Veseli: Me Italinë realizova një ëndërr. Cana është një legjendë shpresoj t’i ngjaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Frederik Veseli ishte titullar në përballjen ndaj Italisë duke luajtur për herë të parë si titullar me fallën kuqezi.

Në konferencën për shtyp lojtari që luan me Empolin, tha se ka dhënë maksimumin në ndeshjen ndaj “axurrëve”.
Veseli theksoi se ne aktivizimin e tij si titullar ai realizoi një ëndërr me fanellën kuqezi.

“Unë kam  bërë punën time, jam në dispozicion të trajnerit në dispozicion të kombëtares, e vërtetova në ndeshjen ndaj Italisë. Nëse kam mundësi të luaj për mua është një bonus i madh dhe shpresoj të vazhdoj të jap maksimumin tim për Shqipërinë. Me aktivizimin titullar ndaj Italisë unë realizova një ëndërr timen për të nisur një ndeshje që nga fillimi me kombin tim. U mundova të bëja një lojë të mirë. Italia është një skuadër shumë e fortë por si individë nuk mund të vecoj asnjërin sepse nuk kishte një futbollist që më befasoi. Besoj se bëmë një ndeshje të mirë ndaj Italisë por për fatin tonë të keq nuk morëm pikë.”

Veseli shtoi gjithashtu se De Biasi ka besim të madh tek aftësitë e tij.

” E rëndësishme për mua është të luaj, nuk ka rëndësi se në cfarë pozicioni. Dua të ndihmoj kombëtaren me paraqitjet e mia në fushë. De Biasi beson tek unë sepse më njeh që nga periudha që kam qenë pjesë e Manchester City-it. Te Empoli unë luaj mbrojtës i majtë, por roli im natyral është ai i qëndërmbrojtësit edhe pse mund të luaj edhe në të majtë apo si mesfushor parambrojtjes, dhe fakti që përshtatem në shumë role është një bonus”

Në fund Veseli shtoi se shpreson që të zëvëndësojë në mënyrë perfekte një nga legjendat e kombëtares në mbrojtje siç është Lorik Cana.

“Cana është një legjendë e kombëtares ai ka bërë shumë për këtë skuadër dhe unë shpresoj pse jo t’i ngjaj sadopak. Unë kam statusin tim dhe shpresoj të jap më të mirën si Veseli por t’i afrohem sadopak Canës do ishte dicka me të vërtetë pozitive. Na mungon pak sepse Loriku mbetet Loriku por që po mundohemi të bëjmë punën tonë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *