tani që nuk e kanë, ëndërrojnë sikur ta kenë për të na groposur në llumin e marrëzive.

Opozitës tonë aq të nevojshme dhe të domosdoshme për një vend dhe një popull kaq të vuajtur sa i yni, nuk i ka ngelur asgjë, që të quhet “opozitë”. E katandisur si mos më keq, ashtu siç nuk ka qenë edhe në vitet më të mbrapshta, të devijimit të saj nga keqpërdorimi i pushtetit, duke përdorur një foltore që tashmë nuk vlen as për të pëllitur, vazhdon t’i largohet qëllimit të opozitarizmit, që e kërkon çdo i pakënaqur dhe deklamon gënjeshtra nga më qesharaket, që nuk i beson as një i marrë.

Mbas takimeve me stjuard dhe stjuardesa, gjatë udhëtimit të tij turistik me avion për në SHBA, të cilët i deklaroi si fituesa të zgjedhjeve dhe anëtarë të administratës së Presidentit Trump, Lyli foli edhe për mbështetjen që kishte marrë (një Zot e di nga kush) për çadrën dhe çadristët.

Nuk ka fyerje më të madhe për njerëzit që u ka mbetur pak sens logjik dhe kanë pak sedër, t’i tallësh me mashtrime ordinere në këtë farë mënyre. T’u thuash çadristëve se: “Administrata Trump, ju përshëndet dhe ju uron për vetëmohimin dhe sakrificën që po bëni për “fitoren e demokracisë!”, duhet të jesh o i sëmurë mendor që dëgjon e shikon çfarë nuk ekziston, ose mashtrues i paskrupullt. Haluçinacionet e Lylit ja ngelën në fyt qoften, birrën dhe tullumbin çadristëve!

Tallja që u bëri ja u gremisi shpresat të gjithëve! E nuk kanë faj! T’u thuash njerëzve të tu, se Trump po na përkrahë dhe është në dijeni se ka një çadër anti-drejtësi në Tiranë… teksa SHBA investon miliona dollarë për drejtësinë, duhet të jesh super i marrë. T’u thuash njerëzve, se ke lajme të mira nga Europa, kur këmbanat po bien çdo ditë kundra tij, por Lyli i tmerruar apo i shurdhuar nuk po i dëgjon, është tallje e madhe.

Të akuzosh Ramën, se gjoja na fliska për armiqtë e jashtëm si nismëtarë të ngritjes së çadrës, është paturpësi. Të dëgjosh nga ky njeri këto përralla, është me të vertetë humor i paprecedentë. Edhe diktatori koreano-verior Kim Jong Un, do ta kishte zili Lylin për fjalimet e tij, pasi edhe pse i gjithëpushtetshëm, prapë edhe ai rezervohet nga fjalimet e tij, nga “frika” se mos ndoshta nuk do ta besojnë. Por Lyli jonë flet e pëllet pa teklif!

Sot, tek çadra, ky fjalim e diskretitoi përfundimisht Lylin e tmerruar, teksa i drejtohet Ramës me të zezat të bëra nga vetë ai! I çorientur nga udhëtimi i gjatë plotë vetmi, Lyli nisi të flas si i dehuri që ka humbur rrugën në oborrin e shtëpisë së tij. Kërcënimi i tij për Kryeministrin është i “hatashëm”, ndaj mos e humbisni:

Fillon dhe llomotit, fletë për armiqtë e jashtëm, të cilët nuk ia duan të mirën Shqipërisë, të cilët sipas tij kanë bërë konspiracion me këtë çadër lirie. Po kundër kujt?

Sot nga ky shesh, dua ti them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, që paguhen me paratë e drogës dhe mafias shqiptare, mercenarëve të tij shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre që me paratë e drogës, lehin kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri”.

Ky njeri meriton vlerësim për shkallën e paturpësisë! Të quash Mogherinin, Fleckenstein-in, Kukan-in, Hahn-in, Lu-në apo Vlahutin-in, mercenarë dhe të shkarkuar, duhet të mos i kesh pirë ilaçet! Këto janë “armiqtë miq” të Shqipërisë, që ky i mençur pa mend, i klasifikon si trafikantë të shitur, të blerë dhe antiçadër.

Të krahasosh përfaqësuesit më të rëndësishëm të BE-së dhe Amerikës, me ca paçavure që i bëjnë vizitë çadrës së qofteve dhe tullumbave, si rasti i hajdutit të qindra mijëra eurove Aldo Di Biaggio i partisë antishqiptare “Lega Nord”, apo përfaqësuesi i lobit antishqiptarë grek Jason Emert, e këta zagar t’u a shesësh shqiptarëve, pa t’u dridhur qerpiku e skuqur fytyra si përfaqësues të administratës Trump apo të Europës “demokratike”, me të vërtetë je i shkretë e duhesh mëshiruar, sepse sëmundja e marrokut të paska avancuar shumë.

Të gjitha këto në fakt, çdo shqiptarë duhet t’ia thotë Lylit, i cili është i braktisur nga partnerët ndërkombëtarë. Vërtetë dhe me të drejtë, armiqtë e Ramës nuk janë imagjinarë, por të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm! Armiqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe shqipëtarve janë nacionalistët sllav dhe gjithë grupimet antishqiptare, që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, si kryeqendra e kombit shqiptarë. Armiqtë e vërtetë të Shqipërisë, janë gjithë ato shqiptarë, apo politikanë shqiptarë, që janë në unison me armiqtë e vërtetë të kombit dhe përpiqen bashkë me ta, për destabilizimin e vendit me të njejtat teza, e Lyli është një nga ata.

Nacionalistët sllavo maqedonas, po bëjnë të pamundurën dhe një luftë të paprecedentë kundër Europës dhe BE-së, me të njëjtat argumenta që sulmon edhe Basha përfaqësuesit e europës, për mohimin e të drejtave të shqiptarëve. Iniciativa ruse, për dominim në Ballkan, tashmë po fiton terren. Letra e Ivanovit në kancelaritë më të mëdha europiane dhe amerikane, kundra “platformës” së Tiranës, Edi Ramës dhe Sorosit, ka gjetur përkrahje nga “kryeçadra” dhe një tufë antishqiptare, që shet edhe shpirtin për të shpëtuar nga burgu… i pashmangshëm!

Takimi i paprecedentë me ambasadorin rus në Tiranë, Alexander Karpushin, gjoja për ta informuar për situatën politike në vend, është një plumb pas shpine ndaj çështjes shqiptare. Rusia nuk është as partnerë strategjik, as partnerë ekonomik dhe aq më tepër partnerë politik i Shqipërisë. Kryetari i një partie opozitare, nuk ka tagrin të flasë për problemet e vendit me askënd, që nuk bënë pjesë tek partnerët dhe aq më tepër që është partnerë kryesor me qarqet antishqiptare ballkanike. Mos vallë Lyli duhet të kishte informuar dhe ambasadorin koreano-verior për çadrën?

Për mos t’i përmendur dhe bashkëpuntorët e tjerë të Lylit, mjaftojnë kaq pak argumenta, që ai të jetë i sigurtë se, veprimtaria e tij për interesa të ndyra personale, në dëm të kombit, është zbuluar dhe është në vijim, megjithëse nuk çuditet askush. Shumë shpejt, do të hapen në Kosovë dosjet me spiunimet dhe shitjet e luftëtarëve të UÇK-së tek kaskat blu në Hollandë. Ndaj bëj pak pushim me gënjeshtrat Lyli, sa të marrësh frymë! Armiqtë e Ramës, janë armiqtë të vërtetë dhe nuk ngjajnë asgjëkundi me “armiqtë miq” tuaj imagjinarë, o zotëria antishqiptarë./Tellalli.al/

7 komente në “Miqtë apo armiqtë e jashtëm të Lylit antishqiptarë!”

  1. Milan says:

    Mereni e cojeni ne psikiatri,te pakten te mari ilacet rregullisht se jo do cmendet.

  2. Nëna says:

    LYL!!
    LERI LLAFET ,DHE MERRU ME ZGJEDHJET.!
    POPULLI OPOZITAR S’DO TA FAL SHKATËRRIMIN E PD.!
    TY S’TË DHEMB PD-ja,SEPSE JE SI AI DJALI DEMBEL
    QË TRASHËGOI PASURINË E BABAIT DHE E BËRI RRUSH E KUMBULLA.!
    JE BËR I NEVERITUR TI, QË SHPËRFYTËROVE VOTËN
    PËR TIRANËN DUKE VEGJETUAR PËR 4 VJET.
    BABAI ËSHTË PLAK ,!PLEQËRIA E TË TJERAT E KANË MATUFEPSUR. E BËRI SI E BËRI PASURINË ,MBROJE.!!
    OSE ,LERJA ÇUPËS .!AJO E MERITON.!E RE, E MENÇUR!!!DHE NA E DO DHE BOTA???????????

  3. Bardhi Tolabi says:

    Ah more,Anri Bala,po ke harruar more xhan se,ne kohen e qeverisjes te babait shpirteror te Lulushes,Sali Berishes dhe kur ishim antare te NATO-s,u ngrit prej NATO-s shqetesimi se,nga pala Shqiptare,pra nga njerezit e Salushes,percillej informacion sekret i NATO-s Ruseve.
    Cfare mund te presesh prej ketyre PD-istave,asgje te mire vec te gjitha te keqijat.Jane si ti duash,agjente te Serbo-Ruseve,te Grekeve,te kujtdo qe i perkrahin ne vjedhje,ne vrasje,ne tradheti kombetare,qe i perkrah per te qene ne pushtet,sepse keta nuk i sherbejne Shqiperise,por interesave te tyre….

  4. Tironesi says:

    Nanri Bala:RESPEKT…per Shkrimin..Kurse sa per Lulic Bashovicin SPIUNIN E UDB-se ,DO VARUR NE MESE TE TIRANES..se bashku me Sali Berishovicin e disa te tjere..lool

  5. Zani Burimi says:

    Artikulli bën nje analize te sakte dhe reale si dhe pershkruan me ekzaktesi gjendjen e rende ku e ka cuar ne katastrofe PD-ne.
    nje verejtje per stafin botues:
    _Mos lejoni gabime te tilla drejtshkrimore, sidomos ne perdorimin e zanores “ë” qe jane kaq te thjeshta per t’u korrektuar, pa folur per sintaksen e ndertimit te fjalive. Mbase verejtja kryesore eshte per autorin qe nuk ka perfillur ndihmen e nje mesuesi te gjuhes shqipe!
    Tungjatjeta!

  6. Labi says:

    Luli ka bërë një qerre gabimesh që mund të çojnë në shkrirjen e PD-së, si edhe fajesh, por shkrimi i mësipërm nuk ka asnjë kufi vetëpërmbajtjeje, kulture dhe qytetarie. Shkrim i keq, mashtrues, i gjithi fake news.
    Edi të kapë Lulin e Salën e t’i çojë për gjykim e t’i lërë fjalët e tepërta, të thëna me gojën e autorit të këtij shkrimi.
    Në rreshtat e shkrimit të mësipërm duket ideologjia komuniste, autoritariste, totalitare, cilësi të cilat i ka pikërisht udhëheqësi i tanishëm rus, bash të njëjtat cilësi të Sali Berishës.
    Por gjetja e armiqve të SHqipërisë në çdo lëvizje e veprim, të kujton kohë të kaluara, të rrezikshme, që të kujton ditë të errëta të Shqipërisë si edhe ditë të errëta të SHBA-së gjithashtu në vitet 50-të.
    Është lehtë të akuzosh tjetrin për tradhëti kombëtare dhe armik të Shqipërisë. Ama, ishte Edi që e shante rëndë Trumpin dhe është lidhur bythë e brekë me Erdoganin dhe , në vijim, me islamin radikal.
    Fatmirësisht për Edin, Luli është kundërshtar inegzistent, ndaj shkrimi i mësipërm dhe akuzat e futura në të, më kujtojnë kohën e Koçi Xoxes dhe të terrorit të tij.

  7. trampi says:

    HEJ!!!— ANRO!!!
    MOS U BËJ KAQ I POSHTËR?
    TË TË VIJ CA KEQ PËR LULUSHEN!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje