Ministri i ri Xhafaj paralajmëron policinë: Do kaloni të gjithë në Vetting. Përparësitë? Lufta ndaj kanabisit, krimit, terrorizmit dhe paanësia në zgjedhje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në ditën e parë si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha sot se ka ardhur koha që të gjithë punonjësit e policisë të kalojnë në Vetting.

Në fjalën e tij Xhafaj u shpreh se lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e policisë, do të jetë prioritet i punës së tij.

“Ka ardhur koha për të bërë Vettingun brenda vetë policisë së shtetit. Tolerancë zero do të aplikohet ndaj çdo rasti të shkeljes së detyrës.

Është detyra ime në radhë të parë deri te punonjësi i fundit i policisë, për të zbatuar ligjin dhe shërbyer qytetarit. Lufta kundër korrupsionit do marrë prioritet gjatë qëndrimit tim.

Ne kemi nevojë për drejtues policie me integritet të lartë moral. Nuk mund të mendohet që edhe një punonjës i thjeshtë policie të japë ndihmë dhe bashkëpunojë me persona me precedent penal. Reagimi ndaj tyre do të jetë shumë i ashpër”, u shpreh Xhafaj.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë sot publike dhe se cilat do të jenë disa prej përparësive të punës së tij në krye të Policisë së Shtetit. Ai ka vënë theksin tek lufta kundër narkotikëve, rolin e policisë në zgjedhje, lufta kundër terrorizimit, lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe krimit të organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të vëna nëpërmjet veprimtarive kriminale.

“Sfida e të gjithë neve është që ta nxjerrim Shqipërinë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin. Asnjë qytetari, as vendit nuk i vjen diçka e mirë nga kultivimi kanabisit. Do të ketë shumë njerëz në terren dhe jo në zyra. Nuk do të ketë asnjë kompromis me trafikantët. Do të ketë ndëshkime shembullore jo vetëm për trafikantët, por edhe për bashkëpunëtorët e tyre në polici apo kudoqoftë. Të gjithë bashkë do ta fitojmë këtë betejë”, ka deklaruar Xhafaj

Lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit ai u shpreh se përbën  përparësi të punës së policisë. Sipas tij, do të ketë zbatim rigoroz të ligjit. “Paanësia pritet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë të rolit të policisë. Kjo paanësi do të respektohet maksimalisht. Cdo shkjelje ligji do të ndëshkohet. Zgjedhjet janë të qytetarëve dhe policia është e qytetarëve ndaj nuk do të lejohet asnjë devijim nga ligji’, deklaroi Xhafaj.

Sipas tij, lufta kundër terrorizimit do të jetë një tjetër përparësi e punës së Ministrisë së Brendëshme dhe për këtë është edhe mbështetje e madhe nga ndërkombëtarët.

“Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë një përparësi tjetër. Kjo do të bëhet dhe me një reformim të policisë gjyqësore. Forcim të bashkëpunimit me shërbimin informativ. Rastet e vecanta nuk përligjin mungesën e bashkëpunimit. Do të sekuestrohen pasuritë e vënë nëpërmjet krimit”, deklaroi Xhafaj.

Rama prezanton Xhafën: Do ndjekë rrugën e Tahirit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot para Policisë ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në fjalën e tij kreu i qeverisë, u shpreh se Xhafaj do të ndjekë rrugën e Tahirit veçanërisht sa i përket luftës ndaj korrupsionit brenda vetë Policisë.

Jam i bindur që ministri i ri do të përforcojë aspektin e rëndësishëm të vijimit të një reforme modernizimi në Policinë e Shtetit. Ministria e Brendshme mbetet kampione në revolucionin teknologjik.

Përmes projekteve të tranforimit teknologjik si kamerat e trupit dhe komisariati dixhital, Ministria e Brendshme ka sot jo vetëm të drejtën që të ndihet krenare për sa është bërë por edhe detyrimin që të bëjë më shumë në këtë aspekt”, tha Rama.

Sipas tij “Ajo që ka qenë deviza e Tahirit mbetet devizë e Xhafajt. Lufta kundër korrupsionit nis nga vetja. Zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i sjelljeve abuzive në të gjitha nivelet në polici fillon nga vetja.

Ndëshkimi penal apo disiplinor i 25% të trupës, duhet të vazhdojë. Nuk mund të ketë vend në Polici për punonjës që shkelin ligjin dhe abuzojnë me uniformën e Policit të Shtetit”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Ministri i ri Xhafaj paralajmëron policinë: Do kaloni të gjithë në Vetting. Përparësitë? Lufta ndaj kanabisit, krimit, terrorizmit dhe paanësia në zgjedhje”

  1. nn says:

    bravo kryeminister uroj qe xhafaj ta beje detyren e ngarkuar si duhet dhe poshte korrupsioni dhe pro vettingut te gjithe

  2. Edkari says:

    Vetem rilindasit nuk kane nevoje per vettingun

  3. Flori Kerrabe dhe Lazarat says:

    Se mos lufton drogen ky.Na morri me qafe . Ku do gjenden paret per pensionet, mesuesit dhe doktoret.
    Pse me ploice te korruptuar dhe me skeda paska punuar Saimir Tahiri!

  4. eno says:

    te vazhdoje ne rrugen e Tahirit per permiresim dhe ta beje policin per qytetarin mos te ekzistoje me ajo frika nga policia por te shikohet si mbrojtes i popullit

Lini një Përgjigje te eno Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *