Akuza e “Usa Today”: Bizneset e Trump, lidhje me mafien ruse

Presidenti i SHBA-së Donald trump ka lidhje me mafian ruse.

Sipas të përditshmes amerikane, “Usa Today”, kreu i shtetit amerikan, kompania e tij dhe partnerët i janë drejtuar vazhdimisht pasanikëve dhe oligarkëve rusë për të zgjeruar aktivitetet e saj në tregun e pasurive të patundshme.

Gazeta i është referuar dokumenteve zyrtare qeveritare dhe një intervistë me një ish-prokuror federal.

Sipas së përditshmes amerikane, shumica e pasanikëve me të cilët ka bashkëpunuar grupi Trump janë të lidhur me krimin e organizuar rus.

“Kanë dalë në dritë lidhje me të paktën 10 biznesmenë nga vendet e ish-Bashkimit Sovietik, që dyshohen të jenë të lidhur me organizata kriminale, ose me botën e pastrimit të parave”, shkruan “USA Today”.

Ndërkohë, ndaj Trump dhe bashkëpunëtorët e tij vijojnë hetimet për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale, që e nxorrën atë fitues ndaj rivales Hillary Clinton.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *