Starova sheh gjysmën e Partizanit në kombëtare: De Biazi, trajner qokash

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sulejman Starova kundër De Biazit.

Trajneri i Partizanit, në një prononcim për “Panorama Sport”, e thotë hapur se Alban Hoxha meritonte të ishte titullar ndaj Italisë. Tekniku i Partizanit mendon se “gardiani” i të kuqve është më lart se Thomas Strakosha, i cili e ka të ardhmen përpara.

Sipas “Bobit”, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, shikon më të rëndësishëm klubin e Lacios nga vjen Strakosha, sesa Partizanin ku bën pjesë edhe kapiteni Alban Hoxha.

“Aktualisht. Alban Hoxha është shumë më lart se portieri Strakosha, kështu që e meritonte të ishte titullar ndaj Italisë. Por, për trajnerin e Kombëtares, Xhani De Biazi, Lacio është më e rëndësishme se Partizani. Strakosha është një portier i ri që e ka të ardhmen përpara, ndërsa aktivizimi i Alban Hoxhës në ndeshjen e fundit do t’i bënte mirë të gjithëve”, u shpreh fillimisht trajneri i Partizanit.

“TRAJNER QOKASH”

Pakënaqësia në kampin e kuq nuk ka lidhje vetëm me mosaktivizimin e Alban Hoxhës në ndeshjen e fundit të Kombëtares, por edhe nga neglizhenca që u bëhet futbollistëve të kësaj skuadre nga stafi kuqezi. Mosthirrja e Lorenc Trashit në grumbullimin e fundit është një arsye më shumë për të mos qenë dakord me zgjedhjet e trajnerit De Biazi.

Por trajneri Starova, në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, tha se pretendimet e tyre janë më shumë se Trashi, pasi e meritojnë edhe disa lojtarë të tjerë që të jenë pjesë e kuqezinjve. Në këto kushte, Starova nuk e kursen De Biazin, të cilin e quan trajner qokash. Për trajnerin e të kuqve, italiani e ka mbyllur karrierën me Kombëtaren shqiptare.

“Zhgënjimi ynë për listën nuk ka të bëjë vetëm me Trashin. Pretendimet tona si Partizan janë që përveç Alban Hoxhës, në kombëtare të afrohen edhe Lorenc Trashi, Idriz Batha, Arbnor Fejzullahu dhe Mentor Mazrekaj. Por De Biazi është në një situatë që bën qoka të tjera. Ai e ka mbyllur karrierën me Kombëtaren shqiptare. Sipas meje, ai ka marrë gjithçka nga ky ekip”, vijoi Starova.

“SHQIPËRIA E BËRI TË NJOHUR”

Trajneri Sulejman Starova nuk shikon të ardhme të Kombëtares shqiptare nën drejtimin e italianit, kështu që, sipas tij, sa më shpejt që De Biazi të largohet, aq më mirë do të jetë për të dyja palët. Starova deklaroi se ka qenë Shqipëria ajo që e bëri të njohur Xhani De Biazin, i cili më shumë ka marrë se ka dhënë për kuqezinjtë.

“De Biazi bën pjesë tek ajo kategori trajnerësh që i bën skuadra të suksesshëm. Shqipëria e bëri trajner të njohur. Ai ka marrë më shumë se ç’ka dhënë në kombëtaren tonë. Sa më shpejt që të largohet, aq më mirë do të jetë për të dyja palët”, përfundoi Sulejman Starova për “Panorama Sport”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Starova sheh gjysmën e Partizanit në kombëtare: De Biazi, trajner qokash”

  1. Bogonica says:

    Lereni De Bjazin ne punen e tij,ate e beri te njohur puna dhe djersa e tij,perse kaq cinike z.Starova?Une si sportdashes i them trajnerit De Bjazi:Faleminderit per gjithcka ka bere me ekipin kombetar.

  2. lelegu says:

    Ore, ky idioti, kujton se Partizani eshte me lart se Lazio? Pse mer, qe t’i behet qejfi ketij te marrim tere lojtaret medioker te Partizanit ne kombetare? Ca i duket Partizani ketij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *