LETRA/ Partia e Merkel thirrje Bashës: Futu në zgjedhje dhe jepi fund bojkotit. Drejtësia është investimi ynë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Më 23 mars kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë.

Në letër, funksionari i lartë partiak i CDU-CSU shkruan se ishte ngarkuar nga pjesëmarrësit në mbledhjen e grupit të punës të Ballkanit perëndimor, e cila ishte mbledhur më 21 mars për t’i përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, siç thotë ai, shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

“Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtësi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua me votat e grupit tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga 90 për qind e shqiptarëve, nuk po vihet në zbatim, sepse Partia Demokratike po bojkoton Parlamentin”, thuhet në letrën e Franz Josef Jung.

CDU dhe CSU, thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Bundestagut, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin ai e cilëson si rrugë të gabuar, përfshirë këtu edhe kërkesën për qeveri teknike.

“Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mund të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mosregjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare”, thuhet në letrën e zyrtarit gjerman.

Franz Josef Jung paralajmëron për pasojat e rënda për vendin dhe për vetë Partinë Demokratike. “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU. Kjo nuk është në interesin tonë”, vijon Jung ne letrën e tij.

Zyrtari i lartë gjerman është ultimativ kur thotë se, ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta. Në emër të grupit parlamentar më të rëndësishëm në Gjermani dhe në mesin e partive popullore europiane, Jung i drejton kryetarit të Partisë Demokratike lutjen e tyre urgjente.

“Për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t’u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër”, thekson Jung.

Të djathtët gjermanë thonë se janë të gatshëm ta ndihmojnë me të gjitha forcat të djathtën shqiptare, për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithçka për të siguruar zgjedhje të drejta.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU-CSU shkruan më tej se për të siguruar këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe sigurisht, shkruan ai, ka edhe shumë mënyra të tjera.

“E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë e ngatërruar”, thotë Jung. CDU-CSU i kërkon kreut të Partisë Demokratike që të lajmërojë sa më shpejt në mënyrë që ata të japin ndihmën e duhur.

Kjo letër i mbërriti kreut demokrat gati një muaj pasi opozita braktisi Kuvendin, nuk voton më vazhdimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë ultimative kërkon krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa Basha thotë se nuk do ketë bojkot, Partia Demokratike nuk është regjistuar ende për zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/letra-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/letra-1.jpg","attachment_id":"656756"}]
        
        Loading...
        

8 komente në “LETRA/ Partia e Merkel thirrje Bashës: Futu në zgjedhje dhe jepi fund bojkotit. Drejtësia është investimi ynë”

  1. butrinti says:

    MOS U MERZITNI . BASHA ME BISHT NE SHALE DO SHKOJ TE REGJISTROHET EDHE PER KAVAJEN EDHE PER QERSHORIN PASI TE VOTOJ ME PARE PER REFORMEN . AI NUK BEN AS PER COBAN DERRASH SEPSE NJE UDHEHEQES I NJE PARTIE TE MADHE NUK MUND TE BEJ DEKLARATA TRRRORISTESH,

    1. Lulushi says:

      Cfare do me shume lgbt lulushe ? Shpulle dje nga dashi shpulle sot nga merkeli dhe lulsh bq lulishtesh vazhdon rrugen e tij derisa te shkoje me bisht nder shale ne parlament. Plehre klasike klysh i sali serbit

  2. Argita motra e Zenit t'Saliut says:

    Lulush kam shume frike se babi mund te te sakrifikoje ty ne menyre qe ta destabilizoje mbare Shqiperine.
    Vettingu kurrsesi nuk duhet te votohet se pastaj e pesojme te gjithe.
    Babi do te te vrase ty Lulush e do ja hedhi fajin Edvin Kristaq Rrames ne menyre qe te behet gjeme e madhe e katrahure ne Shqiperi.

    Me rafte pika mue se si do bej une e Bruno pa ty o locka ime. Ahh ato ditet e Kosoves sa mire e kalonim, te shkepja mbrapa me sa qejf

  3. LORA says:

    Keqardhje qe I djathi zyrtar I larte gjerman Franz Josef Jung nuk e kuptoka (nuk e besoj dot qe mund te shtiret ) te verteten e thjeshte te bojkotit, ne cadren e krimit dhe turpit pa limit.
    Ne 90%-in e shqiptareve qe e duan Vetting-un dhe reformimin qilizme ne drejtesi ka nje pjese mjaft te konsiderueshme votues te Opozites,,,,asaj opozite qe qysh prej ngujimit ne cader nuk do t’ia dije hic per mbeshtetesit e saj !!!!!!!
    Zoti Franz nuk dashka te kuptoje se ai e ka adresuar shqetesimin e tij tek nje bande kusaresh kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar,tash e cerek shekullin e fundit.

  4. Peço says:

    Kjo po është gjuhë që njeh një komunist si Berisha. Me harbutin kështu flitet. Harbuti drurin njeh dhe asgjë tjetër. Qëndrimeve të saj PD ja vuri vulën kur Basha takoj ambasadorin rus. Një shantazh i tillë nga një bythërrjepur si Berisha, e meritonte këtë kopaçe.

  5. valentina says:

    Tani Kryemitrit te SHqipetareve nuk i ka ngelur gje tjeter vecse te zbazi burgjet qe jane mbushur me hajdute pulash dhe ti mbushe ato me vrasesit te korruptuarit dhe tradhetaret e SHqiperise.

  6. Demokrati says:

    Ne,demokratet e ndershem, menduam dhe besuam se na iku gomari Sali dhe shpetuam.Fatkeqsisht qenkemi gabuar.Gomari na paska pjelle nje monster qe sdihet se me ke e ka ngjizur.Edi Rama ju lutemi mendoni dhe per neve qe kemi mbetur jetime😭😭

  7. Lennard says:

    Valentina nuk i heq asnje presje komentit tend.bashkohem me Ty dhe i Lutem Zotit qe te Behet sa me shpejt VETINGU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *