Mesazhi amerikan dhe ata që s’duan të dëgjojnë

27 Mars 2017, 09:20Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Misioni diplomatik i kreut të opozitës përtej Atlantikut nisi dhe mbaroi pa sjellë me vete asnjë mesazh publik për protestën e çadrës dhe bojkotin e parlamentit, reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve, që ajo mbart me vete si objektiva parësorë.

Lulzim Basha nuk qe në gjendje të citojë asnjë burim konkret në Uashington, që të ketë duartrokitur qoftë dhe indirekt atë që po ndodh sot në bulevardin qëndror të Tiranës.

Dhe kjo ka një motiv qëndror, të cilin Ambasada amerikane e nënvizonte më së miri edhe në deklaratën-replikë të saj me zotin Basha.

Demokracitë liberale e konsiderojnë thjesht një tabu, ndryshimin e qeverisjes jashtë kutive të votimit. Prej vitit të largët 1996, kur Shqipëria kaloi në kaos total, ato e kanë refuzuar me insistim idenë se njëra nga palët politike në Tiranë, mund të përdorë kur t’i teket mekanizmin e bojkotimit të institucioneve dhe zgjedhjeve.

Së dyti, kur kësaj situate i bashkohet edhe sabotimi de facto i reformës në drejtësi – një investim strategjik afatgjatë i amerikanëve e europianëve në Shqipërinë e korruptuar të tranzicionit, atëhere shanset për një sukses diplomatik pranë kancelarive të Perëndimit merren lehtë me mend.

Abuzimi verbal dhe mendjelehtësia me të cilën kreu i opozitës Basha e komentoi para përkrahësve të tij produktin e vizitës së fundit në SHBA, mesa duket e ka detyruar Ambasadën amerikane në Tiranë që të dalë e të sqarojë edhe një herë atë që në fakt ka qenë e qartë si drita e diellit, gjatë gjithë periudhës kohore të protestës: që nuk përkrahet asnjë veprim që synon të krijojë procese paralele politike, me ato që ndodhin brenda institucioneve.

Që nuk përkrahet bojkoti i zgjedhjeve dhe nuk mund të shihet kurrsesi si i pranueshëm bllokimi me pasoja i reformës në drejtësi. Më së pari i Vetingut, që do të startojë pastrimin e klasës së gjyqtarëve e prokurorëve.

Mesazhi i fundit i ambasadës së SHBA me shumë gjasë do të bjerë në vesh të shurdhët brenda çadrës. Pasi kjo është strategjia e vërtetë e opozitës sot.

Pra, që ta nxjerrë atë vetë, opozitën, jashtë sistemit dhe jashtë kontrollit të të gjitha filtrave e siguresave. Ndër të cilat, partnerët ndërkombëtarë, janë ndër garantët kryesorët. Situata politike bëhet kështu edhe më e rrezikshme, pasi njëra nga palët ka vendosur thjesht të mos dëgjojë dhe të mos shikojë. T

ë shohim edhe për sa kohë. Nuk ka shurdh më të keq, sesa ai që nuk ka dëshirë të dëgjojë, thotë proverbi. (Javanews)

5 komente në “Mesazhi amerikan dhe ata që s’duan të dëgjojnë”

  1. partia says:

    PD e ka krejtesisht te kote te gjithe kete qe po ben. Arsyeja qe po e ben ne fakt eshte me shqetesuese sesa rezultati, i cili dihet qe do jete nje deshtim. PD po e ben sepse e di qe edhe nese s’fiton gje nga e gjithe kjo, baza e tyre e votuesve eshte aq qorre dhe shurdhe saqe do vazhdonin t’i perkrahnin edhe pas humbjeve te rradhes. Kur votuesit e tu jane nje grup te pashkolluarish pa dhembe nga skutat e sketerrat eshte e kollajshme qe te ngresh nje cader dhe te shfrysh lloj lloj mutrash aty pa piken e frikes se ata mund te kuptojne deshtimin tend. Ne fakt nuk do cuditesha aspak ne qofte se Berisha dhe Basha do nxirrnin k.rin para gojeve te malokeve dhe ata tua lepinin me shume qejf ne emer te partise.

  2. nn says:

    po keshtu eshte kur flasim me shurdha se bejne sikur degjojne po duhet te pranojne reformen ne drejtesi po fajtori se pranon fajin e bere

  3. Drejtesia says:

    Jemi ne rruge te mbare.Qellimi final eshte qe PD te mos hyje ne zgjedhje me qellim qe te shperbehet totalisht ajo klik qe ka lyer duart me gjak shqiptaresh.Mbas shpartalliumit total do te ngrihet nje opozite dinjitoze shqiptare.

  4. alphade says:

    Per banden pedeiste cadra eshte mjeti i fundit per te shpetuar
    lekuren nga BURGU sepse Vettingu po behet me ose pa banden
    e jenicereve te Vicidolit dhe objekt pervec prokuroreve dhe gjyq-
    tave te Drejtesise jane edhe politikanet e djeshem dhe te sotem .
    Nje verteton Cadra se sa hajduteri marramendese ka bere kupola
    ishqeverise se Saliut ,praktikisht kane grabitur dhunshem pasurine
    e shqiptareve ! Kjo eshte aresyeja qe kjo bande nuk i ndahet cadres,
    sepse pas cadres vendin e kane te 313-ta , ndersa per Saliun dhe Lu-
    lin qe sot per sot drejtojne kete bande ka histori tjeter: ky binom per-
    vec hajnise mbi te rendon nje mal me krime per te cilat duhet te japin
    llogari para organeve te Drejtesise,por jo kesaj drejtesie te korruptuar
    por asaj qe do te vendoset pas Vettingut .

  5. albani says:

    Ky eshte burre! Ia perplasi ne fytyre Amerikes dhe ambasadorit Lou: U thote, atyre se ata (Amerika dhe Evropa) kane mbushur xhepat me paret e droges dhe te hashashit te Rames. ja ky eshte burre, as Salihi nuk ka mundur te shprehet kaq hapur sa ky Salihi i vogel.

    Bravo Z. Basha! Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje