Strasburgu drejt rihapjes së “21 Janarit”, qeveria nis grumbullimin e provave të reja, gati dorëzimi i dosjes

26 Mars 2017, 13:12Politika TEMA

Dosja e shumëpërfolur e 21 Janarit, e cila u mbyll nga drejtësia shqiptare pak vite më parë, pritet të rihapet edhe një herë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ose siç njihet ndryshe Gjykata e Strasburgut.

Në kuadër të përkujtimit të 6 vjetorit të vrasjeve të katër personave gjatë protestës së PS në bulevard, Strasburgu u bëri të ditur familjarëve të viktimave, që e kanë dërguar çështjen atje, se ekzistojnë të gjitha rrethanat për të rihapur edhe një herë hetimet në lidhje me 21 Janarin.

Por për të arritur deri në rihapjen e çështjes, Strasburgu i kërkoi qeverisë shqiptare që të servirë fakte dhe prova të reja për ngjarjen si edhe një pasqyrë të plotë të të gjitha shkallëve të gjykimit që çështja pati nga drejtësia shqiptare.

Tashmë qeveria është në hapat e fundit të plotësimit të dosjes me prova dhe të dhëna të reja, e cila pritet që së shpejti t’i vihet në dispozicion Gjykatës së Strasburgut në mënyrë që kjo e fundit të urdhërojë zyrtarisht që çështja të hetohet edhe një herë shkruan ‘sot’. Edhe pse kur ishte në opozitë Edi Rama u zotua se do të ndihmonte në zbardhjen e fajtorëve të vërtetë të ngjarjes së 21 Janarit 2011 dhe vënien para drejtësisë së tyre, të paktën deri tani, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Gjatë këtyre viteve në pushtet, qeveria kishte mundësi të servirte prova të reja në ndihmë të hapjes së çështjes, por vetëm tani duket se është kujtuar për të diçka të tillë. Dhe kjo ka ardhur pas kërkesës që Gjykata e Strasburgut i ka bërë avokates së shtetit shqiptar.

Rihapja e çështjes dhe rihetimi i personave të përfshirë në të pas tezaurimit të saj nga drejtësia shqiptare ka qenë një nga kërkesat kryesore të familjarëve të viktimave.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u drejton katër pyetje autoriteteve shqiptare, ndërsa kërkon dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar, dokumente këto të cilat avokatja e shtetit shqiptar është duke i grumbulluar në një dosje të vetme gati për t’i depozituar.

Kështu, saga gjyqësore për përgjegjësit e vrasjeve të 21 Janarit, shkeljen e procedurave të gjykimit, zhdukjen dhe manipulimin e provave, rrëzimin e fakteve dhe devijimin e ekspertizave, më në fund, ka mbërritur dhe ka vënë në lëvizje Gjykatën Evropiane.

Katër vjet pas padisë së familjarëve të viktimave, Gjykata e Strasburgut ka hapur çështjen më të nxehtë dhe sensitive të viteve të fundit për drejtësinë shqiptare. Kjo për disa arsye. Së pari, 21 Janari është konsideruar si një ndër krimet më të rënda shtetërore, ngjarje ku u ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe gjashtë të tjerë.

Drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tashmë duket se janë pjekur kushtet që fjalën e fundit për zbatimin e procedurave gjyqësore për 21 Janarin, do ta thotë Gjykata e Strasburgut. Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut në Strasburg ka ftuar qeverinë shqiptare që të japë një informacion të detajuar mbi çështjen e 21 Janarit, konkretisht për hetimet e prokurorisë dhe procedurat penale të ndjekura nga gjykatat. Gjykata i kërkon shtetit shqiptar që të dorëzojë një kopje të dosjes hetimore për ngjarjet e 21 Janarit.

Pra, informacioni do të jetë një përgjigje për pyetjet e ngritura nga gjykata. Ndërkaq, përpos kostos morale dhe politike, vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, mund të ketë edhe një kosto financiare për shtetin shqiptar.

10 komente në “Strasburgu drejt rihapjes së “21 Janarit”, qeveria nis grumbullimin e provave të reja, gati dorëzimi i dosjes”

  1. Albania says:

    Ore Mero ore njerez,nuk e kuptoni qe dyshja Berisha Basha ato vrasje i beri selektive ne mes turmes per te vetmen arsye sepse kishin bere gati planin qe te ngarkonin opeziten dhe Edi Ramen per vrasje nga vet te futurit e Edi Rames.Mos harroni qe direkt Berisha tha qe eshte nga brenda protestes .Mos harroni miniatrat ne kor thoshin te njejten gje ,doktorri spitalit tha me ze te dridhur nga afer kaliber i vogel.Mos harroni vidion e nxjere me ata njerzit qe inskenonin levizjet sikur e kishin bere ata .Mos harroni sa shpejt u hap dera qe cuditerisht ate dite skishte zinxhire sic ka cdo dite te zakonshme.Mos harroni fshehjen e Llupos tek dritaria posht ne bodrumet .Cdo gje ishte e para pergatitur qe ne kete menyre te nxirnin opoziten e atehereshme nga loja.Mos kujtoni se Saliu eshte aq idiot sa te jape urdher te vrase pa pasur fitime te medha elektorale.Kete gje e ka perdorur qe nga 2 prrilli me Arben Brocin deri tek vrasja e Azemit.Ne cdo vrasje pyetja e pare eshte “pse “ca perfitonte ,me vrasje per arsye se po proteatonin dhunshem e thyen rrethimin eshte e kote ,sepse do kishin qelluar direkt njezit qe ishin brenda ,Ziver Veizi kishte disa te tjere perpara tije ,dhe nuk u qelluan nga Llupo sepse Ziveri ishte i pershtshem per inskenimin qe po filmohej nga godina e kryesise se kuvendit.Mos harroni ate dite nuk jane lejuar kameramane ne ate godine pervec ketij regjistrimi qe cuditerisht dhe mbas Vrasjes vazhdonte dhe filmonte personat qe po inskenonin vrasjen nga brenda turmes.Mos harroni se ajo video u shpernda fuqishem nga Pd dhe neper kanale televizive te huaja ,dhe u be jehone anembane qe vrajset jane nga brenda.U publikua ne youtube me shpjegim e titra,cuditerizht ai user e kishte hapur ate dite llogarine dhe pervec kesaj kishte dhe rrahjen e vajzes tek rruga kavajes qe thirri sali berisha dhe nje protestus qe supozohej kishte bombe ne proteste.Ky ishte rasti B&B te eleminonte opoziten dhe te fitonte ate elektoral gri ne shqiperi.Kjo eshte nje nga arsyet e medha qe Lilushi nuk ndal se kundershtuari sepse Sala e ka fut te dy kembet ne nje kepuce.Po mos kishte dale video e Artan Hoxhes qe nxori sbuluar Llupon e fshehur sot sdo ishte me kjo Ps qe kemi dhe ndofshta Saliun do e kishim akoma ne pushtet.Mos harroni asnje vrasje nuk behet pa perfitim .

  2. LORA says:

    Krimi shteteror i 21 janarit 2011 eshte krimi monstruoz ,me transparent I mundshem, ne historine e kriminalistikes.
    Kam bindjen se guri I pare I proves se dobise se Vetting-ut dhe procesit reformues te drejtesise shqiptare duhet te jete gjykimi dhe ndeshkimi i pameshirshem I krimineleve te ketij krimi ,me petk pushteti.
    Perderisa beme durim deri tani,,,,me duket e pa-arsyeshme dhe dhjakse udha e Strasburgut,,,I cili nuk paguhet nga taksat e shqiptaerve.
    Me rrevolton kerkimi i drejtesise me fundamentale ne faktore jo kushtetues,pertej Shqiperise,,,,sidomos per kete ceshtje tek e cila varet fati i ekzistences reale te shtetit shqiptar te se drejtes,,,,,,i detyruar te pergjigjet deri ne nje tek qytetaret dhe taksapaguesit e tij.
    Nje shtet qe vret qytetaret e tij,ne ushtrimin e te drejtave te tyre kushtetues,meriton te pervelohet.

  3. Mashtrimi qe Vazhdon says:

    Flini te qete,
    asgje nuk ka per te ndodhur…Tirana e Kuqe eshte e Bashkuar!
    PS nuk e hap 21 Jenarin, se Edi Rama bje pa Ilir Meten!
    PD nuk e hap se … e ka mizen ne koke!

    Ilir Meta nuk e hap se e hapi vete ate grope….

    Jane levizje boshe,
    me top e pa top…

    Te kane ven poshte, shqiperi
    Shqiperi moj e gjore…

    1. Bardhi Tolabi says:

      Zoteri!
      Vrasjet e 21 janarit nuk kane lidhje me protesten.Protestuesit jane te ligjshem,vrasjet jane te paligjeshme.Edhe ndonje tentative per “hyrje” brenda kryeministrise eshte e stisur,sepse nuk u qellan ata e kjo do hapte debat,duheshin qelluar ose jo,por u qelluan njeres protestues,shume larg kryeministrise…Qellimi i protestes ishte kunder Likes me bllok ne dore,por vrasjet nuk duheshin kryer dhe kjo eshte pergjegjesi e autoreve dhe urdherdhenesve…Edhe sot protestohet kunder qeverise,kane mbi 1 muaj qe kane bllokuar bulevardin para kryeministrise,jo qe nuk vritet njeri,por as me dore nuk i kane zene per ti larguar prej andej…
      Ne Strasburg nuk e con ceshtjen qeveria e sotme,sepse qeverine e sotme,nuk e ka demtuar dhe vrare njeri.Ne Strasburg,e cojne ata qe jane demtuar,qe jane vrare.Kuptoji ligjet o njeri e pastaj fole…Tani po,qeveria ka detyrimin ligjor,bashke me prokurori e gjykate,te dergojne ne Strasburg,te gjithe dokumentacionin perkates,per protesten,lejen e saj,qellimin me arme,vrasjet,hetimet,deklaratat e personaliteteve,sidomos te Berishes qe nxitoj dhe tha se jane vrare me cadra pistolete,e te mbeshtetur me porosi prej mjekeve militante te tij etj etj,dhe brenda tyre edhe manipulimet me serverat e kryministrise,me mos lejimin e ndalimit te 6 gardisteve,me mosmbajtjen parasysh te ekspertizes te FBI-se etj me rradhe…
      Duro o i duruar duro se e verteta vonon por nuk harron te dale..

  4. ABC says:

    E po prandaj nuk dalin nga cadra keta. Sikur cadra ju jep imunitet.

  5. shpati says:

    Pse vrasjet e 21 janarit i ka bere PS

    1- VRASJET U KRYEN NE FUND TE DEMOSTRATES

    2.U vra 1 nga jugu , 1 nga Shqiperia e mesme dhe 2 nga veriu, .Kjo shperndarje kaq e sakte behet me synimin e ngritjes e te gjithe Shqiperise kunder Berishes dhe Berisha nuk mund ta bente kete.

    3- Nje nga te akuzuarit e vrasjeve, Rama e beri kryetar partie te PS ne Burrel

    4-Gjate 4 vjeteve, RAMA kur u kerkua nga prokuroria gardes, kjo dha pergjigjen” U zbatua rregullorja” dhe nuk pati hapje te ceshtjes.

    5- Po te shikosh filmimet e 21 janarit, vrasja para portes , nje grup personash mbulojne nje njeri qe pas vrasjes largohet me vrap.
    – Ska asnje dyshim… vrasjet i beri PS.

    1. Hm bomba says:

      Ik mor varikars

    2. Bardhi Tolabi says:

      Shpati,zedhenes i Enverit!
      Po si behet,se Saliu,e ka pranuar vrasjen e ketyre 4 vetave,por jo si vrasje te qellimeshme,por prej plumbave rikoshete.Tani,kush eshte genjeshtari ketu,ti apo Saliu?Nuk besoj se eshte Saliu,se ai eshte urdher dhenesi dhe e di mire te verteten,por ti i ngrkuari i tij,per te perhapur “tymuese”,por kot e keni,Strsburgu e pret Saliun dhe Lulushen e te tjere mbas tyre…

  6. Crusader says:

    Ripjellesi Rama ne 2013-en sikur tha se do te coje para drejtesise ata qe vrane? Perse nuk e beri? Sepse eshte po aq fajtor, sa dhe ata qe terhoqen kembezen apo dhane urdherin. Rama vrau tre veta ne bulevard per bllokun e Metes, dhe pastaj talli trapin me Socialistet dhe gjakun e kokepalareve, duke bere koalicion me te. Ka me tallje se kjo? Dhe me e bukura, ka 4 vite qe na shet dhe moral ne Facebook. Votojeni prape, se do ja shikoni hajirin djalit te Netes. Popull Idiot!

  7. Alban Dardani says:

    — shoku ……….”’ shpati”-!!!!!!.
    — ….” vete SHOKU SHPATI sa do te gezohej ……” – po te dilte keshtu si thoni ju……………
    — S’kama ate aftes te gjej fajtoret, dhe as kam hyre ne ato detaje. POR, Argumentet nuk i ke bindes. Flet si ”partizan”[tifoz-politik] . Ne se deshiron te verteten dhe i do te miren vendit ,, jep argumenta bindese , mos corodini opinionin \
    — Komentusi— ”Albania” duket sikur ka argumentim me llogjik dhe shum me pak tifozllik
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    .—-POR, POR…. por po te shikosh ,si jane vleresuar e zgjidhur shume ceshte kardinale keto 2-3 dekada del se edhe kesaj radhe ska perte dale gje;
    — NJOFTIMI SE kjo ceshtje rihapet tani ne prag fushate ka nje qellim e caktuar ………. eshe ne favor apo disfavor te nje forcace politike, dhe si qellim kryesor nuk ka zbuimin e te vertetes. por lojen politike icila duket e dyshimt’
    ====’ TIFOZERIA POLITIKE”, e kujdo krahu te bashkoje polet, ti hape rruge drejtesis sado e dhimsur qoft ajo.
    — Mir eshte te zbulohet skemt dhe veprimet qe nga autoret e urdherit e te shkrepjes e deri tek autoret e fshehjeve , maskimit, manipulimit, dizinformimit ……………………etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje