Lulzim Basha i shpall luftë edhe Brukselit: Njerëz të fuqishëm dhe me pushtet të BE-së u bënë pjesë e aktit mafioz me CEZ, pasi u paguan…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha nuk mjaftohet vetëm me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ai ka sulmuar sot nga çadra e PD-së, Brukselin zyrtar.

Sipas tij, njerëz të fuqishëm dhe me pushtet në BE, janë bërë pjesë e aktit mafioz për marrëveshjen e dëmshpërblimit mes shtetit shqiptar dhe CEZ.

Arrestime, intimidime, prerje të energjisë elektrike, gjithçka për të mbushur arkën e zbrazur nga afera me CEZ.

E dëgjuat me fakte të avokatit, dhe institucioneve ndërkombëtare se si u vodhën 650 milion euro nga xhepat e shqiptareve.

Detyrime të njohura dhe të pranuara ligjërisht nga kompania CEZ, para që duhet të ishin në arkën e shtetit shqiptar, para që nuk erdhën se u ndanë mes mafias ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorit të saj në Shqipëri.

Njerëz të fuqishëm dhe me pushtet në Bruksel, janë bërë pjesë e këtij akti mafioz.

Ne do ti shkojmë kësaj afere deri në fund dhe afera të zbardhet në mënyrë që përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë së vërtetë, jo asaj kriminale”, është shprehur Basha.

Kuptohet, nuk ka thënë asnjë fjalë për ndërhyrjen e dhunshme të shtetit të drejtuar nga Sali Berisha (dhe Flamur Noka që vinte në transformatore dhe kthente energjinë elektrike pë rata që nuk paguanin) kundër CEZ, çka solli edhe padinë e kompanisë çeke në Arbitrazh.

Basha duket se po shkon drejt përplasjes forntale me SHBA dhe BE, duke qenë se është izoluar dhe injoruar nga Uashingtoni dhe Brukseli zyrtar, për kërkesat e tij për qeveri teknike dhe largimin e Ramës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Lulzim Basha i shpall luftë edhe Brukselit: Njerëz të fuqishëm dhe me pushtet të BE-së u bënë pjesë e aktit mafioz me CEZ, pasi u paguan…”

  1. Besjana says:

    KY duket qe nuk eshte mire nga mendet e kokes. Vaj medet PD

  2. Nestori - Mitrovicë says:

    Ky, si duket, është nisur për në theqafje por, veç bashkëmendimtarëve dhe bashkëvepruesve të tij, nuk është e drejtë të marrë me vete të tjerët. Rrugë e mbarë i qoftë. Të tillët s’ke pse i qanë.

  3. Beni says:

    “Bravo “komunistet e PD. He me t lumte, I demaskove ter armiqte e jashtem e te brendshem. .
    O ti je koqe O I mjer

  4. "horri i bulevardit" says:

    Me gjithe ata trimoshaa qe ka ne krah lulja ne cader, beson se mund ti beje balle, cdo rreziku europiano-amerikan, se keta qe kane dale nga Sperma e Enver hoxhes, jane te gjithe trimeresha me te huajt.

  5. Ky bythec nuk ka fuqi ti shpall lufte babait te tij saleh komunisti dhe jo te ket fuqi ti hap lufte Brukselit.
    Ky ose eshte budalla ose luan rolin e budallait dhe ben sikur lufton armiqte e jashtem dhe te brendshem si donkishoti.

  6. nn says:

    me mendu e me ba jane dy po sa keq se deshirat e pd nuk po plotesohen po mjer ato njerez se i besojne ketij mashtruesi

  7. LORA says:

    Nga lajmi,nese eshte I vertete,kuptoj qe dosja e hetimit te krimit penal ne sektorin e energjise (kesaj pasurie kombetare te krijuar me djersen e gjakun e nje populli te tere,para 1990-es dhe tregtuar nga mortjemadhi brekedhjere tek ceket e CEZ ) qenka kompletuar ,pa shteg shpetimi, per pergjegjesit shteterore ;te njohur tashme.
    Bukur,shume bukur.

  8. Agustin says:

    Me vjen realisht keq sesi jeni katandisur PD,, futuni në parlament se për atë jeni votuar për ti shërbyer votuesve të tu që të besuan

  9. Agustin says:

    Luli i ka shpallur luft votuesve të tij që duan votimin e ligjeve të vetingut si i gjith populli shqiptar jo me Be apo SHBA ku pyet ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *