SONDAZHI/ Breitbart News, ndër mediat më pak të besueshme në Amerikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA e shndërruan besueshmërinë mediatike në një nga çështjet më të nxehta të momentit.

Anshmëria e dukshme disa mediave kryesore gjatë fushatës si dhe fabrikimi i lajmeve të rreme, të ashtuquajtura “fake-news” kanë cënuar rëndë integritetin mediatik dhe kanë detyruar ekspertët e ligjvënësit anembanë të mendojnë për mënyrat e identifikimit të vertetësisë së lajmit dhe ndalimin e shpërndarjes së tyre nëpërmjet mediumeve palë të treta si “Facebook”, “Twitter” etj.

Nisur nga ky fakt, qëndra kërkimore PEW, një ndër “thinktank-et” më të mëdhenj në SHBA, ka kryer një sondazh ku qytetarëve amerikanë iu është kërkuar të rendisin platformat mediatike sipas besueshmërisë që ato përçojnë.

Për ironi, mediat më të besuara nga qytetarët amerikanë janë ato britanike, të kryesuara nga “The Economist” dhe BBC. Sondazhi tregon që gjigandët mediatikë në SHBA nuk janë domosdoshmërisht të besueshëm nga qytetarë të spektreve të ndryshëm politikë, ku vlen për tu theksuar skepticizmi i thellë konservatorëve ndaj mediave kryesore.

Sic mund të vërehet, drejt fundit të listës (tabela 1 më poshtë), së bashku me portalet interaktive si Buzzfeed, qëndron edhe Breitbart News, si një ndër mediat më pak të besueshme nga Amerikanët. Ndërkohë, po sipas këtij studimi, 75% e të anketuarve nuk ishin në dijeni të ekzistencës së Breitbart News ndërsa vetëm 3% informohen rregullisht në këtë portal.

Breitbart News menaxhohej më parë nga Steve Bannon, një ndër njerëzit kryesorë të Donald Trump në Shtëpine e Bardhë. Së fundmi, nisur nga reagimi i ashpër i SHBA-ve kundrejt bojkotit parlamentar dhe në mënyrë për të shfaqur sadopak përkrahje nga diçka që lidhet me emrin e Donald Trump, në portal janë publikuar edhe lajme të sponsorizuara nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Pew Research Center

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Trusted-Media-Outlets-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Trusted-Media-Outlets.png","attachment_id":"657423"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/breitbart-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/breitbart-1.png","attachment_id":"657424"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/breitbart-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/breitbart-2.png","attachment_id":"657425"}]

3 komente në “SONDAZHI/ Breitbart News, ndër mediat më pak të besueshme në Amerikë”

  1. Shaba says:

    Sondazhet tuaja edhe Presidentin Trump e nxorren humbes, gje qe coi ne qorrollisjet dhe traplliqet e Rames.

  2. Shaba says:

    O Meroooooo, mos e genje Ramen me keto brockulla, por beni hall ku do te futeni nga Trump!

  3. adi says:

    Breitbart News eshte kaq e pabesushme ne amerike sa ishte media e vetme qe luftoi mbeshteti Trump per president. Pra per nga rezultati dhe besushemria i bie te jete media me è besuar dhe me serioze ne amerike.
    Breitbart News eshte gazeta e Steve Bannon
    Keshilltarit me te rendesishem te Donald Trump ose njeriut te 2 me te fuqishem sot ne bote.
    Eshte njelloj si top channel dhe tema te mara se bashku, bile me shume eshte njelloj sikur tema dhe top channel te kishin te njejtin pronar dhe ky pronar te punonte edhe si keshilltari kryesor i km.
    E imagjinoni sikur kandidati per kryeplak i nje fshati te humbur ne shqiperi te dilte ne faqen e pare te temes dhe te top channel njekohesisht???????
    Rilindja jo keq po shume shume keq punet. Duket sikur I erdhi shume shpejt rradha rilindjes per tu mare nga amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *