Raporti i Oxfam: Bankat europiane fshehin miliarda në parajsat fiskale

27 Mars 2017, 19:16Ekonomia TEMA

EuObserver

Bankat më të mëdha europiane po zbrazin arkat duke fshehur miliarda dollarë fitime offshore. Një raport nga agjencia ndërkombëtare Oxfam përllogarit se 25 miliardë euro kanë përfunduar në parajsat fiskale në 2015-ën. Kjo do të thotë se shumë më pak para po shkojnë në buxhetet kombëtare për shëndetësinë dhe arsimin.

Raporti ka hetuar 20 bankat më të mëdha europiane dhe ka gjetur se Luksemburgu mbetet një nga parajsat fiskale me përfitueshmëri më të lartë. Monarku ka ndihmuar bankat që të fitojnë të vetme rreth 4.9 miliardë euro për gjatë 2015-ës.

Raporti nënvizon se banka e pestë më e madhe në Europë,  Barclays, regjistroi rreth gjysmë miliardi euro fitime në Luksemburg dhe pagoi një normë efektive tatimi prej vetëm 0.2%.

Gjetjet e Oxfam vijnë pas ligjeve të BE-së të cilat tashmë kërkojnë që bankat të publikojnë raporte të detajuara mbi fitimet dhe taksat. Këto raporte u bënë publike për herë në 2015-ën.

Nga përpilimi i të dhënave, Oxfam gjeti se bankat europiane paguanin zero taksa në parajsat fiskale, si Bermuda, Ishujt Cayman dhe në Isle of Man.

Banka Mbretërore e Skocisë, Societe Generale, UniCredit, Santander dhe BBVA në Irlandë ia dolën që të kenë fitime që tejkalonin xhirot e tyre vjetore.

Gjetjet pasojnë raportet e 2014-ës mbi skemat e taksimit të fshehtë midis autoriteteve të Luksemburgut me 340 kompani dhe 12 banka.

“Norma e tatimit paguar për këto fitime kaq të larta shpeshherë ishe dhe më e ulët se sa shkalla e normave të taksave prej 12.5%”, shkruhet në raport.

Këto gjetje detyruan parlamentin e BE-së që të vendosë ligje më të forta për sa i përket transparencës mbi tatimet.

Gjithashtu, raporti pason publikimet e 2016-ës nga Mossack Fonseca, firmë ligjore e vendosur në Panama, të cilat tregonin se të pasurit, përfshirë disa politikanë dhe kriminelë europianë, fshihnin paratë e tyre.

Skandali i Panama Papers nxori në pah se disa prej bankave më të mëdha luajtën rol kyç në shfrytëzimin e regjimeve tatimore.

Pesë prej bankave të skandalit Panama Paper, HSBC, Societe Generale, Credit Agricole, BNP Paribas, dhe Santander tashmë figurojnë dhe në raportin e Oxfam.

Skandalet kanë rritur presionin ndaj BE-së për të forcuar më tej ligjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje