Xhani, faleminderit dhe mirupafshim!

27 Mars 2017, 09:26Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Xhani De Biasi ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar, si trajneri më i suksesshëm në drejtimin e Kombëtares shqiptare, që jo vetëm e kualifikoi për herë të parë vendin tonë në një eveniment të rëndësishëm, por dhe i ndryshoi fytyrë dhe mentalitet Kombëtares.

Ndaj, ai meriton mirënjohje pafund.

Por, De Biasi tani duhet të na thotë mirupafshim.

Ai e kreu misionin e vet dhe tashmë ka ardhur koha që të largohet, pasi nuk ka çfarë t’i japë më shumë Kombëtares, gjë që e pranoi edhe para ndeshjes me Italinë në një intervistë për gazeta “Dello Sport”, ku tha se “nuk di a mund të shpik ndonjë gjë tjetër për Shqipërinë…”.

Tani ai po bën vetëm dëm. Dhe nuk bëhet fjalë për rezultatet apo lojën, pasi ato tashmë mungojnë!

Suksesi i arritur me kualifikimin në Europian dhe nderimet e temenatë e shumta nga autoritetet shtetërore, e kanë bërë De Biasin nga një trajner që erdhi pa zhurmë e bujë dhe me skepticizëm në drejtim të Kombëtares, në një njeri arrogant.

Ai është sjellë në mënyrë të vrazhdtë dhe të pashpjegueshme me disa nga talentet dhe futbollistët më të mirë të Kombëtares.

E nisi me Ergys Kaçen, mesfushorin më të mirë dhe të talentuar shqiptar, dhe po vazhdon me Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin, po ashtu dy nga më të mirë e ekipit tonë, por dhe me Shkëlzen Gashin.

Për të mos harruar pastaj edhe sjelljen e pashpjegueshme me Berat Gjimshitin dhe Milot Rashicën, që i zboi nga Europiani, edhe pse Gjimshiti ishte një nga lojtarët e rëndësishëm në kualifikimin e Shqipërisë, ndërkohë që Rashica konsiderohet si një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit europian.

Dhe një vend që lojtarët e mirë i ka me pikatore, nuk mund të lejojë që t’i humbasë vetëm për ego apo kapriçio të një trajneri, që sot është dhe nesër s’është.

Nuk mund të lihen jashtë futbollistë si Kaçe, Xhaka e Abrashi, dhe të mbahen futbollistë të tipit Andi Lila, që thjesht dinë të vrapojnë kot në fushë dhe t’i binden trajnerit.

Shqipëria nuk e ka luksin të privohet nga lojtarë të tillë dhe FSHF duhet të ndërhyjë, pasi De Biasi nuk mund të veprojë me kokën e vet me futbollistët dhe Kombëtaren.

Nuk është një apo dy raste, dhe të thuash që mund ta kenë fajin futbollistët për sjelljen e tyre.

Fakt është që po bëhen shumë raste futbollistësh që kanë probleme me De Biasin, i cili i trajton ata me arrogancë dhe indiferencë.

Ndaj De Biasi duhet të largohet, pasi dhe vetë dëshira e tij është e tillë. Këtë gjë e tregoi që në përfundim të Europianit, kur nuk la media europiane pa u shfaqur, duke iu vetëofruar ekipeve të ndryshme, herë Anglisë, herë Italisë e herë ndonjë ekipi tjetër.

Nuk ka pse bën lojëra të tilla me lojtarët, që ta shkarkojnë dhe të marrë dëmshpërblim. Është më e ndershme që të largohet siç erdhi, me modesti! Kushedi, ndoshta gjen ndonjë ekip tjetër!

22 komente në “Xhani, faleminderit dhe mirupafshim!”

    1. Beni says:

      Gazetar eshte ky? Ky vetem nga futbolli nuk merrka vesh Si eshte e mundur qe lojtare profesioniste si xhaka, qe eshte vertet nje futbollist i mire, i kerkon llogari trajnierit se perse nuk aktivizohet Futbollistet profesioniste nuk sillen ne kete menyre pasi pastaj nuk e merr vesh i pari te dytin dhe ekipi nuk mund te kete rezultat. Pavaresisht sjelljes se de biasit atij i duhet dhene merita qe ka por edhe te kerkohet llogari sa kohe qe ka marreveshje me fshf por sa kohe qe eshte ne drejtim te lihet te punohe dhe ti respektohen vendimet

  1. Albi_I says:

    Per ke Kace flet ti? Ate qe ngeli ne stol te Paoku, shkoi ne Ceki dhe nuk po luan as aty dhe u perfol se donte te vinte te luante ne Shqiperi?
    Per Xhimshitin qe me zor po luan ne Serine B, ndersa Veseli u be titullar ne A dhe ishte i pagabueshem ndaj Italise?
    Per Xhaken e vogel qe ngeli te Bazeli megjithe llafet qe do ikte ne Itali, Angli e Gjermani?
    Per Rashicen qe donte te luante patjeter me Kosoven?

    Po, ke te drejte per Abrashin, po ai ka qene vertet i demtuar.

  2. Iris says:

    De Biazi eshte nje trajner shume i talentuar, qe Shqiperia pati fatin ta kete per disa vjet. Ekipi shqiptar, per here te pare ne historine e tij, filloi te kuptonte qe loja luhet si ekip, me strategji dhe pamje te qarte. Por shumica e futbollisteve shqiptare pervec teknicitetit profesional medioker, kane difektin e madh qe nuk sillen si profesioniste, por mbeten femije te pastrukturuar dhe te padisiplinuar. Historikisht, sjellja e tyre primare e pamundesonte perqendrimin e tyre qofte edhe per nje ndeshje. De Biazi arriti t’ua rrise perqendrimin per nje periudhe relativisht te gjate. Por, difektet rrenjesore te futbollisteve tane, nuk mund te sherohen me seanca sporadike, ne grupimet e kombetares. Eshte padrejtesi dhe mosmirenjohje, qe “ekspertet” te pozicionohen kunder De Biazit, per nje difekt gati gjenetik. Te gjithe e dime se nuk do te gjejme ne nje te ardhme te afert nje trajner si De Biazi (as qe behet fjale per nje me te mire). Prandaj Federata shqiptare duhet ta marre punen seriozisht dhe te perfitoje nga De Biazi jo vetem per mirembajtjen e ekipit aktual, por per te krijuar ekipin e ri te kombetares, duke rritur nivelin e cilesise se futbollit tek te rinjte brenda vendit.

  3. tropojani c100 says:

    nuk jam ekspert dhe nuk e njoh mire gjendjen e lojtareve me te cilet de biazi ka krijuar probleme,por nese eshte akoma trajner i kombetares eshte fare e thjeshte arsyeja …per para po rri ketu se vet u eshte ofruar te tjereve por nuk e qasi njeri deri tani

  4. tironsi says:

    ik o palle se me mire se xhani skemi pare kurre. tipik shqiptar ky gazetari, dmth kompetent qe i di te gjitha, nga futbolli der te pllenimi artificial.
    se harrova, kace eshte lojtari sladum, boll per ndonje kalceto te alidemi aq

  5. xhoni says:

    de biazi eshte tranieri ma mire qe ka pasur shqiperia ,,,,,mos shkruani djadhezina ,,ka shum lojtare si puna e kaqes ,xhakes gashi e tjere ,,mund te luajne me mire se do tjere ,por keta kujtojne se kan vendin e siguruar ne ifomacion por keta nuk japin 100/ per qindeshin kan edhe pordhe kujtojne se diqka por ne kombetare nuk japin ato qe luajne ne skuadrat e tyre,,,,de biazi ka drejte

  6. nacionalisti says:

    Nga cfare ke shkruar ore djale, kuptohet qe vetem nga futbolli nuk merr vesh.

    Te kritikosh trajnerin se therret ne kombetare dhe e le ne stol, dhe i jep keshilla, derisa nuk e therret me Kacen, i bie te shofesh futboll kur del shetitje gjate veres. Kace ka kohe qe nuk eshte ne forme. Ka problem aty ku luan, ngeli ne stol aty ku luan dhe ne kombetare ka konkurrence shume me te madhe sesa ne ekipin e kaces.
    Abrashi more djale eshte i demtuar, duhet te informohesh rreth gjendjes se futbollisteve te kombetares. Mjafton te ndjekesh lajmet nga bundesliga dhe histori e sqaruar.
    Xhaka, eeee, ky po qe le vend per diskutim, por gjithsesi diskutimi nuk ka fuqi te arrije deri te pjesa DETYRIM per trajnerin. Sepse arsyet si e qysh e tek, i di ai per aktivizimin apo jo te nje futbollisti qe mund te gezoje forme te mire.

    Dhe qe te kuptosh ndonje gje

    Nese mund te flitet per gabime ne grumbullimet e perfaqesues, rastet jane me pikatore dhe ai eshte Rashica (qe gjithsesi i jap te drejte trajnerit, megjithese nje trajner cinik do e grumbullonte ne europian duke lendu ata qe dhane kontribut) dhe Rrahmani.

    Te gjithe te tjeret kane kontribuar me sukses ne deshtimet e tyre derisa konkurrenca i la jashte.
    Fillojme qe me Ujkanin, gafaxhiun me te madh qe ka pasur kombetarja jone, dhe vulen ia vuri ai vetes me golin qe pesoi ketu Shqiperi – Islande 1 : 2, minuta 87 ence rreth 20 metra dhe han nje gol te tmerrshme ne krahun e tij. Nese te ka rene rradha te ndjekesh ndonje ndeshje te Kosoves keto muaj, do shikosh qe ne serine e golave qe peson Kosova, deri ne 2 gola per ndeshje jane faji i Ujkanit.
    Herolind Shala, hemmmm, shume premtues, mirepo ngeli ne nivel te dobet, e di ti sa vjec eshte Shala sot qe nuk e grumbullon De Biazi dhe me ke luan?
    Valdet Rama, totalisht jashte forme, ose me sakte shume larg nivelit te perfaqesues shqiptare, nje lojtare i cili ne harkun e 2 viteve levizi ne progresion negativ nga La Liga spanjolle me nje ekip pak me te ulet se mesatar, deri ne bundesligen 2 dyte gjermane gati per te dale ne te treten.
    Snajperi Meha…. eee e kam admiru shume ket futbollist, miqt e mi u bene tifoza me Gurthern Furthen ? hahahahahah mirepo edhe ky ne harkun e 2 viteve rreshkiti poshte. Gabimi i tij ishte levizja nga Bundesliga gjermane, qofte dhe ajo e dyte. Po luan po themi rregullisht aty ku eshte, por ka shume por ne mes.
    Mund te kem harruar edhe 2 apo 3, por konkluzioni eshte ky. Qe megjithese pajtohem me idene qe Lila nuk ka shije dhe inteligjence si futbollist apo Roshi shpesh nuk ka potencialin e duhur fizik, gjithsesi, ne fund fare futbolli eshte nje sport i cili gjeneron energjine e 11 veteve per te marre ate cka ke parashikuar. Nese nga 11, behen 10, sepse njeri qahet, pastaj 9 sepse tjetri ankohet dhe akoma me keq braktis ekipin, kjo eshte e pafalshme. Ylli i botes te jete ai qe e ben kete, ai nuk puth me ne ekip, sepse eshte PRECEDENTI ME I KEQ, SE SI ME DHUNE DETYRON TRAJNERIN TE NDRYSHOJE MENDIM. Duhet me pune.

  7. Iliran says:

    E ke gabim,te lexova po Nuk e meritove,nejse kjo eshte demokracia qe dhe te pa kualifikuarit duhet te shprehen.XHANI DUHET TE VAZHDOJ SE OBJEKTIVI ESHTE VENDI I TRETE.ata qe bejne rezerva neper kampionate pak me te mire se ai SHQIPTAR Nuk duhet te perdorin 90 minuta me fanellen Kuq e zi per tu promovuar neper klubet e tyre nejse…kace ,abrashi,rashica,xhaka FALEMINDERIT DHE MIRUPAFSHIM ka te tjere futbolliste me me pak teknike po me koke mbi supe.

  8. Fatmir Lohja says:

    De Biazi ben gabim qe rri me ne krye te bankines Shqiptare.Sa me shume te kaloje koha,aq me shume ka per t’i rene riputacioni.Shenjat kane filluar te duken.Humbjet njer pas tjetres.Zenkat me lojtaret.Frika per te shpallur formacionin.Katrahura ne formacion.Autobuzi pa goma,loje qe nuk e pelqen askush dhe po i fut uje nga ndeshja ne ndeshje.

  9. Asus says:

    Shkrim I dobet, I paargumentuar e me mllefe, qe merret me llafe kafenesh. De Biazi nje dite do iki, po do iki I nderuar e per te mos u harruar dhe Jo per arsyet qe paraqet ky shkrim.. AI do mbahet mend per kombetaren qe krijoi duke bredhur neper evrope per te gjetur keta djem qe ne shohim sot, cka nuk e beri asnje shqiptar para tij. De Biazi do mbahet mend per kulturen e tij ne konceptimin e taktikave dhe raportin e lojtarve me modules e lojes. AI ka qene serioz ne ato qe mendonte, thoshte e bente. Nuk perkedhelte askend po hidhte ne fushe ate qe zbatonte detyrat e vena prej tij. Theniet e autorit se Kace eshte talent etj Jane pjese e kultutures sone lindore. De Biazi udhehiqet nga parimi, se eshte I mire ai qe jep ne fushen e lojes e Jo ai qe pelqehet nga tifozet. De Biazi do iki po Jo per arsyet e shkrimit. AI do mbetet ne historine e futboll tone per sjelljen dhe kultura e tij qe duhet analizuar duke u bere objekt studimi ne mjediset e futbollit, klubet, shkolla etj. Mendimi I tij per futbollin, kultura sportive dhe njerzore, moskompromentimi, harmonizimi I kerkesave me disiplinen etj, Jane tregues I kultures see vendit prej nga ai vjen, I nje futbolli te sukseshem qe organizohet e menaxhohet jo si ne Shqiperi. Kjo eshte arsyja perse disa lojtare, trainere dhe gazetare nuk e kuptojme De Biazin.

  10. WEB1 says:

    Nejse ,nga ky artikull pavaresisht pikepamjeve te autorit ,,de biazi nuk ka se cfare ben me per kete kombtare ,sinqerisht per mua duhet te ishte larguar ne menyre spontane nje here qe perfundoi kampionati europian .Por FSHF vendosi ti zgjase kontraten ,edhe pse asistenti i tij paolo tramezzani pas europianit ja dha kembeve larg nga shqiperia ,shenja e pare ogurzeze qe shqiperia nuk kishte me shprese

  11. adri says:

    Artikul i goditur edhe realist. Bravo Bledi. Ne nje vend me futbolliste me pikatore sic e the edhe vete, debimi i talenteve eshte i papranueshem. Doreheqja eshte pak. Une kerkoj qe te shikoj ne krye Trajner Gjerman qe nuk degjon ose merr rryshfete per te futur lojtare te superiores apo te ekipeve preshi edhe leshi. Lorik Cana apo Igli Tare Jane te mirepritur nese nuk gjendet zgjidhje tjeter

  12. Kellira says:

    O kellef po ekipi 11 lojtare ka dhe nuk behet me gazetare por me trajnere si De Biasi. Ke ndonje propozim me te mire?!
    Per here te pare ne historine e futbollit shqiptar pame EKIP se here te tjera kemi pare vetem shperthime individesh.
    De Biasi duhet te vazhdoje qe ta krijoje kete kulture EKIPI perndryshe do kthehemi ne origjine.

  13. Fort i nderuari gazetar. Bota eshte e mbushur me trainere me te mire se De Biazi dhe me lojtare me te mire se ata qe luajten ne ndeshjen e fundit. Me sa lexova ti njifke mire inventarin e futbollisteve kandidate per kombetare, por mos harro se kjo eshte njohja jote. A mund te propozosh ti nji trainer tjeter qe te paguhet jo me shume se De Biazi dhe te jesh i sigurte qe do kete rezultate me te mira se ai? A na ben nje shkrim tjeter me gabimet e trainerit, perveç gabimit qe paska bere me seleksionimin? A e di ti qe nje skuader luan me 11 lojtare dhe ka drejte te beje 3 ndrime? Po s’ pertove pres pergjigje per te cilen te falenderoj paraprakisht.

  14. enter"" says:

    Ore akoma ju me suksesin s Shqiperise kur ishte e qarte qe u shit ndeshja me Armenine.
    Por nejse
    Shqiperia luan shume shemtuar, pa pike nervi, pa skema, te gjith te lodhur.

  15. Al says:

    Lere se me perkufizimin tend per futbollistet profesioniste e paske qelbur fare o luman. Nese ka dicka qe e ben nje skauder te fitoje eshte disiplina e para dhe puna ne grup e dyta. Nuk po dua te krahasoj Lilen me Xhaken por qe Lila vrapon kot ne fushe e i bindet trajnerit eshte me i vyer se Xhaka qe i kerkon llogari trajnerit se pse nuk e aktivizon.

    Po te kishe hulumtuar pak ne historine e futbollit profesional do te kishe pare shume raste ku trajneret kane zbythur emra te medhenj nga skuadra thjesht sepse kane thyer rregullat. ik e futi i byrek me llalle tani se honorarin e kryve per sot!

  16. artiles says:

    Te diskutohej largimi pas ndeshjes me Izraelin, hajde de, edhe mund ta pranoja si teme per diskutim….. por te diskutohet largimi pse humbi me Italine, ne Itali, me nje rezultat qe nuk eshte turperues, kjo eshte thjesht me gjet sebep.
    Sa kollaj qe flasin disa anal-iste sportiv?! Pale’ kur flasin edhe sikur jane kompetente….I shikojme dhe i degjojme ne studjo….. “Giani duhet te beje dicka”, “duhet te beje nje nderrim”, “duhet te forcoje krahun ‘x’ apo pozicionin ‘y'”, dhe harrojne nje gje fare te thjeshte: Me cilet lojtare mund te behet perforcimi? Me ata qe mezi luajne ne ekipet e tyre?
    Merita e Gianit por edhe e lojtareve qe luajne (i falenderoj per perpjekjet e tyre) eshte qe po luajne si grup, te organizuar te motivuar. Njeriu nuk mund te dale mbi mundesite e veta. Apo shqiptaret analiste i ka hyp euforia se u kualifikuam per here te pare ne Evropian?!
    Me eksperiencen e Gianit dhe motivimin ata po japin 110%.
    S’eshte faji i tyre qe 11% e rritjes ekonomike te Shqiperise se Saliut, nuk mund te krahasohet me 2,1% te Gjermanise.

  17. LORA says:

    Nuk e kam kuptuar ndonjehere drejtimin e Kombetares se Futbollit nga trajneret e huaj.
    Cfare mund t’i lidhe ata me Flamurin e Shqiptareve,per nderin e te cilit duhet luajtur dhe duhet fituar ??????

    1. Semanjaku says:

      Po trajneret Italian qe drejtojne ekipe ne Spanje,,,Gjermani,,,Rusi,?? i ke kuptuar ti,,trajnerin e huaj qe drejton ekipin Grek e kupton dote???. Me sa duket ke shume per te kuptuar. Sa per Xhaken mire ja beri, nuk munde te behet si do cdo lojtar.

  18. Dibra says:

    Duan apo nuk duan sportistet ,trajneri duhet respektuar ndryshe shtrengo fort stolin.

  19. gregori.uk says:

    Shume traniere kane kaluar nga kombetarja jone por vetem nje do mbahet mend dhe arsyen e dime te gjithe. Me e pakta qe mund te bejme eshte ti jemi mirenjohes de Biazit. Sa per lojtaret duhet ta dine te gjithe “ekspertet e futbollit” se lojtaret duhet te bejne emer ne shtetet dhe ekipet ku luajne pastaj te pretendojne te luajne ne kombetare dhe jo te luajne ne kombetare per te gjetur ekipe neper europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje