Veliaj sfidon Berishën: Kush gënjen, të japë dorëheqjen!

27 Nëntor 2013, 17:46Sociale TEMA

Gjatë fjalimit të gjatë të Sali Berishës në Kuvend për një mori çështjesh, ish- kryeministri ngriti pretendimin se kishte lënë 40 milionë dollarë për Pagesat e Aftësisë së Kufizuar dhe Ndihmës Ekonomike.

“Unë ua lashë arkën plot more. Vetëm për PAK e NE iu lashë nja 40 milion dollarë, kërkojani financës, kërkojani Thesarit”, u shpreh Berisha.

Por ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, replikoi menjëherë duke e sfiduar publikisht Berishën: “Nuk merrem dot me të tëra çështjet e këtij ‘gjithollogu’ që flet sikur po e viziton sot Shqipërinë e sikur nuk e katandisi me kokëposhtë 8 vjet. Por, në një çështje e sfidoj publikisht. Financat provojnë se kur mora detyrën, kishte harxhuar 96% të fondeve. Këtë arrij ta provoj gjithë ditën e gjithë natën. Nëse ke burrni, të sfidoj publikisht! Jap dorëheqjen po arrite të provosh këtë “mrekulli” financiare. Në të kundërt, largohu me gjithë rrenat e tua e na lër të menaxhojmë një situatë aspak të këndshme që na le për 165 mijë nevojtarë shqiptarë”.

Veliaj paraqiti në parlament sërish letër-këmbimin e pas zgjedhjeve mes ish- ministrave Spiro Ksera- Ridvan Bode, ku provohej se fondet kishin avulluar në masën 96% dhe se shtimi fiktiv i invalidëve në fushatë qe marramendës.

Ministri publikoi edhe raportin e KLSH-së ku abuzimet qenë në vlerën 512 mijë dollarë për aktivitete si “Bota Femërore” apo “Integrimi Rom”, ndërkohë që romët dergjeshin në rrugë prej 4 muajsh me qeverinë e kaluar.

Ndërkohë, raporti i Financë-Thesarit mbështet versionin e Veliajt.

Berisha ende nuk i është përgjigjur sfidës e s’ka prodhuar dot asnjë dokument për të provuar aludimet e tij.

4 ish- zyrtarë të ish- Ministrisë së Punës janë në gjendje arresti, ndërkohë që këtë javë MMSR-ja kallëzoi në Prokurorinë e Elbasanit 165 shkelës.

Për të kërkuar ndihmë nga qytetarët, MMSR-ja ka hapur faqen denonco.sociale.gov.al, ku çdokush mund të raportojë shkelësit e skemave ekonomike.

LETERKEMBIMI MES KSERES DHE BODES

leterkembimi

 

34 komente në “Veliaj sfidon Berishën: Kush gënjen, të japë dorëheqjen!”

  1. Makthi says:

    Berisha e zhduku varferine, prandaj nuk la fonde per te varfrit.
    Jemi vendi i dyte pas Gjermanise, dhe sigurisht para Norvegjise.

    Kam frike se me kete zhvillim qe morri vendi, do na dynden emigrantet nga e gjithe bota.

    Tesh po i merr Sala ne shpine e vet, se ne nuk kemi ku i fusim.

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      O Sali
      O Shpellar
      Do të varim
      Në Litar!
      http://goo.gl/D1k5Ni

  2. elinor says:

    Po cfare burrnije i kerkon atij o leshko?! Ku ka pune burrnije ketu. Ketu ka pune “ec ketu, keto jane dokumentat, keto jane provat, ky eshte ligji, do e paguash me kaq vite burg”. Kaq! Pyetja shtrohet: A keni burrni ju ta beni nje gje te tille? Nqs jo, ec pirdhuni edhe ju se s’jeni per ate pune.
    “Në të kundërt, largohu me gjithë rrenat e tua e na lër të menaxhojmë…”
    Akoma i kerkoni te largohet?? Po a nuk jeni ju ne pushtet? C’prisni, krishtlindjet?! Merhuma!

    1. denisa says:

      pikerisht kete spo kuptoj dhe une….keta bejne te fortin me popullin…me opoziten bejne “burrin” vetem me fjale…

    2. Alias says:

      Mos fol ma se e prish.

  3. shkodrani says:

    kjo puna e sfidave kam frike se tesh po bahet si loja e femijve e ka kush e ka. Me ju thane te drejten sot qeveria me ngjason ma fort me nji OJQ me shume fonde per projekte te ndryshme, kurse era ose fryma shtet ala s’ka fillu me ardhe. Se u shemb tavani ne nje supermarket ne Letoni dha doreheqjen kryeministri i vendit, ndersa ketu tek ne ikun 7 kriminela prej burgut ku nder ta 3 jane ala rrugash dhe kena ministra qe tregojne se ca duhet me ba kur krimineli ike prej burgut. M’falni por kjo asht qesharake dhe tallese me detyren qe kane marre persiper me ba gjithashtu edhe fyese per popullin e shkrete qe asht i detyruar ti ndigjoje mashtruesat e rralles.

    1. sarandjoti says:

      Kujdes saliu eshte mafioz.Sigurisht per kete nuk kam asnje fakt asnje te dhene,por analiza shume vjecare e sjelljes se tij me ka bere te besoj absolutisht per sa thashe me larte.Ai ,djali i tij,disa bashkepuntore te ngushte , sigurisht, oficer policise se shtetit,te policise sekrete,te shikut,kane zevendesuar,organizaten kriminale te sigurimit te shtetit.por keta jan me te rezikshem per arsye se ,n.q,se sigurimsat benin vepra kriminale kundra njerezve i benin per tu treguar besnik te partise.Ky grup i tanishem ,ka arsye me te forta,per te qene sic e shikoni,agresiv,tinzar,vrases,manipulator te opinionit,*trima*,genjeshtare ordiner.Te gjithe e dine qe piramidat u prishen,por ato kishin grumbulluar miliarda dollar. Ku vajten ato?.Ato para sigurisht diku jan.Kushe i administrone ato e shume te tjera.Sigurishte,te gjith duhet ta dine se ato para i administrone Saliu me banden qe permenda me lart.

  4. Gerti says:

    Erion te lumte. burrash keshtu behet

    1. Cani says:

      Ah sa mire ja ke ngjesh o Erion. TAni nje hetim te imtesishem ketyre qe iken e cojini atje ku duhet te ishin me kohe.

      keta pesavenge edhe jane te zhytur edhe kane llafe

  5. Flog says:

    Epo te qofte hallall o Erion veliaj. I tregove per te disaten here plakut qe iku me bisht nder shalle fytyren e tij te zeze si nata i cili akoma genjen, shpif e perbalt. Ai turp te kete e te shkoje ne burg, Ty bravo te qofte

  6. shvejk says:

    Mire e ke o Veliaj , ti jep doreheqjen nga minister, por Saliu nga cfare te dorehiqet,ate e beri populli te jape doreheqjen.Edhe une jam nje person qe jetoj me ndihmen ekonomike dhe qysh prej tetorit nuk e kam marre ate.Se i kujt eshte faji pak me intereson, por te kerkoj qe tja hiqni pagen e dhjetorit deputeteve dhe ministrave dhe kete ta kaloni ne fondin e ndihmes ekonomike.Vetem keshtu do te jeni qeveri e zgjedhur nga populli dhe per popullin.

  7. yllka says:

    aaaaaaaaaaa, sa mire ja bere konadhes se vjeter. Paska lene para surrati atij. ja, eshte burre te dale te flasi tani ose te heshti pergjithmone plaku ordiner

    Dhe dicka: Futini ne burg

  8. endriii says:

    erion veliaj je tamam ministri europian qe i kishte munguar shqiperise. te lutem coje drejtesin deri ne fund !!!

  9. Tina says:

    Bobooooooooo, sa rende saliu sot. E keni vene perposhte e sdi cte beje i ngrati vecse te iki nga salla.. hahahaha, sa e bukur skena. PO cdo dite e me teper juve ju rriten votat e ai cdo dite e me teper behet me i zi

  10. Buda says:

    Opo mire ja bere endacakut plak. Aty te jape llogari si ceco e pastaj para drejtesise te marre ate qe meriton nje si AY, pra burg si grup kriminal me gjithe sa ka mbrapa

  11. gjyshja says:

    Bravo Veliaj!E vetmja gje qe Saliu di te beje me mire eshte te genjeje,po po e ka mashtruar kete popull per plot 8 vite radhasi.Mirpo Saliu ne vend qe te fuse bishtin ndër shalë bën te kunderten krekoset e keput dokrra ne cdo deklarate te tijën.

    1. gigi buffon says:

      Mesa duket deri ne grahmen e tij te fundit plaku Sali nuk do reshtë së genjyeri,madje edhe tani ne opozite.E katandise kete vend simos me keq o horr i horrave,ke goje e flet akoma per mosvjedhje ti mor hajdut e vrases i popullit tënd!

  12. saraqindi says:

    Personat qe kane abuzuar e u kallzuan ne prekurori per ndjekje penale jane,”kembet,bishti”.Padrinot kapot bejne moral ne parlament.Prandaj ska drejtesi.
    Kur ministrat dhe vete kryeministri do shkojne para drejtesise,besoj do te jepet shembulli,per te mos luar me finacat e taksapaguesve.
    20 vjet vetem nje Ahmetaj me sa me kujtohet,e Fatos Nano,me te drejt apo jo,kane shkuar ne burg.Me pas ju luani “hapa dullapa,kush eshte fshehur mbrapa”.Pse?E di nje zot,ne luajm akoma”mezekreqe bukuriqe,merre hiqe kete gisht”

  13. ILIRET says:

    O Erion mire ja bere atij kafshes ne parlament, por lerini bastet me njeri tjetrin. Qepi letrat mire dhe dergoja prokurorise…

  14. Lul Tyta says:

    Gabim mos u ver ne nje radhe me Saliun ja ti ja ai doreheqjen, Saliu duhet te jape llogari ne gjyq per c’ka ka bere me parate e shqiptareve.
    Behuni trima e pa komplekse.

  15. Lali says:

    Hey erdhi 100 diteshi, ne keto dite te ftohta dimeri besoj se salla parlamentit eshte e ngrohet, dhe denglat tuaja si duket nuke kane mbarim…..mireqenja qe mund ti dhuroni atj populli te vuajtur eshte vetem burgosja e kompanis Sala sh.p.k…….krimineli po tenton te marrin kohen e duhur qe te veproj bathoristat po bejne pregatitje per te sulmuar…..gje qe detyron policin te qelloj mbi turmat….pastaj plakut Sali i flet historia.

  16. dorina says:

    Burg zagareve, plehrave, funderrinave te kombit tone

  17. bajo says:

    Populli shqiptar e ka nje fjale te urte per kesi punesh:”Nuk mbulohet dielli me shoshe”.Por meqe doli e gjithe skema ne drite te diellit,kur do ta shohe shperdoruesi i ketyre parave deren e burgut ?!!

  18. ha,ha,ha,ha,ha,ha ........................................................................................... says:

    23 vjet “miza kalit” ne bythe te kalit !

  19. Beni says:

    A ju kujtohet Topallja kur permendi rruget e Shqiperise ..kur shkova andej nga Vlora mu duk vetja si me ken ne Gjermani… po moj Topalle kur shkova une andej nga Krraba mu duk vetja si ne Kandahar ….Ekonomia Shqiperise vendi dyte ne Europe mbas Gjermanise tha Saliu..po mor Sali po Gjermani superfuqi prodhues me Benza Bmw dhe Volkswagen kurse ti me superfuqi Shpellaresh

  20. babec says:

    Do vije shpejt Dhe ketu dita ku si te filmi “Z” te pyeten kta pisa:

    – Emri, Mbiemri, Profesioni

    Dhe me pas akuza!

  21. Armando says:

    Ore komentues…. ka ardhur koha ti detyrojme politikanet e rinj qe erdhen ne pushtet te heqin dore nga politika ‘le te shahemi sa te duam ne parlament’ por ne te vertet te vazhdojme te pa prekur te vjedhim…

    DUAM NJEREZ NE BURG jo llafe dhe sharje ne parlament. Kete beri dhe Sala , mallkimi yne , kur zevendesoi Nanon… E shahu , c’fare nuk tha per te ..dhe shume persona besuan se po ndryshonte dicka…. ne fund… Asnje gjemb nuk i hyri ne kembe Nanos dhe Sala vodhi me te dyja duart.

    Nese nuk do shkoje ndonjeri ne burg , atehere dhe keta te rinjte ne fund te mandatit do te bejne te njejten gje.. DO VJEDHIN ME TE DYJA DUART.

    Popull mos u genjeni nga shfaqet teatrale ne parlament.

  22. bravo erion says:

    Erion Ministri,

    Te lumte ati shpellari sa here te ngrihet te flase – tregojini shifrat dhe mundesisht edhe prangat – Nuk me pelqeu fare sa cani as beqja – te dy ju kishte ikur goja – me nje kriminel si SBB duhet ta mbushesh gojen se krimineli vetem gjuhen e drunit njeh!!!

    Fakti qe ai vjen ne Kuvend dhe llapaqen lart e poshte eshte dobesia e deputeteve te PS – Vetem nje pyetje beni – cfare beri ne 21 Janar plaku gungac pas vrasjes sa kater shqiptarve?

  23. skela says:

    Zoterinj Socialista!!
    Detyra juaj emergjente eshte te beni drejtesi dhe te ndeshkoni krimin. Duke bere keshtu nuk ka nevoje as te investoni sepse minjte hajdute do ta braktisin depon.

    Ju lutemi drejtesi ose konkluzionet do te dalin automatikisht edhe per ju nese nuk veproni. Futni urgjent brenda kryekrimineli

  24. E verteta says:

    Berisha ka te drejte se ka lene 40 meleon dollar por ka bere nje gabim te vogel, se kete shume nuk e ka lene ne arken e shtetit por ne arken e Argites e Shkelzenit. Moa ja vini re se plak hesapi, nuk di ku le dhe leket. Ate dhe bari me dhene ta veshe ne darke gjysmat do te sjelle se gjysma tjeter do te shkoje ne drejtim te paditur.

  25. stiverives says:

    po cfare sfida jane keto…….keto jana lojra kalamajsh…..ne ke fakte fute ne burg…dhe te gjithe e dine qe ka bere shume dhe mundesi kini ta denoni….prandaj lerini keto lojra femijesh apo keni vjedhur bashke.

  26. Paravantis says:

    Vetem me dokumenta dhe fakte mund ti mposhtesh shpellaret e kriminelet.
    Gojecthururve Berisha,Basha,Bode e gjithe By….E cjerreve te tjere duhet
    treguar vendi.Behuni te zote e mos u friksoni nga shpifjet e shpellarit.

  27. askushi says:

    O Erjon je brisk nga gjuha dhe nga mendja. Ja ke gjetur mire emrin Saliut. Nga kardiollog ne emrin e tij te vertete “Gjithollog”. Edhe une por u bej thirje edhe te tjereve ta therasim GJITHOLLOGU.

  28. shpatar says:

    Avulluan parat thone .Po ku shkuan .Kaq e veshtire eshte te gjenden ku shkuan.Edhe uje qe avullon dihet ku shkon e kthehet perseri ne toke.Po keto para ne xhepat e kujt shkuan ? Mbase i kane marre Eksogjinet!!!!
    Dihet ku kane shkuar parate .Sali hajduti e dinte me kohe qe kete radhe do ta merrte mbas kokes.Qe te kenaqte miqte e tije futi duarte kudo. Po ju jap nje burim qe duket hapur mashtrim dhe vjedhje.Ne muajne Maje Sigurimet Shoqerore shkurtuan ne masen 45% pagat e ish ushtarakve. Keto para te planifikuara per familjet e tyre shkuan ne destinavjon tjeter.Kur u ankuan pse na shkurtuat pagat perfaqsuesit e zyrave sqaruan se na ka ardhur me vendim te Kshillit te Ministrave.Kur pyetem specialiste te kesaje fushe u tha se ky eshte nje veprim i gabuar.Edhe nese ka nje vendim per ti rishikuar llogarite jane bere gabim .Ku ta gjejme te verteten? Tani nuk zbulon do gje nese nuk hyne Kontrolli i Shtetit.Ka aq shume shkelje te kryera ne periudhen Maje -Shtator sa duhen disa komisjone te punojne nate e dite per ti korigjuar.
    Po ka dhe rruge te tjera qe pinjollet e Sali hajdutit i kane si karrem .Po pagove 30-25 mije leke tek Qendra e ushtarakeve ne Shkollen e Bashkuar parat e mbajtura te kthehen pa urdher te askujte. Kur pyeta nje mikun tim se cdo bente me sqaroje:
    6 muaj nga 7000 lek =42000 heqim 3000 qe duan ata mbeten 39000 ose 280.5 Euro.Te shkoje ne Tirane me linje 60 ben bileta 20 per rruge =80 me mbeten 200.Hoteli dhe e ngren per 3 dite 180 me del qe te kthehem me 20 Euro .Cfare humbas 3 dite pune nga 38 Euro =114 Euro. Perfundimi.Keto para do ti humbas me shprese qe qeveria Rama kur te kujtohet per keto abuzime me ish ushtaraket te na i ktheje.Keshtu dal me i fituar dhe nuk mbush xhepat e hajdutve .
    Ja ku e katandisen vendin keta hajdute me cizme e qe bashke me Saliun, Boden ,Xhofit e kompani u bien gjoksit se na sfidojme .Heshtja e deri tanishme e Qeverise do te kushtoje me shume se ceshte ne fakte demi i bere .Ta shtyjne Statusin per nje situate me te favorshme e te gjejne ku kane shkuar fondet e vjedhura ne periudhen Janar -Shtator te ketije viti .Nuk ma do mendja se Evropa do beje perjashtim kur financat jane alarmante .Nese keto borxhe i kompeson ajo le ti lem akoma gjalle hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje