Sarri fitoi cmimin “Pankina e Artë” 2016

27 Mars 2017, 15:49Sport TEMA

Trajneri i Napolit, Maurizo Sarri fitoi cmimin “Pankina e Artë” 2016 për Serinë A,  një cmim ky që jepet nga vetë trajnerët e skuadrave të cilët vlerësojnë teknikun më të mirë. Për trajnerin e Napolit shkuan 25 preferenca nga 61 trajnerët që kishin të drejtë vote.

“Zakonisht marrja e një cmimi nuk është se më jep ndonjë kënaqësi të vecantë, pasi e konsideroj kohë që ja kam marrë punës, por ky ëshytë një cmim që më jep kënaqësi dhe kjo vjen pasi është një vendim që merret nga kolegët, – deklaroi Sarri duke shtuar, – Për mua që 5 vjet më parë drejtoja në Serinë C është dicka e pabesueshme. Falënderoj dy klube , Empolin dhe Napolin”.

Një motiv tjetër gëzimi për trajnerin e Elseid Hysajt mund të jetë edhe fakti që la në vendin e dytë me 22 vota Massimiliano Allegrin, trajnerin e Juventusit, ndërsa në vend të tretë u rendit Eusebio di Francesco. Një cmim i vecantë në ceremoni shkoi edhe për Cluadio Ranierin, protagonist i arritjes së jashtëzakonshme të Leicester që sezonin e kaluar fitoi kampionatin anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje