Rama- Basha, një dialog skizofrenik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Beteja për të përdorur faktorët ndërkombëtarë në luftën e brendshme politike, është futur në një fazë skizofrenike. Gjatë një interviste për një nga mediat më influente në administratën e re të Trump, Breitbart.com, kreu i opozitës e kaloi ylberin.

Duke folur për këtë tribunë të ultrakonservatorëve në SHBA, e cila është drejtuar për vite me radhë nga këshilltari strategjik i presidentit amerikan, Stephen Bannon, Lulzim Basha u detyrua të përqafojë teoritë konspirative që i ka refuzuar deri më tani.

Pavarësisht se ia mbërriti të gjejë një platformë me tepër ndikim për të propoganduar qëndrimet e veta politike, ai cedoi duke rënë në klishetë e paranojave antisorosiane. Një nga argumentat e kryesorë të ligjërimit të Bashës për portalin me mbi 35 milionë ndjekës unikë në muaj, ishte se ai po penalizohej në vendin e tij dhe në mediat ndërkombëtare pasi ishte një mbështetës i pakompromis i presidentit Trump. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai ankohej për lidhjet e kundërshtarit të tij direkt Edi Rama, me multimiliardein spekullant George Soros, të cilin Breitbart e konsideron prej kohësh si një diall.

Pra, po të lexoje citimet e Lulzim Bashës në këtë media të etiketuar shpesh si ksenofobe, misogjine dhe antimyslimane mund të nxirrje dy konkluzione.

Së pari, se edhe lideri ri i PD nuk i shpëtoi dot ligjërimit paranoiak të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Së dyti, se edhe ai ra në klishenë aq sa sipërfaqësore, po aq dhe konspirative, të një oktapodi sorosian që luan fijet e pushtetit në Shqipëri.

Për fat të keq, këto teori komploti, që po gëlojnë së fundi edhe në anët tona, nuk kanë vetëm etiketë “Made in Albania”.

Ato lëvrijnë tek të gjithë modelet putiniane të politikës, që nga presidenti rus e deri tek karikatura të tij si kryeministri hungarez Viktor Orban apo ish- homologu i tij maqedonas Gruevski.

Të gjithë këta janë bashkuar nga një fill i përbashkët: justifikimi i autoritarizmit, nacionalizmit dhe kundërshtimi i politikave anti libelare përmes goditjes se hebreut miliarder nga Hungaria.

Edhe “Zëri i Amerikës”, në një koment të pak ditëve më parë, e vinte re këtë gjallërim të lëvizjeve anti Soros në vendet e kontrolluara më parë nga Moska. Komenti theksonte gjithashtu (lexo poshtë Lajme lapsi.al) se ato janë nxitur edhe më shumë me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Pra, pikërisht këtë konjukturë ndërkombëtare po shfrytëzon edhe Lulzim Basha për të treguar me fjalë të thjeshta se deri më tani Rama është mbrojtur në mbulimin e krimeve të veta nga oktapodi sorosian, por këtej e tutje, pas largimit të demokratëve nga pushteti në SHBA, punët kanë ndryshuar.

Nga ana tjetër, Edi Rama, fillimisht e mori me të qeshur propagandën antisorosiane. Por këmbëngulja e kundërshtarëve të tij, dhe sidomos fakti se gjatë fushatës presidenciale ai ishte treguar sa mendjelehtë aq edhe sipërfaqësor me deklaratat anti Trump, dalëngadalë e futën në panik.

Shqetësimit se mos teoritë konspirative me Soros fillonin e zinin vend, kryeministri vendosi t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë.

Kështu, pak nga pak, filluan të propagandohen në tregun mediatiko- politik skenaret me rrezikun që vinte nga Moska. Vetë Rama vazhdoi më pas të fliste në mënyrë të përçartë për lidhje të opozitës, që protestonte, me qarqe të huaja që nuk i donin të mirën Shqipërisë, për intersa të çadrës që ndërthureshin me ato të të huajve që punonin kundër vendit.

Pra shkurt, në panik dhe me reagim të atypëratyshëm, kryeministri vendosi t’i kundërvërë fabulës së fryrë me Soros të kundërshtarëve të vet, antifabulën e atyre që bashkëpunojnë me “armikun e jashtëm”.

Dhe sot kemi arritur në këtë pikë.

Tek një qeveri që nuk beson më tek propaganda e saj, prandaj shpik një teori konspirative për t’u mbajtur në këmbë dhe tek një opozitë e cila dyshon se tezat e saj mund të zënë vend, prandaj tregon përrallën e përmbysjes që do të vijë nga Uashingtoni.

Janë pikërisht këto ligjërime që e kanë futur debatin politik në një atmosferë skizofrenike. Secila palë u tregon mbështetësve të vet se armiku është diku jashtë, qoftë në stepat e Siberisë, qoftë në “shoqërinë e hapur” të Sorosit, duke e shmangur vëmendjen nga problemet reale.

Por, fatkeqësisht për to, të dy fabulat provojnë një të vërtetë të madhe: se dy partitë tona kanë mbërritur deri në atë pikë, sa nuk mund të ekzistojnë përveçse përmes mashtrimit. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Rama- Basha, një dialog skizofrenik”

  1. Miri says:

    Ca ben kot si I komplikuar more debil? Thua gjithe ato gjera dhe nuk thua asgje.

  2. Anticlinton says:

    E tmerrshme cfare niveli. Po ti mer l[email protected] e ke marre ndonjehere mundimin te futesh ne Breitbart? Futu dhe na ilustro me fakte ku Breitbart poshteron myslimanet, grate, lirite e njeriut etj. Liberalizmi dhe globalizimi qe jane te lidhura ngushte jo vetem me Soros po e shkaterrojne boten dhe kulturen dhe vlerat mijravjecare. Edhe ti brenda vetes je konservator se me siguri ke nostalgji per kohen e gjyshit, per rregullin, pastertine, familjet e forta etj. por se kupton se nuk te le deshira per trend. Nostalgjiket ashtu si konservatoret quehn jashte mode dhe luftohen si murtaje nga liberalet pa moral. Te neveritshem.

  3. agim says:

    Mua me vjen eq per nivelin e ulte te analistve dhe te kesaje konkretisht,edhe ju te gazetes Tema duhet te keni kujdes,mos jepni hapsira ketyre budallejve si ne rastin konkret.Kjo sesht analize,kjo eshte nje llafollogji si raportet e PPSH,ku mbi 2 faqe duhej shkruar per Parin,e pra per ceshtjen qe nevoijitet ne fakt smebet asgje

  4. Besniku says:

    Andush! Mos te dukemi gje budallenj ? Si mund te vesh shenjat e barazimit ndermjet dy “gjerave” qe kure nuk mund te jene njellojit. Taktike e daleboje tashme kjo o ooooooooooooooBushat!.Megjithate vihet re aty-ketu ne ANAL-izen tende se pagesa ka filluar te bjere. Pd-se po i mbarohen parate .Ndaj gjej ndonje “strehe” tjeter o klysh i komunisteve.

  5. Beni says:

    Ti o bushat je nje pleher e komunizmit .
    Dihet qe trazirat me rradhe ne Mal te Zi, Maqedoni dhe bojkoti ne shqiperi Jan influencuar nga ruset e serbet bashk, nepermjet udb-bashit sal berishoviq, burri sllobodankes dhe spiuni unmikut dhe hartusi i dosjeve kunder UCK, lul bashoviq.
    Ah ju komunisteve te fundit sju hiqet zemra nga mugoshet e popoviqet, po mos na beni per budallenj.

  6. Kris says:

    Skizofrenet jane ne ” Te pa ekzpozuarit”! Renegati Ylli, komunisti lapangjoz i persekutuari Tosi dhe nipi i bllokut berishian Andi! Lidhur me skizofrenet Berisha e Basha dhe te gjithe PD me militantet e tyre!

  7. Fshatari says:

    Na rruac mor nipi i Vitos qe na sqaron

  8. Drejtësia says:

    Po ça të bënte Rama sipas teje o bajgë të dëgjonte hajdutët dhe vrasësit dhe të mos fliste.
    Nuk mund të krahasosh ti surrat Ramën me bashën se është me vite drite larg.Le që ku di ti injorant se ça janë vite drite!
    Nuk mund të krahasohet një njeri si Rama me një shqiptar që ka lyer duart me gjak shqiptari.Apo i harroi surrati jot të vrarët në bulevard.
    Yyyyyyyyyt rrac e ndyrë.

  9. Balerina says:

    Zoti Bushati, kërkon të vendosë një paralele midis PS-së dhe PD-së, midis Ramës dhe Bashës…(???!!!) Pra, me shumë dinakëri (anadollake), na thotë se “të dy janë njësoj”…(?!) gjë që nuk është aspak e vërtetë, pasi Rama ka shumë “gjynahe”, por në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me “një leco të lyer me brilantinë”, hajdut, kriminel, dembel e gënjeshtar i paskrupull, të katapultuar në politikë, siç është Basha, që drejton një bandë hajduto-kriminele që ka frikë nga “bëmat” e saj dhe asgjë tjetër…! Në mënyrë të kamufluar, Andi i Bllokut (?!), kërkon të mbrojë Bashën dhe bandën e tij…duke na thënë se “të dy një mut janë”… (?!)

  10. Une says:

    Andushja eshte Si gjithmon, e lig, ciniste anadollake deri ne skizofreni.
    Moj qelbesire te barazosh Edin qe perpiqet te bej shteti me nje bajge, krimilnel, hajdut, genjeshtr si Basha do te thote qe ose je psikopat ose je barbar i lig.
    Edi u zgjodhe Major of the world per punen e shkelqyer qe beri ne Tirane qe mbi se gjithash i dha shprese nje qyteti te pashprese. Lulzimja jote ose dhenderrushja e Vefes qe ropi shqiptaret deri ne palce, spiunoj Kosovaret, vrau me 21 janar, vodhi rrugen e kombit, shiti detin tek Greket, inaguroj veten si bashkiak i Tiranes me vjedhje votash duke therrur dashin tek shkallet e bashkise duke lemerisur trupin diplomatik. Kjo lloj bajge qe vazhdon te shesi B… e tij dhe interesat e Shqiperise tek lobi Grek ne Amerike per nje deklarate duhet qeruar nje ore e me pare bashke me PDne e kapur nga bandat e Sales dhe shushnjat si Andushet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *