Rama: Vendi do shkojë në zgjedhje, me ose pa PD. Ulem në dialog, por harrojeni qeverinë teknike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në komunikimin javor se me ose pa PD vendi do të shkojë në zgjedhje në Kavajë dhe më 18 qershopr, në zgjedhjet parlamentare.

Në “komunikimin javor” në facebook kryeministri është shprehur se kriza e PD nuk mund të bëhet krizë e gjithë politikës dhe e vendit.

Rama e ka cilësuar Vettingun si jetim për Shqipërinë dhe ka këerkuar që të gjitha partitë ti bashkohen qëndrimit për të arritur zbatimin e tij dhe të reformës në drejtësi.

Kreu i qeverisë ka thënë se ulet në dialog, por PD ta harrojë qeverinë teknike.

Sipas Ramës, qëndrimi i mazhorancës është i pandryshueshëm, qeveri teknike nuk ka, sikurse nuk do të ketë as shtyrje të datës së zgjedhjeve. Dialog, tha Rama, mund të ketë për ndryshimin e ligjit elektoral.

Bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që forcon ligjin e zgjegjedhjevem të duialogojmë për gjithccka që mund të dialogojmë. Por qëndrimi im është dhe mbetet i pandryshuar, PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, kriza e thellë e PD as nuk është dhe as nuk do të bëhet krizë e vendit. Me apo pa PD, populli duhet dhe do të zgjedhë i lirë në ditën e sovranitetit të tij të pakundërshtueshëm, qoftë në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kavajës, qoftë në zgjedhjet për Parlamentin e ri për katër vitet e ardhshme.

Shqipëria që duam është aspirata jonë dhe amaneti i atyre që luftuan për kombin tonë ndër shekuj. Jemi gati të dialogojmë por askush nuk na imponon dot avazet e vjetra. E ardhmja vendoset në 18 qershor, për fatin e të ardhmes. Vetëm populli mund dhe do ta vendosë atë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin nuk hapet. Për Shqipërinë që duam do të bëjmë gjithçka duam“, u shpreh Rama.

Ai theksoi se përpara zgjedhjeve të 18 qershorit janë ato lokale të Kavajës, të cilat gjithashtu do të zhvillohen edhe nëse PD nuk do të marrë pjesë. Rama i kërkoi demokratëve të reflektojnë pasi këtë qytetet e kanë qeverisur për 21 vite, ndonëse me bilanc të dobët.

Presidenti dekretoi zgjedhjet e parakohshme të Kavajës. Projekti transformues i Kavajës duhet dhe do të zhvillojë. PD ka deklaruar se nuk do hyjë në zgjedhjet e 7 majit në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vjet me radhë. Uroj të mendohen dhe shpresoj të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre“, tha Rama.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Rama: Vendi do shkojë në zgjedhje, me ose pa PD. Ulem në dialog, por harrojeni qeverinë teknike”

  1. TR says:

    ec plako …..bej shtet ligjor…

  2. PS+PD+LSI= Banda Mafjoze says:

    Hajde Rama hajde ata pa pushtet ta kane shtypur koken e me jo te ishin bashke me Like Floririn. Te lumte, ti perfito se pjesa tjeter , si LSI e PD jane kancer e banda te mirefillta po ti nuk je me i sakte.


    E perse duhet ky dialogu.Perse behet fjale?

  3. Tralala says:

    PD- s I eshte fik motorri. Pret nonje dore nga LSI se vec me te shtyme mund te leviz.

  4. nora says:

    Bravo Rama, kjo eshte cfare duam te degjojme. Kjo eshte kriza e PD/ Ata flasin ne emer te popullit , po te kujt populli nuk e kuptojme. Maxhoranca e popullit eshte me ty, 100% te jesh i sigurte. Sali Berisha, bandat e tij dhe Lulzim Basha duan te shpetojne bythen e tyre dhe flasin ne emr te popullit. Ata qe u mblodhen ne Tirane me 18 shkurt, ishin te gjithe ata qe mund ose jo te votojne per PD ,por ishin nga gjithe Shqiperia. Po Shqiperia nuk eshte aq. Jane vetem disa nga cdo qytet dhe iu duk shume aty. Jane me mijra e mijra qe besojne tek qeveria jote dhe do te te japim voten. Mos u frikeso, mos u be pre e shantazheve te PD. PD vetem kete gje di te beje mire. Ec perpara, na ke pas.

  5. Gl says:

    Ec edo je 1sh nuk ka pasur as ka per te patur shqipria si ty krm vazhdo me kto reforma mos i ler me se ndryshe zbehet shqipria, aman vazhdo reformat dhe per buqesin dhe turizmin e jemi super fare.

  6. Kevin says:

    O zoti Rama per ty ka shum nevoj ky vend vetem ti do ta besh kete vend te uroj pune te mbar dhe suksese te karvanit

  7. LULUSHJA says:

    ZOTI RAMA!
    PO ME ÇADRËN ,ÇPATËN?????😩

Lini një Përgjigje te LULUSHJA Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *