Shuhen shpresat e opozitës dhe merr fund dilema nëse do hyjë në zgjedhje LSI apo jo, ja dokumenti për regjistrimin në KQZ

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Merr fund dilema. Lëvizja Socialiste për Integrim do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Prej ditës së djeshme është dorëzuar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesa për t’u regjistruar në garën elektorale.

Të njëjtat burime pohojnë se kërkesa e saj do të miratohet zyrtarisht nga KQZ-­ja në mbledhjen e ditës së nesërme. “BW” ka mundur të sigurojë edhe një kopje të projektvendimit që KQZ do të shtrojë për shqyrtim në mbledhje, ç’ka vërteton se tashmë regjistrimi i LSI­së në zgjedhjet e 18 qershorit është vetëm një çështje proceduriale.

Prej datës 18 shkurt, kur edhe nisi protesta e pandalshme e Partisë Demokratike me kërkesën për qeveri teknike si kusht për hyrjen në zgjedhje, hipoteza të ndryshme u ngritën në korridoret e politikës lidhur me qëndrimin që do të mbante LSI­-ja.

Replikat në distancë mes saj dhe Partisë Socialiste krijuan deri diku përshtypjen se Ilir Meta ishte në dilemë sa i përket faktit nëse do të hynte apo jo në zgjedhje pa Partinë Demokratike.

Madje po sot kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sfidoi hapur LSI-­në kur tha se me ose pa aleatin e saj, PS­-ja ishte e vendosur për të shkuar në garën elektorale.

Por tashmë me zyrtarizimin e kërkesën pranë KQZ­-së duket se brenda koalicionit qeverisës PS­-LSI nuk ka më dilema sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në datën e caktuar, 18 qershor 2017.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/rama-meta-me-gota-1-571x350-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/rama-meta-me-gota-1-571x350.jpg","attachment_id":"657330"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-e-lsi-216x280-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-e-lsi-216x280.jpg","attachment_id":"657334"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-lsi1-217x280-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-lsi1-217x280.jpg","attachment_id":"657335"}]

4 komente në “Shuhen shpresat e opozitës dhe merr fund dilema nëse do hyjë në zgjedhje LSI apo jo, ja dokumenti për regjistrimin në KQZ”

  1. Argita motra e Zenit te Saliut says:

    Luli, o Luli , Lulushi ?
    E ka pare kush lulushen time ?
    Eshte inatosur shume se me zuri duke ja bere nga mbrapa burit time Abit me Brunon e tij.
    Me vjen te plas nga inati.

  2. rumpallhana e ripjelljes says:

    Se kisha ca kohe qe sme zinte gjumi, se si do ti vente halli vendit po sikur mos te behej koalicioni, ca do te behej gjithe keto hapa vigane qe kishte bere ekonomia nje vend pa droge pa kriminalitet, pa korrupsion me shendetesi falas me punesime gjithandej, bujqesia me eksporte te papara te bimeve trefleteshe ne tregjet boterore, dhe pykepyetja e madhe ishte pse keta dy lidera te permasave boterore po mendoheshin per te thelluar akoma bashkepunimin per 4 vjet. Dilema u zgjidh dhe ky vend do te vazhdoje te jete lokomotiva e evropes. Lideri global e beri mrekulline dhe ky vend ska asnje dyshim qe do te behet per suksese ne jete. Bravo tema ky ishte lajmi i shekullit. Do fleme te qete tani qe lsi futet ne zgjedhje dhe po arriten marveshjen e shumepritur do jemi te qete.

    1. Grigor says:

      Pse merzitesh mo xhan? Ja, do vijne votimet, do fitoje Lulëzim Basha, do marre qeverisjen PD, ti do hysh në punë, do fillosh te marrësh ryshfete dhe do harrosh se çfare ke shkruar më sipër. Keshtu ndodh me të tërë. Sa gjejne një qoshe fitimprurëse, nuk ka më rëndësi se kush vjedhur. A vjedh unë? Po. Jemi ne rregull.
      Ky është morali i nje numuri te madh shqipetaresh te cilet mbajne me kembe parti te ndyra si LSI dhe PD.

  3. Devolliu says:

    LSI-ja, kjo bandë e hajdutëve të sheikut Like Floriri, është kanceri i politikës në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *