Rudolf Marku: Kush është mëkati më i madh Berishës. Estetikisht çadra më bulevard më vret sytë

28 Mars 2017, 09:21Politika TEMA

Pjesë nga intervista me Rudolf Markun, poet, shkrimtar, ish-deputet i PD, ish-diplomat.

Ai ka folur për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Kur keni qenë deputet mbaheni mend për një seancë parlamentare maratonë për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm Maks Haxhia pas 4 muajve në detyrën e prokurorit të përgjishshëm.

Kam bërë gabim. Por më duhet të sqaroj se më janë keqkuptuar ato që kam thënë. Unë kam patur respekt dhe vlerësim për Maks Haxhinë edhe për faktin se e kam njohur. E kam patur nxënës në Lezhë. Unë në disktutimin tim kamë qenë kundër jo për emërimit të tij nominal por për konceptin. Unë e njihja familjen e Haxhisë. I ati kishte qenë drejtor i burgut të Lezhës gjatë sistemit komunist. Dhe unë në koncpet isha kundër që pjestarë të familjeve të sistemit komunist të merrnin detyra të larta shtetërore dhe sidomos në drejtësi. Për dijeni unë kam qenë kundër emërimit të Maks Haxhisë si prokuror I përgjishëm dhe si i tillë isha por edhe për largimin e tij sepse ishte kundër me simbolin. Në fakt mua mu keqkuptua ajo q ëkam thënë. Nuk kam patur dhe nuk kisha asgjë personale me Maks Haxhinë sepse e thashë që për të kam patyur respekt, por për koncpetin e asaj kohe. Unë nuk bërë si disa që duke qenë beniaminë të partisë ngritën dorën edhe kur u emërua edhe ku u kërkua shkarimi. Kjo nuk është normale.

A ju ka mbetur ndonjë gjë në mendje ngjatë kohës që keni qenë deputet I PD në parlamnet?

Po edhe sot e kësaj dite më ka mbetur në mendje në mos gaboj në vitin 1993-1994 që ligji për abortin I cili në vendet perëndimore dhe SHBA ka dashur 10 deri në 20 vjet diskutime, debate, kundërshti te ne kaloi dhe Iu miratua për 5 minuta. Isha i vetmi mes deputetëve që u ngrita dhe I thashë kryetarit Pjetër Arbnori të disktuonim por ai më tha nuk ka vend për diskutime se të gjithë ishin dakord. Unë me respektin ndaj atij njeriu iu drejtova duke I thënë se ai fetusi që për mua është qenie njerëzore një ditë mund të bëhet kryetar kuvendi dhe ne nuk kemi të drejtë ta vrasim që në bark. Qeshën të gjithë dhe ligji kaloi. E gjithë kjo situiatë kaloi për 5 minuta.

Cili është vendi i Sali Berishës në histori?

Padiskutim që ka vend të rëndësishëm sidomos në lëvizjen për demokraci në vitin 1990-1991. Por Sali Berisha ka bërë një dëm të madh vendit që sipas meje është manipulimi ndaj shpresave të njeërzve. Kjo është gjëja më e rëndë që ai ka bërë.Por zhgënjimi më I madh ndaj Berishë është kompromisi pas kurrizit të njeërzve të cilët i besonin. Turmave edhe mund tu thuash gjëra që nuk i beson as vetë por jo njeërzve më të afërt. Mendoj se ndotja e politikës ka një limit. Por Berisha i tejkalon shpesh këto limite. Një e keqe e madhe e poltiikës shqiatre ëhstë riciklimi I figuravë të njëjta,. Dashur pa dashur politika I konsumon njeërëzit.

Zoti Marku, kemi një situiatë në kufi të krizës politike. Partia Demokratike prej më shumë se një muaji ka nisur një protestë duke qendruar në një çadër në bulevard duke këkruar qeveri teknike për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Cili është komenti juaj?

Estetikisht më vret sytë ajo çadra në bulevard. Por të protestosh është liri dhe si e tillë PD është e lirë të protestojë në një sistem demokratik.

Ka një debat kohët e fundit nëse duhet të realizohen ose jo firmat e komunizmit. Cili është mendimi juaj?

Më mirë se kushdo e ka thënë në emisonin tuaj Saimir Kumbaro. Regjizori u tha juve zoti Qafoku se producenti I filmave të asaj kohe ishte Partia e Punës. Që këtu ne jemi të qartë se ato filma ishin propaganda e propagandave të atij sistemi. Lenini arriti detri atje sa tha se feja duhet të zëvendësohet me kinemanë dhe filmin. Në këtë kontekst nëpër libra edhe mund të kalonte ndonjë gjë. Ndërsa në filma kurrë. Pa u parë një film nga byroja në kinemanë e Bllokut nuk kishte shans që filmi të jepej. Prandaj ato filma janë kryekëput propagandë. Por nuk mund të hidhet poshtë punë mjeshtëria e aktorëve, regjizorëve e mjeshtrave të muzikës. Kam parasysh aktorët e mëdhnej Sandër Prosi, Kadri Roshi, Naim Frashëri etij që kanë treguar mjeshtëri. Pra këta filma nuk mund të flaken. Më veret shumë fjala të digjen, të shkatërrohen, të ndalohen. Pasi lan fëmijën, bashkë ujin nuk mund të flakësh edhe fëmijën. Prandaj ata janë produkte tona. Si duhet të transmetohen? Ndoshta me sqarime me shënime apo me një mënyrë që një kineast, një specialit të dalë dhe të shpjegojë skenarin dhe realizimin mbi bazën e asaj që është shtrembndruar dhe ideuar. Por jo të ndalohen.

Cili është mendimi juaj për debatin për gjuhnë letrare dhe dialektet?

Është një fakt që gegërishtja ësstë dëmtuar. Për mua paskajorja duhet të futet në gjuhën standarte.

Domethënë unë tani jam duke ju intervistue ju?

Siç e thatë ju nuk shkon sepse kjo është një formë jo e përdorshme. Por paskajorja është pasuri e leksikut tonë të gjuhës shqipe dhe çdo gjuhë tjetër e ka. Ne e kishim dhe e hoqëm. Në gjuhën standarte shtohen disa bashtingëllore dhe krijohet një kakofoni: të të shkoj, të të e të të.

Kjo duket si pistoletë TT.

Po tamam e thatë, duket si psitoletë.

Letërsia jonë ka nxjerr një kolos si Ismail Kadare. Si ka mundësi që e sulmojnë dhe e shajnë?

Ata që sulmojnë Kadarenë janë ziliqarë. Janë merimanga me helm. Nuk ia vlen ti dëgjiosh. I jam mirënjohës Ismail Kadaresë sepse e kam marrë vesh shumë vonë dhe ai vetë nuk ma ka thënë që ka ardhur në Lezhë dhe ka takuar deri drejtuesit e kohës duke u thënë që të mos sulmonin mua sepse kishin filluar sulem për disa poezi. Por një gjë e tillë në atë kohë ishte e jashtëzakonshme. Nga kjo me mua nuk u morën më me mua.

13 komente në “Rudolf Marku: Kush është mëkati më i madh Berishës. Estetikisht çadra më bulevard më vret sytë”

  1. Drejtesia says:

    Bajge ke qene e bajge vazhdon te jeshe dhe Ti.

    1. Banda PD Hajdareve says:

      Ja nje plehere tjeter e demokracise qe vlereson figuren e Berishes. Nga Lezha a ky mo?

  2. xhulio says:

    Spiun i deklaruar.Nuk ia vlen te degjohet.

  3. Xen deledashi says:

    Mëkati më i madh i malokut sali është që lindi . Ky popull i lodhur tani vetëm shpreson e lutet që të ngordhi një sekondë e me parë!

    1. Spartaku says:

      Xen! Mire e ke .Vertete,shqiperia do shpetoi vetem kur te ngordhi Sali Berisha.

  4. liria says:

    Me dy gjëra s’jam dakort dhe s’ka se si të imponohem: e para që filmat duhet të jepen duke u spjeguar dikush! Po ai dikush kush mund të jetë? Po ai dikushi si do ti interpretojë? Po ai dikush do jete i sinqertë? Zgjidhja: filmat janë pjesë e asaj jete dhe si të tille janë histori që nuk mund ta korigjojë dikush se s’ka të drejtë. Pse nuk i leni njerëzit të gjykojnë vetë në të drejtën e tyre? Për çështje edukimi mos flisni më se jeni në konflikt interesi; njeriun e ri doni të na formoni sipas metodave të reja? Per gjuhën jam dakort plotësisht. Dhe e dyta: nuk më pëlqen shprehja që “Ata që shajnë Kadarenë janë ziliqarë . Janë merimanga me helm”. Katastrofe; shprehje e një intelektuali të panshëm politikisht apo e një njeriu që di të vërtetën absolute?! Dhe e di pse? Sepse unë kam lexuar shumë shqiptarë që dhe e kritikojnë edhe e shajnë, por më shumë kanë ndikur pikpamjet e tij në marrdhëniet shoqërore e publike se sa letërsia. Si duket, ata kështu mendojnë se janë dy Kadare; një si shkrimtar dhe tjetri si qytetar , por me diçka ndryshe nga njëri tjetri. Po ç’ti bejme edhe Rudolf Marku eshte i lire te shprehet duke kuptuar dhe boten e tij te brendeshme ne kete menyre.

  5. kryetari i lidhjes se Shurranjozeve says:

    KY ESHTE AI IDJOTI QE PARA CA VITESH KA THENE QE MIGJENI POEMEN E MJERIMIT E KA TRAJTUAR NGA PIKEPAMJA FETARE.Tani si i mbaruar na flet per ‘sistem komunist’!

  6. Ardiani says:

    Rudolf, poet i mire e njeri i mire. Bravo.

  7. nord.al says:

    Edhe i thua vehtes shkrimtar. Mekati nuk eshte njeri, o injorant qe thua ” kush eshte mekati”.

    1. joel shkodra says:

      Jam shume dakord me ty se peremri pyetes “Kush?” perdoret vetem per njerezit. Kete e kam shkruar shpesh, por gabimet jane te shumta si nga gazetaret, folesit e radios e te televizionit, pa folur per parlamentaret, etj. Vetem se ketu, ne titull, nuk e ka vene R. Marku, por gazetari i “Temes”. Merua duhet t’i dergoje gazetaret e tij ne ndonje kurs per gjuhen shqipe e ta mesojne siç mesojne gjuhet e huaja, me rregullat perkatese.

  8. Gezimi says:

    Mire ti qe e paske kuptuar,por nje populli te tere qe ju qi nena 25vjet nga idotesirat tuaja,cfare duhet te bej???
    Duhet tu fali populli apo t’ua shkerdhej fytyren?
    Po sikur te dilte Hitleri e te kerkonte “falje” per ato qe beri,ti vete si do silleshe?
    E kupton ti se cfare te keqe i kini bere ketij populli?!

    1. Vucigjoni says:

      Mekat s’ka bere Berisha o Rudolf. As ti. MEKAT KA BERE ENVER HOXHA qe njerin nga Vucidoki e tjetrin nga Bugjoni, i dergoj ne shkolle me leket e ketij populli, dhe kur mbaruan shklollen i emroi njerin mjek ne Tirane e tjetrin mesues ne shkollen e mesme Lezhe.
      Ne te tjeret merrnim emerime ne Bugjon e Vucidol.
      KETA TE PRIVILEGJUARIT QE MENDONIN SE ASFALTI HAHET, U CUAN TE NA FUSNIN NE EUROPE E I FUTEN KETIJ VENDI DERMEN
      KAQ E THJESHTE ESHTE,
      TI RODOLF MEQE KISHE GJAK MBRETEROR, SA TU DHA RASTI, I BERE SHURREN KETIJ VENDI DHE ME E BUKURA……….., VAZHDON TE JAPESH MEND SE SI GATUHET BAJGA E LOPES

  9. leshjani says:

    Ky eshte Ai tipi qe vajzat e Tiranes i binin ne qafe sepse nuk i mbyllej pasaporta nga hunda?Lere kur flet, flet si nga pylli ,tamam nje ari mali.Eshte nga Lesha si Lesi,Manjani,Zpogaj,Frangaj etj plehra qe s’kane as timon dhe as flamur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje