Pezullimi, Gattuso rikthen Manajn në skuadër

28 Mars 2017, 15:07Sport TEMA

Genaro Gattuso ka vendosur që të rikthejë në skuadër sulmuesin Rei Manaj.

Bomberi i kombëtares shqiptare u pezullua nga skuadra e Pizës pas thyerjes së disiplinës.

Por, Gattuso u shpreh se nga e marta lojtari do ti bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.

“Asnjë problem me Manajn. Nga e marta do të jetë gjithçka si më parë dhe do të nisë një javë tjetër”, tha Gattuso.

Manaj nuk u grumbullua nga tekniku italian në takimin kundër Vernonës ku Piza barazoi me rezultatin 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje