Vrau 4 persona në Selanik? Grekët pyesin ‘killerin’ Julian Sinanaj

27 Mars 2017, 14:17Kronika TEMA

Hetues grekë kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë në pyetje vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj.

Shqiptarja.com mëson se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndodhen 3 oficerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej 1 ore e 30 minutash po zhvillojnë një seancë me pyetje ndaj të penduarit të Bandës së Tritolit.

Hetuesit grekë kanë dyshime se Sinanaj ka vendosur tritolin në Gjykatën e Selanikut dhe ka vrarë kundrejt pagesës që i është bërë nga mafia, 4 persona.

Sinanaj fillimisht ka refuzuar të përgjigjet e më pas ka rrëfyer disa të dhëna për oficerët grekë.

Prokurorët grekë synojnë të zbulojnë porositësit e vrasjeve të Julian Sinanaj.

Burime për Report Tv sqaruan se disa nga deklarimet e Sinanaj mund të çojnë në zbardhjen e krimeve në Greqi.

Madje të njëjtat burime pohojnë se mbërritja e prokurorëve grekë në Shqipëri erdhi pas disa shkrimeve në media se Sinanaj ka kryer vrasje e krime me pagesë dhe në Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje