Neymar: Barça mund t’i fitojë të 3 titujt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesazhi i dhënë nga Neymar Jr është i qartë. Sulmuesi brazilian mendon se mund të fitojë gjithcka në këtë sezon me Barcelonën, duke paralajmëruar në një fare mënyre Realin e Madridit por edhe Juventusin. Me Los Blancos, Barca lufton për titullin në La Liga ndërsa me bardhezinjtë do të përballet në cerekfinalet e Champions Leagues. Në një intervistë për mediat spanjolle, Neymar është shfaqur shumë optimist duke lënë të kuptohet se katalanasit i kanë mundësitë për të fituar të 3 kompeticionet ku marrin pjesë në këtë sezon.

“Mendoj se mund të fitojmë edhe njëherë tjetër cdo trofe të mundshëm, nëse qëndrojmë të përqëndruar dhe të lumtur”, deklaroi 25-vjecari i Selecaos. Neymar u ndal edhe te sfida ndaj Paris Saint Germain-it, me Barcelonën që falë atij suksesi 6-1 në Camp Nou arriti të realizonte një përmbysje historike. “Ishte dicka unike, e kam përjetuar atë sfidë sikur të ishte një ndeshje në limitet e të pamundurës, por në fund morëm një fitore që na ka bërë shumë euforikë të shohin me optimizëm nga pjesa e mbetur e sezonit”, shtoi në vijim të fjalës së tij Neymar.  Neymar të Dielën mund të festojë golin e tij të 100-të me Barcelonën nëse realizon ndaj Granadës. Blaugranat janë shtëpia e tij e dytë dhe 25-vjecari vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën e tij me Barcën deri në vitin 2021. “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja me Barcelonën, që kur kam qenë fëmijë kjo ishte ajo që dëshiroja. Të luaj të kjo skuadër është një ëndërr që është bërë realitet për mua”, nënvizoi braziliani.

Në lidhje me rinovimin e Messit që nuk po vjen, Neymar shtoi: “Messi është Barca dhe Barca është Messi”. Një shprehje kjo që të bën të kuptosh rëndësinë e argjentinasit te skuadra katalanase. Në fund të prononcimit një mendim i Neymar shkoi për trajnerin Luis Enrique, i cili sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më në krye të stolit të Barcelonës.“Do të jetë dicka e cuditshme të punojmë pa të, por pasi me Luis Enriquen kemi arritur shumë suksese gjatë këtyre viteve”, theksoi 25-vjecari nga vendi i Sambas.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *