Rama: Do të përshkallëzohet ashpër lufta kundër hashashit. U shkatërrua republika e turpit në Lazarat, 2017-ta i vë kapak kësaj historie

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar sot se viti 2017 do të shënojë një përshkallëzim shumë të ashpër të luftës kundër kanabisit, duke i dhënë fund një herë e mirë kësaj historie që i ka rrënjët e thella që shumë vite më parë. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri sot gjatë prezantimit të ministrit të ri të brendshëm Fatmir Xhafaj, me drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit.

“Pas shkatërrimit të republikës së turpit në Lazarat dhe rezultateve kundër kultivimit të kanabisit kemi të gjitha arsyet që ta konsiderojmë 2017 vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë, që nuk filloi në 2013, por që në 2017 janë të gjitha premisat që të ketë edhe epilogun e saj.

Puna e nisur me kontrolle për të parandaluar mbjelljen e kanabisit si dhe zbritja deri në përgjegjësi personale për cdo punonjës policie për cdo rrënjë të kultivuar përbën bazë inkuarjuese që në vjeshtë të dalim krenarë përballë popullit dhe partnerëve dhe ti japim Shqipërisë një notë pozitive në raport me këtë fenomen të trashëguar nga e shkuara dhe të zhvilluar në vite”, deklaroi Rama.

Sipas tij qeveria e nisi punën me Policinë e Shtetit nga një pikë kritike, pasi tre vite më parë policia ishte një institucion i pabesueshëm po aq sa gjykatat.

“Pas tre vitesh, jo nga anketimet tona, por nga ato të BE, policia është një nga institucionet më të besueshme. Kjo dëshmohet në shumë drejtime si nga telefonatat e qytetarëve në adresë të policisë apo rritja e vazhdueshme e aplikacionit të policisë. Komisariati dixhital do të vazhdojë si shenjë mbështetje për qytetarët”, theksoi Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...