Marsi i takimeve të Bashës, “no face, no name, no number”

28 Mars 2017, 12:16Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Shkrimi i publikuar sot nga Breitbart flet për një tezë të njohur që kreu i opozitës ka kohë që e hedh dhe e ka pjesë të artikulimit të tij publik. Lidhjet e kryeministrit shqiptar me George Soros. Ne nuk mund të vendosim peshoren se kush ka lidhje më të fortë e ka me shumë shok Sorosin, kryeministri aktual që ka qenë anëtar i Fondacionit të Soros, apo kryeministri në pritje që është shkolluar për studimet e larta në Hollande me bursë të George Soros. Në Tiranapost mendojme që asnjeri nga këta nuk ka bërë krim. Përsa kohë që George Soros nuk është shpallur kriminel dhe ne e dime që është qytetar amerikan. Kur të bëhet ndonjë formular si ai i dekriminalizimit edhe për de Soros-onizimin e shoqërisë shqiptare edhe Edi Rama edhe Lul Basha duhet të deklarojnë që kanë pasur lidhje me të.

Por le ti kthemi shkrimit të sotem botuar nga Breitbart. Pse në asnjë rresht të këtij shkrimi nuk flitet për asnjë takim të zotit Basha në udhëtimin e fundit në Uashington, por i referohet takimeve në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

Shkrimi në fjalë citon letrën që Dana Rohrabacher dërgoi para disa kohësh, ndërsa përmenden disa emra veç Dana-s, që gjithashtu zoti Basha i ka takuar gjatë inaugurimit të Donald Trump si president i Amerikës.

Por sipas kërkimeve nuk na rezulton që zoti Basha t’i ketë bërë këto takime kur ishte këtë herë në Uashington, por kur ka qenë në inaugurimin e Trump me aleatin e tij Fatmir Mediu në janar.

Të njëjtën gjë theksoi edhe Franz Josef Jung pjesë e partisë së Angela Merkel dje në një letër dërguar Lul Bashës, dhe deklarata e Ambasadës Amerikane para dy ditesh si dhe të ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt. Të gjithë dhe askush nuk mohon kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme por askush nuk thotë se bojkoti dhe kërcënimi për bojkot të zgjedhjeve është rruga për të mbërritur atje. Nuk ka asgjë të keqe që Lulzim Basha nuk arriti të takojë askënd në Amerikë. A mundet ky shkrim që i referohet takimeve të muajit janar të bëjë atë që as vetë Basha nuk e bëri dot; të faktojë që këtë herë ai pati takime me zyrtarë të administrates Trump.

Edhe artikulli i radhës i Breitbart është bërë me bulmetin politik të janarit. Nuk ka asnjë foto, asnjë shenjë që Basha t’i ketë zhvilluar këto takime tani në Mars. Më 20 janar kishim foto, më 22 mars pse nuk kishim foto? (Tiranapost.al)

8 komente në “Marsi i takimeve të Bashës, “no face, no name, no number””

  1. Luli kush ta nguli ? says:

    No bibilush….

  2. haha says:

    pjerdh per alabake si luli amerika…..

  3. Peco says:

    Kjo lufte ndaj Sorosit i ngjan asaj te Erdogan kunder Gylen. Behet mbi konsiderata te njejta. Psikologji diktatoresh. Aktiviteti filantropik dhe mbeshtetes i Soros eshte lehtesisht i kontrollueshem. Ka bere perpjekje per te ngritur elita liberale. Ku qendron e keqja ketu? Kur ka bere ndonjehere vaki qe liberalet ne drejtim ta kene futur shoqerine njerezore ne konflikte te armatosura? Pse duan diktatoret te sundojne me dore te hekurt dhe Soros kundershton kete forme te ushtrimit te pushtetit, kjo e beka ate te papranueshem? Pse nuk shqetesohen vende si Holanda, Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, e te tjera, por shqetesohet Hungaria e Viktor Urban me kompani?

  4. Tema says:

    Deri ne 1995-en PD -ja ishte e dobishme., tani ben probleme dhe ne perpiqemi ta mbulojme.

  5. ceni says:

    po nga i gjeni keto media Breitbart te padegjuara…une kam nje 25 vjet ne Amerike , merem me median e do te thosha qe mbi 90% te amerikaneve as qe e kane idene e kesaj medie…Breitbart eshte nje media koti me amatore..

    1. Pa parti says:

      Ja ke fut kot Breit bart eshte nje nga 5 media online me te lexuara ne US se bashku me CNN .new york times Huff post . Shif klikimet ne dite ne google ..

    2. Cuni says:

      Breit bart eshte nje mediat online me te lexuara ne Usa shifi te dhenat e klikimeve

  6. Bushi says:

    Pd-ke lindi si parti e shpreses,por me vone me drejtimin e keq te kriminelit Sali Berisha,ajo eshte kthyer sot nje parti e urryer dhe fashiste.Por keq perseri,eshte se edhe nxenesi i tij Basha,po ecen ne gjurmet e ketij krimineli.Pd-ke duhet me patjerter te riformatohet,ndryshe ajo do perfundoi keq dhe shume keq.Keshtu si po sillen keta,ajo do perfundoi nje parti e fundit,dhe pa perspektiv,e pabesueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje