BATUTAT/ Rama në kishën e Selenicës: Të kishin legalizuar ndonjë kishë a xhami, se iu bë shpirti katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Objektet e kultit në vend do të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi si deri më sot.

Kjo nismë e qeverisë për të lehtësuar objektet e kultit në veprimtarinë e tyre, u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që bëri në kishën e Shën Athanasit në Selenicë.

Kryeministri Rama u prit nga atë Spiro Bulika dhe shumë besimtarë.

“Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit,” – shpjegoi kryeministri thelbin e nismës.

Mbi njëmijë objekte kulti edhe pas mbi dy dekadash rindërtimi mbeten të palegalizuara.

Kisha Shën Athanasi në Selenicë është një ndër to. Në vitin ’67-ë, ajo pësoi fatin e të gjithë objekteve të tjera të kultit në vend.

Por absurdi vazhdoi edhe pas viteve ’90-të, kur kisha u rindërtua dhe restaurua, por gjatë gjithë kësaj periudhe pa mundur të legalizohej.

Kryeministri Rama i dorëzoi atë Spiros, lejen e legalizimit të kishës.

“Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra.

Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato,” u shpreh kryeministri.

Sot u vu në vend një padrejtësi shumëvjeçare e regjimit të kaluar. Sot kemi fatin që ta bëjmë kishën me letra. Ju faleminderit!

Kjo kishë është ndërtuar në 1812-ën, por në 67-ën u shkatërrua pjesërisht. Ka qenë me afreske, me ikona murale, nga më të bukurat në Shqipëri dhe u shkatërrua.

Pas 90-s, me ndihmën e komunitetit vllah të Metsovës filloi restaurimi dhe u bë kjo që është,” u shpreh atë Spiro.

Si kudo, edhe në Selenicë legalizimi i shtëpive në 8 vitet e shkuara ka qenë thuajse i papërfillshëm. Tashmë, ky proces ka përfunduar plotësisht në Selenicë.

Nga 4 legalizime që ishin bërë në 8 e më shumë vite deri në 2013-ën, ne i përfunduam dhe 435 shtëpi janë tani pronë e patundshme e banorëve.

Më në fund, gjithë gjaku, djersa, mundi i të gjithë atyre që në emigracion kanë punuar për të ndërtuar shtëpi, është bërë një kapital në shërbim të familjeve”, tha Rama.  ​

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/selenice-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/selenice.jpg","attachment_id":"656822"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/selenice-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/selenice-1.jpg","attachment_id":"656823"}]
        
        Loading...
        

10 komente në “BATUTAT/ Rama në kishën e Selenicës: Të kishin legalizuar ndonjë kishë a xhami, se iu bë shpirti katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet…”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    te veshtire deri ne te pamundur te legalizohet !!!! nje kishe edhe pse e ndertuar 200vjt me pare nga orthodhoxet shqiptare ne kohen kur qindra bourdeloxhami apo bourdeloteqe mbijne perdite nga sunitet apo shiitet shqipfoles,madje te pajisura edhe me tapi[qitap sulltani]……………..!!!!

  2. ermal says:

    PO PRA PO KLERIT KATOLIK KUSH IA KTHEU PRONAT QE I KISHTE ZAPTUAR PARTIA E IDHULLIT TAT ENVERIT DHE I KISHTE KTHY NE SHPIA PO KU KE FE TI QE KE AKUZU KRISTAQIN PER CUNIN

  3. Rama I vocer says:

    O Edi, sa me e vogel se vila jote eshte kjo kisha?
    Meqe po flasim per te korruptuarit qe e rropen kete popull.

    1. Adriatik says:

      Edvin pse nuk ftove dhe andi lilen dhe imamin me
      kokenen me cepa te kjo kishe? Se ti me keta njerez shoqerohesh.

  4. krysho ludovik says:

    nuk ja dha mufti kalase te rruges se kavajes kete kishen mo ti vinte nje rakete arabie e ta bente xhami?
    po dale se mbase ka qene shtepi kulture kjo
    apo ndoshta edhe kishe katolike

  5. leo says:

    Tema?! E hoqet komentin tim?!

  6. prifti says:

    O Edi, sa me e vogel se vila jote eshte kjo kisha?
    Meqe po flet per ata qe e rropen kete popull.
    Os
    Mero sa mire seleksionon

  7. Dine Cobani nga Pakistani says:

    Ta gezoni qishen ja ku jau beme me letra

  8. rako ferra says:

    Kemi 1 mije objekte kulti fetar pa letra!!!!!
    Si u katandis Shqiperia
    Ketu ka me shume Kisha xhami prifterinj dhe hoxhallare se sa mushka dhe gomare thoshte Cajupi i madh per Egjiptin e asaj kohe ku jetonte
    Po te jetonte neShqiperine e soteme ndoshta do te thoshte
    Ketu ka me shume kisha xhami prifterinj dhe hoxhallare qe jetojne nga shqiptaret qe jane kthyer ne fanatike fetare gomare
    Ndersa ky drogamani ben lojra zgjedhore duke u dhene edhe leje
    Eshte qelbur vendi
    Nje popull 3 milonesh me nje objekt fetar per 100 gomare besimtare
    Ndersa papunesia analfabeti varferia semundjet dhe pamundesia nga ana ekonomike per kurime dhe ilace krimi korrupsioni vjedhja mbizoteron ne vend
    Mire se te tere keto plage do tua zgjidhin objektet fetare prifterinjte dhe hoxhallaret

  9. SynetlliuSumeperpjete says:

    Tallu mor Edvin Pagani tallu me kishen. Bej “humor” te zi. Po te kruhet gjithandej. Zgjebe !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *