“Perëndimi, sytë nga kriza politike që krijoi PD. Do shkatërrohet përfundimisht pashallëku oriental shqiptar i ngritur me ndihmën e Beogradit”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët sot janë prezent në politikën e lartë të Perëndimit:

Dy shtetet më të fuqishëm të botës perëndimore janë angazhuar drejtpërsëdrejti dhe në nivele shumë të larta për krizën politike që kërkon të krijojë lidërshipi i Partisë Demokratike.

Kjo është një shemjë e madhe që flet qartë për të ardhmen e Shqipërisë.

Por, a e kupton Sali Berisha?

Sigurisht që e kupton por nuk e dëshiron.

Gjithsesi, tani, lëshimi i Çadrës është më i lehtë për Saliun, se kjo është kërkesë e Amerikës dhe BE-së.

Gjithçka tjetër sigurisht që regjistrohet si lëvizje antiperëndimore…

Po forcat perëndimore në PD, do jenë kundër të ardhmes perëndimore të Shqipërisë?

Këtu ngec gjithçka.

Në fund të fundit kjo që ndodhi iu dha shqiptarëve provën për të parë a është ose jo kjo klasë politike për rreshtimin e Shqipërisë në vendet e atlantike të Bashkimit Europian.

Gjithçka e kundërt u fundos.

Shqiptarët, po forcohen shumë në këtë kohë që kuptohet se e mundi përfundimisht frymën otomane në Shqipëri.

Ishte e parashikuar që shkatërrimi i korrupsionit në Shqipëri do të shkatërronte përfundimisht pashallëkun oriental shqiptar që, me ndihmën e Beogradit, e ka filluar jetën e tij që në dhjetorin e vitit 1924, dhe e ka vijuar me këtë ndihmë në vitin 1944 dhe gjatë viteve 1990 gjithashtu…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në ““Perëndimi, sytë nga kriza politike që krijoi PD. Do shkatërrohet përfundimisht pashallëku oriental shqiptar i ngritur me ndihmën e Beogradit””

  1. orli says:

    “Po forcat perendimore ne pd” pyet taku! Po ku ka forca perendimore ne pd?! Aty ka vetem ushtare kokboshe, te korruptuar e interesaxhi qe po u tha sali vuk karaxhic fluturoi gomari e besojne, a nuk jane keto palla qe kur u thoshte fatos nano hajdut fluturonin me presh ne sume, nano vrasesi i azem hajkarit prape me presh! Pastaj 180 grade bashkpunim me fatosin e mire prape lopet(te me falin lopet) me mire koqet e pd-es prape me salen e fatosin, me meten e pa meten, neritanin imamin, zogajn, selamin………e sa e sa te tjere shkerdhata ik e hajde te kryeshkrdhata e bolet e shqupit duart me kallo duke duartrokitur.

  2. Spartak anglosaksoni says:

    Ju flet qendra e zerit.
    Taku, biei ti Taku biei..sa the te paguajnr ? 3000 usd?! Per nje dajre?!
    Ti ke pune plako….prape cdondite….ahh…e lodheshme duhet te jete….

  3. Lungara says:

    Mirë o Taku , mirë , ashtu qoftë , siç thua ti . Saliu është koncentrat I otomanizmit shqipëtar , krijesa më perverse që njohim , I poshtër e I pabesë deri në neveri . Por , Saliu ka patur dhe ka akoma një shtrat të ngrohët – otomanizmin , primitivizmin , injorancën tonë që shtrihet me rrënjë të thella , nga Viçidoli I Saliut e , deri në Konispolin tonë çam !
    Me ndihmën e Amerikës e të Gjermanisë , apo me ndihmën e Zotit , një ditë do shpëtojmë nga kjo monstër por , si të ia bëjmë të shpëtojmë nga vetja jonë , plot otomanizëm , në ç’ do qelizë !
    Forca e Saliut , qé ka 27 vjet që tallet me një popull të tërë , qëndron tek prapambetja jonë , tek otomanizmi ynë !
    Kësaj , si do ia bëjmë , o Taku ?!

  4. Ilir says:

    Mendoj, konstatim jo i sakte : pashalleku oriental shqiptar (!), por kemi te bejme me pashallekun e shqip-folesve te llojit berishian te themeluar ne v.1990 nga Ramiz Alia.
    Ju z.Ngjela i drejtoheni te medhenjve te Perendimit per te shpetuar nga influenca, veprimi dhe pengesat antikombetare te ketij Pashalleku te krijuar ne emer te Demokracise. Ndersa egzistojne institucionet e ngritura keto 25 vjet ne mbrojtje te ligjit kur rrezikohet stabiliteti i Republikes, perse nuk i beni thirrje ketyre institucioneve per respektimin e ligjeve, parimeve, rregullave dhe normave qe rregullojne jeten e brendeshme te Shtetit te shqiptareve te Shqiperise, te qytetareve te saj.
    Si ka mundesi qe ju anash-kaloni Qeverine e Shqiperise, Edi Ramen, per qendrimin talles karshi kllounades se qellimte qe Pashalleku po luan ne mes te Bulevardit te Madhe te Kryeqytetit, me qellim rrumpallizmin e jetes se qytetareve, nepermjet te mungeses se qarkullimit te autoveturave dhe autobuzeve ne arterien kryesore te Kryeqytetit, dhe megafonit te cjerr-veshes te klouneve te Pashallekut, duke u sjelle sikur padrone ose qeveri duale te Shqiperise. Perse ju z.Ngjela, nepermjet te Perendimit, autoritetit te BE dhe ShBA, kerkoni largimin e pashallekut berishian, duke mos ia kerkuar Edi Rames, Bujar Nishanit dhe Adriatik Llalles?! Atehere, indirekt ju i jepni te drejte altoparlantit te kllounades se Pashallekut qe me ze-cjerres kerkon rrezimin e kesaj qeverie !?

  5. FLORENC IDRUSHI says:

    taku paske ik nga mend e kokes bre burre bashke me keta komentuesit derra qe ke un jam socialist votoj ps po me duket cudi dhe kur te vdes sali vicidoli prape ai ka fajin o budallenj shqipo sala rryci /meta rama tere pushtetaret jan aleat qe bejne sikur zihen qe te na lene pa buk ne tere jeten o derdimena vetingu tani neser do ja hedhin fajin dickaje tjeter qe ne te mos kemi kurr buke ne shtepi o shqipo te trash

  6. FLORENC IDRUSHI says:

    pse nuk i botoni komentert o zagare

  7. Lennard says:

    Vazhdo Z.Ngjela.Analizat tuaja japin drite ne Ceshtjen Shqiptare.Te Degjofte Perendia dhe Lugetrit vafshin ne Esfel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *