Shllaku në Zululand: Ne shqiptarët nuk jemi ende një komb; Shqipëria është vendi më i interesant për të jetuar

28 Mars 2017, 20:27Sociale TEMA

Në programin Zululand sot është folur për kombin, dhe i ftuari Primo Shllaku qysh në fillim shprehu mendimin e tij se shqiptarët mendojnë pak për kombin e tyre.

Biseda u zhvendos edhe në histori, dhe Shllaku mbrojti idenë se një moment i rëndësishëm në procesin e kombformimit tonë ka qenë Kuvendi i Lezhës. “Por nuk jemi ende komb”, saktësoi ai.

Më pas, i pyetur nga Nano, ai tha se fati i keq i shqiptarëve ka qenë uniciteti i tyre në Ballkan, pasi kombet apo kombësitë sllave, edhe pse kanë pasur herë pas here konflikte mes tyre, i janë ndodhur megjithatë pranë njëri-tjetrit.

Më tej, biseda mori nja natyrë politike, dhe Shllaku tha se fakti që të gjithë janë dakord me projektin e anëtarësimit në BE, të bën të jetosh me idenë se jemi në diktaturë.

Në fund, Shllaku the se Shqipëria, ndonëse ka probleme të mëdha, madje pikërisht ngaqë i ka këto probleme, mbetet vendi më i bukur për të jetuar.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

3 komente në “Shllaku në Zululand: Ne shqiptarët nuk jemi ende një komb; Shqipëria është vendi më i interesant për të jetuar”

  1. sassati says:

    Qe jane apo jo shqiptaret nje komb, kete nuk e vendosni ju, e kane vendosurt shqiptaret me zhvillimet e tyre historike.
    Qe t’i mohosh ato do te thote se nuk i njen keto zhvillime, ose nuk ke mundesi t’i vleresosh ato.Se paku kaq.

  2. Kellira says:

    Primo nuk jane te gjithe dakort per anetaresimin ne BE.
    PD me ne krye talebanin Berisha dhe ate qe ka nxjerre nga bytha me emrin Lyl Basha jane kunder, packa se bejne si me histeriket.
    Mos harro Konferencen Islamike!!! Ishte nje mbrapshti e Berishes pikerisht per te na penguar. Nuk lajthit kollaj ai!!!

  3. desanti says:

    shqiptart jan nje kope cakejsh me dhemb perjashta dhe jarg qe I varen buzve. si hijenat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje