Manchester United i fiskuar pas Neymar, 200 mln per brazilianin

27 Mars 2017, 16:16Sport TEMA

Shifra absurde dhe transferime epokale. Në këtë rast pikë referimi nuk është Kina. Manchester United është gati të shpenzojë 200 milionë euro për të transferuar në “Old Teraford Neymar”. Një lëvizje të tillë mund ta bëjë vetëm një klub i fiksuar pas brazilianit. Sipas Sport.es. “Djajtë e Kuq”, janë gati ta paguajnë klauzolën në kontratën e 25-vjecarit me klubin blaugrana.

Më shumë se bisedime, kanë nisur kontaktet me përfaaësuesit e futbollistit, që nëse do ta pranojë ofertën, do të realizojë një ëndërr  të tijën, pra të luajë në Premier League dhe me një pagë vjetore 25 milionë euro neto, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo që përfiton te Barcelona.

Mirëpo ky propozim i United, lidhet edhe me pjeëmarrjen e Champions League sezonin e ardhshëm, në të kundërt Neymar nuk do ta pranonte ofertën por edhe klubi anglez nuk do t’i kishte paratë për ta blerë nga Barcelona.

Nëse nuk fiton Europa Leaguen, United do të përfitonte 30% më pak nga marrëveshja që ka nënshkruar me Adidas. Ose më saktë në arkat e klubit do të hynin 94 milioë euro më pak.

Por nëse gjithcka shkon sipas planeve të Mourinhos, asgjë nuk do  të mund ta pengojë portugezin të hynte me prepotencë në bisedime me Barcelonën për kartonin e Neymar.

Nësë palët bien dakord, atëherë blaugranat me paratë e siguruara nga shitja e Neymar nuk do ta kishin të vështirë për të afruar në Camp Nou Paulo Dybalan nga Juventusi, apo Marco Verratin nga PSG. Një efekt domino që sugjeron një merkato të cmendur gjatë verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje