PD thyen bojkotin, nis fushatën zgjedhore

Që prej 18 shkurtit Partia Demokratike betohet se nuk do të hyjë në zgjedhje nëse nuk plotësohet kushti kryesor për qeveri teknike. Çdo ditë ka dy mini-mitingje para Kryeministrisë, ndërsa çadra nesër mbush të 40-tat që është hapur në mes të Bulevardit. Në të gjitha qëndrimet e mbajtura nga kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka asnjë moment kur të jetë lënë të kuptohet se PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje.

Por gjërat janë pak më ndryshe nga ajo që thuhet në publik. Ka disa javë që në lagjet  kryesore të Tiranës, seksionet e Partisë Demokratike kanë hapur zyrat elektorale. Drejtuesit lokalë dhe përgjegjësit e degëve kanë nisur kontaktet me votuesit, si dhe verifikimin provizor që u bëhet listave të zgjedhësve. E gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një përgatitje e strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhme të 18 qershorit. PD po sillet njëlloj si partitë e tjera, PS dhe LSI që kanë nisu prej kohësh fushatën. Edhe pse Basha betohet në çadër se nuk hynë në zgjedhje, jashtë saj strukturat kanë nisur punën seriozisht.

Një fakt edhe më domethënës për thyerjen e bojkotit është ajo që po ndodh këto ditë në Kavajë. Basha ka porositur aleatët dhe gjithë drejtuesit e PD-së që të deklarojnë se nuk futen në zgjedhje, por ndryshe po sillen strukturat selisë blu në Kavajë.

Sipas burimeve nga Kavaja për Lajme.al, kreu i degës së PD-së, Isa Sakja ka disa ditë që ka nisur takimet me demokratët në terren dhe po përgatitet për fushatë të fortë lokale. Në kontaktet që ka pasur me demokratët, Lajme.al mëson se Sakja ka deklaruar se ka marrë mbështetjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha për kandidimin e tij në Bashkinë Kavajë!

Të gjitha këto lëvizje të PD-së tregojnë se veç planit të bojkotit, PD ka gati dhe skenarin për hyrjen në zgjedhje. Ajo që nuk dihet është nëse Basha i ka menduar këto lëvizje me aleatët, apo vetëm si PD?

Zyra elektorale e PD e sapo hapur ne rrugen “Hoxha Tahsim” (Pazari i Ri)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “PD thyen bojkotin, nis fushatën zgjedhore”

  1. . says:

    Po ajo pamje si “VESH LEPURI”
    tek kjo barrake rruge eshte simboli i Cetes-PD ? … ha,ha,ha,ha,ha ….
    Sa Cete qesharake eshte bere tashme e mbushur vetem me provicial malesh …. ha,ha,ha,ha

  2. Balerina says:

    Hahahahahahaaaaaaa…ç’mu kujtua…! Ajo sigla e PD-së, me dy gishta lart, më ngjan si sigla e “Playboi”, revista e famëshme erotike, me kokën e lepurit…(???!!!) Zyra elektorale e PD-së, klub striptizi (ose bordello popullorçe)… Hahahahahaaaaaaaa…ç’u shkriva…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *