De Biasi tallet me Xhakën: Nuk është as Pele, as Maradona

27 Mars 2017, 14:59Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intervistë të dhën për të përditshmne zviceriane “Blick”, ka shpjeguar lidhur me situatën e krijuar me mesfushorin Taulant Xhaka.

De Biasi thekson se Xhaka e kishte lajmëruar me sms për largimin nga kombëtarja ndërsa përgjigja e tij ishte “se nuk je i shenjtë, nuk kanë qenë as Maradona e as Pele”.

Gjithashtu, De Biasi shpejgoi dhe problemin me Amir Abrashin.

Gianni De Biasi, si jeni?

Keq, natyrisht.

Sepse humbëm në Itali dhe tani kualifikimi është i vështirë.

Çka mund të na thoni për Xhakën?

Ai më shkroi një mesazh pas ndeshjes se do të kthehet në Basel të stërvitet atje.

Si reaguat ju?

I thashë se nuk je i shenjtë, nuk kanë qenë as Maradona e as Pele.

Kjo nënkupton?

Të gjithë janë njësoi. Të gjithë duhet t’i ndjekin instruksionet e trajnerit.

E kuptoni reagimin e Taulantit?

Ta themi troç. Nuk më ka befasuar aspak.

Pse nuk luajti kundër Italisë?

Gjithçka ishte në rregull përveç një gjëje, kisha plane taktike.

A ka edhe më tej të ardhme Xhaka në Shqipëri?

Kjo varet prej tij, jo prej meje.

A ia mbyllni derën pas kësaj situate të krijuar?

Çfarë mund të na thoni për Amir Abrashin? A i gjithashtu la Kombëtaren pas ndeshjes me Italinë.

Amiri ka probleme me gju. Kemi bërë gjithçka që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen në Palermo, por nuk ishte e mjaftueshme. Fakti që ai u largua, kupton një gjë të tillë. Ai do të bëhet mirë përsëri dhe me të nuk ka absolut asnjë problem”, theksoi De Biasi për “Blick.

 

4 komente në “De Biasi tallet me Xhakën: Nuk është as Pele, as Maradona”

  1. Kritizeri says:

    Tallu deri ne qershor , kur te te shqepi prape Izraeli dhe do te ndjekin me shkelma bytheve….

  2. Flori Kerrabe dhe Lazarat says:

    SHUME E SAKTE.MEDIOKER…I MIRE PER kUKESIN E LACIN


    Eshte koha te pastrohet Shqiperia nga Kosovare dhe elemente antikombetare ekstremista fetare islamike si Mavraj e te tjere. Asnje Kosovar ska pse te luaj me Shqiperine tani qe kane ekipin etyre kombetar dhe flamurin e tyre kombetar. Eshte pa kuptim prania e Kosovarve ne Kombetaren Shqiptare kur ata nuk jane Shqiptare.

  3. goni says:

    De Biasi,nje Trajner,si dhe Lojtar i panjohur ne Itali,beri karrjere ne Shqiperi,dhe kjo eshte per tu rrespektuar.Xhaka dhe Abrashi,dy Alban me tradite,te Cilet ishin motorri i Kombetares,nuk nominohen nga De Biasi.de Biasi peson humbje..Abrashi,sipas Jush e ka deren e hapur per rikthim,por nuk besoj se rikthehet!Ju i mbyllni dyert kudo,kta qe thon jane vetem llafollogji,rrealiteti tregon te kunderten!De Biasi ne Vendlindjen e Tije Italine u dekurua me qmimin e Lakres,nje qmim qe eshte i pranishem atje,por qe nuk egziston tjeter kund ne Bote!Eshte ky qmim ironi,nuk e di!Lojtaret e Kombetares Shqipetare,per nga kualiteti,ishin te klasit Ballkanik,dhe nuk ishte qudi te mundnin edhe Ekipe me emer.Persa i perket qmimit te Lakres,kujtoj Arturo Ui,i cili tha,ne Skenen e Teatrit,citoj(ne kemi ardhur ketu ne Cicero vetem me shtate djelmosha,dhe ja tash ku arritem te kemi rreth vetes afersisht 40 te tille).Pra kete Ekip,mund ta drejtonte pothuaj qdo Trjner me pervoje.Ju e keni grumbulluar Ekipin,duke lene jashte,ujqit e Futbollit Shqipetare!Ju deshet te kapnit majat,por a mendonit se shikuesit qdo dite e me teper largoheshin nga Ekipi i Kombetares,dhe sikur edhe Kampion i Botes te ishit bere,gezimi do te ishte artificial!Kam shkruar komente,te kam lavderuar disa here,me shpresen se do te rishikoje grumbullimin.Futbolli nuk eshte Sport i Elitave Zoteri De Biasi,perkundrazi eshte Sport i mases se gjere te Popullit,Futbolli sot eshte bere,ne shumicen e Shteteve,Europiane,nje hije e se kaluares,dhe ky trend po kaplon Boten.Ne si Femije,dhe te rritur gezoheshim me Fitoret e Italise(Tifozet e Italise ne Shqiperi),por nuk e dinim se prapa kulisave Droga dhe Mafia benin kerdine.

  4. goni says:

    De Biasi thote se Maradona,dhe Pele nuk ishin te shenjet.Une them ishin te shejte,Maradona ne Argjentine,ishte nje Yll i paperseritshem,dhe Pele ne Brazil,sepse ishin Bijte e Popullit(Rrespektivishte Argjentines dhe Brazilit).Dhe krahasimi i Xhakes,dhe Abrashit,me Maradonen,dhe Pelen,eshte i pavend,sepse Maradona dhe Pele ishin Futbollist te mases se gjere te Popullit,prej edhe nga vinin,ndersa Xhaka dhe Abrashi,i perkisnin Elitave te Ballkanit,ne futboll!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje