SHBA i kërkon PD të hyjë në zgjedhje, Braçe ironizon Bashën: Kërcen ‘hu me hu’. Suksese në jetë!

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka zgjedhur të bëjë ironi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak minuta pasi Ambasada Amerikane, artikuloi qartë se administrata e Presidentit Trump nuk e mbështet bojkotin e Parlamentit dhe të zgjedhjeve nga opozita.

Braçe i thotë Bashës se pas kësaj deklarate nuk mund të gënjejë më njeri dhe i kujton atë shprehjen me të cilin u bë i “famshëm” edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, “Suksese në jetë”.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan:

Te pata thene Lul;

Kur kercen genjeshter me genjeshter, domethene hu me hu,

diku do mbetesh, domethene do ngulesh!!

Tani si te duash;

Ne dac rri ne cader, ne dac rri ne shtepi-me raport mjekesor!

Nuk genjen dot me njeri,

as per oren e as per motin!

#sukseseneJete.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “SHBA i kërkon PD të hyjë në zgjedhje, Braçe ironizon Bashën: Kërcen ‘hu me hu’. Suksese në jetë!”

  1. Drejtësia says:

    Me një këmbë në zgjedhje bajga dhe ta shofij si do katandiset më keq nuk bëhet.Ata meritojnë të shpërbëhen se kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm she të kalben në burg.

  2. Meti says:

    BOBO LULUSHE Ç’TË GJETI.!
    SUKSESE NË JETË,ZONJËZA LULUSHE😄

  3. kosta says:

    Po kur u be dhe ky morri…me kujtohet njehere tek seoia e PS , Nano e nisi per te blere cigare,.I thashe Petro Kocit :Po ai si u nis pa u ndjere?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *