Hapet dosja e “Njeriut me Karafil”, si hyri në histori greku Nikos Belogianis

27 Mars 2017, 11:45Rajoni TEMA

Dalin në dritë fotografi private të ish-Sigurimit grek për drejtuesin kryesor të Partisë Komuniste, Nikos Belogianis, i cili u ekzekutua 65 vjet më parë.

Dokumentat u gjetën në dosjen e xhandarmërisë, ku ishin përfshirë të dhëna inteligjencës për “njeriun me karafil”.

Në kopertinën e dosjes dikush ka shkruar me ngjyrë të kuqe fjalën “e kryer” së bashku me një fotografi  dhe skedar të plotë të “të njeriut me karafil”.

Nikos Belogiannis u lind në Amaliada në vitin 1915.

Ai ishte një student i shkëlqyer në Juridik dhe u vu në shënjestër për veprimtarinë politike që në atë kohë.

Në vitin 1934, në moshën 19-vjeçare ai u bashkua me Partinë Komuniste, e  paligjshme në atë kohë  duke u bërë dsekretar i organizatës lokale të Amaliadas.

Grushti i shtetit ndaj diktaturës së Ioannis Metaxas në 4 gusht 1936 e gjen Belogianin në  burg.

Si i burgosur kërkon lirinë për të shkuar në front dhe për të luftuar nazistët, por qeveria ia refuzon kërkesën.

Arratiset dhe i bashkohet ELAS-it në Peloponez.

Gjatë Luftës Civile vepron si Komisioner Politik i Divizionit të 10 të Ushtrisë Demokratike.

Në vitin 1949 ai largohet dhe gjen strehë jashtë vendit. Në qershor të vitit 1950, si anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kthehet në Greqi në mënyrë që të rigrupojë dhe të organizojë strukturat e Partisë Komuniste në Athinë, e cila është e paligjshme. Megjithatë Belogiannis dhe disa shokë të tij do të dalin në gjyq me akuzën e spiunazhit.

Më 15 shkurt 1952 fillon pjesa e dytë të gjyqit. Belogiannis para Gjykatës së Përhershme Ushtarake të Athinës hedh poshtë të gjitha akuzat për spiunazh.

Vendimi ishte unanim. Belogiannis u dënua me vdekje.

Më 30 mars 1952, në agim Nikos Belogiannis u ekzekutua së bashku me shokët e tij në Gudi. Ai mbeti në histori pasi në çdo seancë shfaqet i qeshur duke mbajtur një karafil.

Pamja e tij kur dëgjoi vendimin e dënimit me vdekje e bëri “të pavdekshëm” dhe hyri në histori si “njeriu me karafil”. (Respublica)

3 komente në “Hapet dosja e “Njeriut me Karafil”, si hyri në histori greku Nikos Belogianis”

  1. DITA says:

    SHQIPTAR E BIR SHQIPTARI.ME SHUME SE 90% E TE ASHTUQUAJTURVE GREK JANE SHQIPTARE.DERI ME 1900 GREQISHTJA ISHTE SI ANGLISHTJA NE SHQIPERI.

  2. berat says:

    Po te kish qene diversant dhe te vinte ne shqiperi ky Bellojanis,Presidenti jone i nderuar do ti kishte dhene teneqen “per veprimtari demokratike nga fashistet”.Fashizmi eshte njelloj kudo,koha vonon por nuk harron.

  3. Alb says:

    Domethene kot e paskan vrare kete? Gjynah. Ne se vrame te pakten Musine Kokalarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje