Reali ka gati 100-milionë paund për transferimin e Hazard

28 Mars 2017, 16:11Sport TEMA

Real Madridi raportohet se është duke përgatitur një ofertë të majme për të afruar në skuadrën e tyre Eden Hazard.

Për mesfushorin belg madrilenët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 100 milionë paund për transferimin e lojtarit të Chelsea.

Gazeta britanike “Metro” raporton se Eden Hazard ka filluar të mësojë spanjishten dhe se po i pëlqen ideja që të punojë me trajnerin francez Zinedine Zidane.

Chelsea ka përgatitur kontratën e re për Hazardin, por belgu është duke u përgatitur për kalimin në Santiago Bernabeu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje