Ish-kreu i Hetuesisë: Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, Enver Hoxha urdhëroi arrestimin e tij me akuzën e komplotit

Qemal Lame, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992, thotë se shkrimtari i njohur Ismail Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.

Madje, sipas tij, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, kishte filluar përgatitja e dosjes për arrestimin e Kadaresë.

“Në vitet 1981 dhe 1982, me iniciativën dhe interesimin direkt të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë është urdhëruar dhe kërkuar nga Sigurimi i Shtetit dhe nga Hetuesia përgatitja e dokumenteve procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë, me akuzat e rënda për veprimtari armiqësore si bashkëpunëtor në komplotin e kryesuar nga Mehmet Shehu”, thotë Lame për Panorama.

Ndërsa pas largimit të tij në Francë, Ramiz Alia ka kërkuar ndjekjen penale të tij si “tradhtar”.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/lame-kadare_1490610393-6974366-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/lame-kadare_1490610393-6974366.jpg","attachment_id":"656579"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/emveri_1490610430-7546559-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/emveri_1490610430-7546559.jpg","attachment_id":"656576"}]

1 komente në “Ish-kreu i Hetuesisë: Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, Enver Hoxha urdhëroi arrestimin e tij me akuzën e komplotit”

  1. basilius says:

    Vazhdon kampionati i rrenave.

Comments are closed.