Shpëtim Idrizi tregon kushtet për një marrëveshje të re me Ramën: Shumë shpejt…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti, Shpëtim Idrizi deklaroi se partia që ai drejton nuk mund të vendoset në raport me forcat e tjera politike.

Idrizi theksoi se PDIU i ka idetë e qarta se më kë do të bashkëpunojë dhe bëjë koalicion për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Besoj se marrëveshja do ndodh shumë më shpejt. I kam caktuar idetë dhe kushtet e punës për ngjyrat tona programore. Pjesa tjetër varet nga rezultati që ti ke.

Por siç e kemi bërë dhe herë tjetër, e di shumë mirë nga e nisim; nga mbështetja e çështjes çame. Ajo nuk është më retorikë, është dosje qeveritare”, tha Idrizi, teksa ishte i ftuar në studion e ‘Natë me Xhaxhiun’ në “News24”. Nga ana tjetër ai sqaroi se kryeministri Rama nuk i ka dhënë këshilla, por ato çka ky i fundit i ka kërkuar.

Për mbështetjen e që kemi marrë nga kjo maxhorancë dhe për një filling shumë të drejtpërdrejtë, pasi nëse deri dje kur fliste Athina zyrtare heshtej, sot është treguar dinjitet më i madh për çështjen çame. Kjo është për t’u përshëndetur.

Për çështjen çame ne nuk presim. Nuk dimë, nuk mundem të jap ekspertizën më të mirë. E dimë vetë. E kemi ekspertizën vetë. Do marrim mbështetje në raport me mbështetjen”, theksoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Shpëtim Idrizi tregon kushtet për një marrëveshje të re me Ramën: Shumë shpejt…”

  1. krysho ludovik says:

    camet e beses se beduin rames

  2. Drejtësia says:

    Kujder palmën e Demit.

  3. Samiu says:

    Ju camet qenkeni te pabese edhe ne politike. Edi Rama sakrifikoi gjithe pozicionin e tij politik per te ngritur ceshtjen came dhe u tregua trim dhe i mencur qe e ngriti ate ceshtje per here te pare deri ne Bruksel e SHBA. Ju ne vend qe te tregonit mirenjohje dolet e u bete trima duke vene kushte dhe dhene paralajmerime elektorale se dini te luftoni dhe te fitoni. Saliu qe ju dikur ishit aleate edhe pse e shiti hapur ceshtjen came ju tregoi hurin dhe ju qendroni stoikisht si idiote ne krahun e Sali serbit. Atehere ju nuk pipetite dhe as e hapet gojen dhe u kenaqet me ndonje zyre patentash apo dogane. Me kete qendrim i vute vulen vehtes se kush jeni. Juve nuk besoj se do tu afroje aleance ndonje parti sepse ju me te bere aleance nuk afroni bashkepunim programor por kerkoni ne pronesi zyren e patentave, te tatimeve, te doganave dhe Ministrine e jashme qe ta beni politiken shqiptare me fytyre cakalli agresor dhe te beni gjithe shqiptaret si vehten. Ceshtjet e mira zgjidhen me diplomaci por edhe me kulture, bonsens dhe mirekuptim. Keto terma ju nuk i njihni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *