Kriza nga çadra në Bulevard jep pasojat. Biznesi ngrin projektet deri në shtator

27 Mars 2017, 19:58Ekonomia TEMA

Marinela Jazoj është fytyra zyrtare e investitorëve te huaj. Ajo thotë se kjo nuk është koha më e mirë për të investuar në Shqipëri dhe arsyet nuk lidhen me të dhënat e ekonomisë.

Biznesi në këtë kohë është në pritje. Domethënë se nuk është në një fazë ekspansioni, në mënyrë që të jetë i sigurtë se si do të vijojë situata politike dhe ekonomike në vendin tonë. Do të thotë se nga shtatori e tutje biznesi do të jetë më i gjallëruar për vendimet që do të marrë”, deklaron Jazoj për Top Channel.

Pasiguria që buron nga kriza politike konfirmohet edhe nga nuhatësit më të mëdhenj të riskut në ekonomi, bankat.

Në këto kushte, investitorët mbajnë në vend projektet që mund të kenë dhe bankat kërkojnë që këtë risk potencial ta shndërrojnë dhe ta konsiderojnë në të gjitha politikat, deri në ditën e zgjedhjeve. Kështu që sa më shpejt të mbyllim procesin zgjedhor aq më mirë do të jetë për ekonominë, financat e vendit, bankat dhe biznesin”, thotë Spiro Brumbulli.

Pas disa vitesh të vështirë ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja rigjallërimi. Rritja ekonomike u përshpejtua për të tretin vit rresht në 2016-n duke arritur në 3.4 për qind. Por kriza politike e krijuar dhe sidomos rreziku i deshtimit të zgjedhjeve mund të vërë në pikëpyetje rimëkëmbjen.

Vështirësia që vjen nga kriza politike nuk e lejon vendin të rritet pasi të gjitha teoritë e zhvillimit kërkojnë një funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor, të administratës publike dhe një përkushtim më të madh për reformat”, thotë eksperti Arben Malaj.

Por, më shumë se pasojat afatshkurtra, ekspertët i druhen dëmeve afatgjata që kriza politike mund t’i sjellë Shqipërisë.

Në përplasje të tilla politike ne rrezikohemi nga një risk potencial i lartë, që ndryshe nga vendet e tjera të përfshira nga krizat etnike apo fetare, ndikohet nga populizmi. Dhe ky mbetet risku më i madh, me pasoja më të mëdha sepse e shtrin afatin edhe pas zgjedhjeve”, shton Malaj.

1 komente në “Kriza nga çadra në Bulevard jep pasojat. Biznesi ngrin projektet deri në shtator”

  1. enter"" says:

    Digjeni ate cader muti !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje