Analiza: PD përçahet në tresh, cili nga klanet do të fitojë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Protesta e tejzgjatur përpara Kryeministrisë dhe mungesa e koherencës për hapat e ardhshëm që do të marrë PD, përfshi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit, ka bërë që përplasjet që ekzistojnë midis fraksioneve brenda saj të bëhen gjithmonë e më të thella.
Vendimi i Bashës për të dalë kundër ndërkombëtarëve dhe për të braktisur Parlamentin nuk është pritur mirë nga një pjesë e mirë e anëtarëve të PD-së, disa prej të cilëve publikisht kanë artikuluar qëndrimin e tyre kundërshtues.

Përfaqësues historik të PD-së e kanë të qartë se bojkoti i zgjedhjeve do të ishte një vetvrasje për demokratët. Ata, pas katër vitesh pa asnjë lloj përfaqësimi, në një vend ku interesat ndikojnë shumë më shumë se filozofitë politike, do ta kishin pothuajse të pamundur të ruanin anëtarësinë dhe të konfirmoheshin në 2021-n, si një aktor politik me peshë.

Hapi më domethënës që prej ngritjes së çadrës, nuk kanë qenë as deklaratat e qarta të Uashingtonit, Berlinit apo Brukselit kundër bojkotit, por takimi i Berishës me Lunë, takim në të cilin ku vetë lideri historik u distancua nga retorika për moshyrjen në zgjedhje, duke ridikulizuar publikisht qëndrimet e Bashës.

Pavarësisht kësaj, Berisha ka investuar shumë tek figura e Bashës dhe figurat e reja që ai ka sjellë në parti, duke bërë që të paktën edhe për disa muaj, ish-Kryeministri të jetë komod në rolin e tij në prapaskenë, duke gjykuar me qetësi se cilit klan do t’i japë bekimin e tij.

Futja në lojë e Nishanit e bën edhe më intrigante këtë lojë. Nëse karta Basha do të vlerësohet përfundimisht e djegur nga Berisha, atëherë në muajt e ardhshëm do të ishte e pritshme që të shihnim një ndërrim kursi të Saliut, që do të nisë të favorizojë më shumë “gardën e vjetër” brenda partisë.

Në këtë mozaik mundësish dhe interesash, janë tre faktorë që do të luajnë një rol përcaktues për të ardhmen e PD-së, presioni i ndërkombëtarëve, vullneti i Berishës dhe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme. Të tre këto elemente, për momentin duket se janë kthyer në mënyrë të pakthyeshme kundër Bashës.

Sipas informacioneve të brendshme, struktura aktuale e klaneve të PD-së mund të ndahet në këtë formë.

Klani gjithmonë e më i vogël pro-Basha

I përbërë ende nga grupi i lëkundur i familjes Berisha, Jorida Tabaku, Keltis Kruja, Arben Ristani, Eno Bozdo, Elvana Hana, Suzana Guxholli, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Eduard Halimi.

Klani gjithmonë e më i madh pro-Nishani

Në pritje të mbështetjes të familjes Berisha, çka do të hiqte shumë veta nga lista pro-Basha, pro Nishanit duket se janë vendosur figura me rëndësi brenda PD-së, si Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Gent Strazimiri, Gjergj Lezhja, etj.

Klani i të pakënaqurve

Ekziston edhe një klan i tretë, i personave të pakënaqur, të larguar, ish-deputetë apo biznesmenë, me ndikim në rrethin e demokratëve, si Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, Eduard Selami, Tritan Shehu, Ndriçim Babasi, Ardian Kollozi, apo të tjerë si Bamir Topi, Gjergj Bojaxhi, Mesila Doda, etj. Të gjithë këta kanë në dorë të ndikojnë ende në fatet e PD-së, por edhe në garën e liderit të ardhshëm, nëse do të vendosin të ripërfshihen seriozisht me demokratët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Analiza: PD përçahet në tresh, cili nga klanet do të fitojë?”

  1. Banda PD e Hajdareve says:

    Po si nuk ka nje emr te sakte. Kjo Parti qe ne fillim e mbeshteta si shume studente me shpresen per demokraci qysh ne fillim u tregua si Parti e rugaceve.Une i referohesha vetem si Partia e Rrugaceve kurse tani jane thjesht Banda PD.
    Si nuk ka nje demokrat te kulluar ,te paster nga e kaluara komuniste por te gjithe jo sigurimsa, bij komunistesh e spiunesh dhe mentalitet komunisti.

  2. Zhos Profesionosti says:

    Te gjithe klanet e PD me pare duhet te cojne kerkesen per miratim ne Beograd. Andej ju vijne urdherat edhe andej ju vijne financimet..

    1. @@ says:

      Jo vetem ne Beograd por edhe ne Athine

  3. Drejtësia says:

    Po ky sakati çhyn këtu?Mos u tallni me të deri në këtë masë.

Lini një Përgjigje te Banda PD e Hajdareve Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *